Emigrantët, Salvini: Mbaruan kohët e bukura, tani do largoheni

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Emigrantët, Salvini: Mbaruan kohët e bukura, tani do largoheni

185127373-8bfb8b27-e59d-42fb-a3d2-ddfa315663fe.jpg

“Kohët e bukura për imigrantët e paligjshëm kanë përfunduar”! Kështu është shprehur lideri i Lega Nord, njëkohësisht ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini gjatë vizitës së tij në Vicenza, ku mbështeti kandidatin për kryetar bashkie Francesco Ruço

“Ata duhet të largohen, në heshtje, por duhet të shkojnë”, theksoi Salvini, duke rikthyer edhe njëherë ankthin tek rreth 700,000 emigrantë që kanë zbarkuar në Itali që nga viti 2013.

“Tani s’ka vend për të duartrokitur flamurin e Evropës. Këtë do ta bëj kur Italia të kthehet te roli i protagonistes. Tani unë duartrokas Alpinët, ushtarët tanë”, tha lideri populist, si për të treguar një sinjal force për ata që do të përpiqen të ndalojnë këtë qeveri politike që të zgjidh sipas mënyrës së saj krizën e emigrantëve.

“Ne po punojmë me OJQ-të dhe unë kam idetë e mia. Ajo që është e sigurt është se emigrantët duhet të kthehen në vendet e tyre dhe asnjë skafist nuk duhet t’i sjellë në portet italiane”.

Më vonë në Treviso ai shtoi: “Unë mendoj se sa e mirë do të ishte rikthimi i shërbimit ushtarak dhe shërbimit civil për të ri-mësuar bashkëjetesën civile”.

Por para se Salvini të shkonte në Siçili, mbrëmjen e djeshme më shumë se 150 emigrantë me një anije shpëtimi mbërritën aty. Zbarkimi ndodhi 14 orë para se kreu i “Lega Nord” të vizitojë ishullin, që është edhe porta kryesore nga ku hyjnë emigrantët nga vendet e Lindjes.

Salvini, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i përbashkët në qeverinë e koalicionit populist, u betua të premten se rreth 500 mijë emigrantë do të detyrohen të lënë Italinë në muajt në vijim, teksa qeveria populiste do të ndjekë politikën e saj anti-emigracion.

I pyetur për ardhjen e Salvinit, Marco Rotunno i UNHCR-së, agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, tha se ishte tepër herët për të komentuar, por shtoi se “ka shumë njerëz që ikin nga lufta dhe persekutimi që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”.

Salvini, i cili tha se do bënte një udhëtim në Sicili për të vlerësuar situatën, tashmë ka premtuar të shkurtojë fondet për qendrat e pritjes dhe do të financojë programet e riatdhesimit për ata që jetojnë në Itali në mënyrë të paligjshme.

(gazeta-Shqip.com)
 
Je qe je mblidhi te gjithe emigrantet italian qe i ke ngado ne bote e pastaj flasim .
Hajde merri edhe keta te Belgjikes se na lodhen me idet e tyre te çuditshme .
Keta me idet e tyre nacjonaliste e ksenofobe jan te padurushem .
 
Fajin e ka shteti i belgjikes

Nuk ka asgje te keqe te debosh njerez qe nuk i perkasin kombit tend
 
kjo qeveri eshte pak abstrakte por pikerisht nga ky fakt kam iden qe do qendrojn gjat pasi po deshtoj 5stelle do i ve gjith fajet lega e e kunderta keshtu qe ky hajduti qe i vodhi me mjeshteri kryesin themeluesit e nga ai qe do vinte kufirin ne veneto se te tjeret sishin itali por parazit te veriut u paraqit u shit per vota deri ne fushat me afrikan...
politike hesapi e keto kohe jan ujera te trazuara e keto qe e kryesojne kete shtet vetem turbullira po bejne..
 
Jam se mohoj,po ne kete rast jam realist.aq shume Afrikane. Ka atje sa nuk behet..e po nuk u moren masa ato dynden cdo dite e me shume.

mirmengjesi...
dmth kur vinim ne alb duhet te na dyndnin... apo te benin operacione fshesa si greqia....??
keto te huaj nese vin deri ketu duke udhetuar me dit te tera .. dit te tera ne pritje per te marre nje gomone e dit te tera neper det per te permiresuar jeten e kushedi me sa borxhe kan bere ate rrugetim e per c'hall kan marre detin ... do ishte cnjerzore sidomos ato qe vin mga vendet e luftes...
pervec faktit njerzor duhet ditur qe emigranti pothuajse gjithmone eshte rini, domethene krah pune.. dmth nje rizorse..
problem nuk eshte emigrimi por mafia qe eshte e shfrytezimi i tyre .. kjo po qe eshte problem!
 
Problemi thelbesor i emigrimit eshte qe per te dale ne pah, vrasin njeri tjetrin. Dhe tek e fundit edhe italianet lodhen nga kjo situate sepse eshte kosto e shtrenjte qe duhet te paguajne ata me tutje. Gjithesesi, vuajtjen e emigranteve nuk ja uroj askujt. Eshte vertete per te qare me oi ne disa raste. Shpresoj qe kjo qeveri ashtu sic eshte te gjeje nje zgjidhje me te balancuar si per emigrantet, si per ata qe jetojne ketu.
 
Ufaaa,sdi pse keto vitet e fundit kam filluar dhe une te behem pak rraciste.
Nuk kam gje kundra ti perzene e te na perzene. ahhahahaha
Po ik cdo lloj mushmolle vjen te shton shkallen e injornaces ,te padijes e te dikton e rregulloren ne shpit tende.
 
mirmengjesi...
dmth kur vinim ne alb duhet te na dyndnin... apo te benin operacione fshesa si greqia....??
keto te huaj nese vin deri ketu duke udhetuar me dit te tera .. dit te tera ne pritje per te marre nje gomone e dit te tera neper det per te permiresuar jeten e kushedi me sa borxhe kan bere ate rrugetim e per c'hall kan marre detin ... do ishte cnjerzore sidomos ato qe vin mga vendet e luftes...
pervec faktit njerzor duhet ditur qe emigranti pothuajse gjithmone eshte rini, domethene krah pune.. dmth nje rizorse..
problem nuk eshte emigrimi por mafia qe eshte e shfrytezimi i tyre .. kjo po qe eshte problem!

Eshte cnjerezore te ikesh nga vendi yt i rrenuar e te prishesh harmonine e vendit ku shkon

Vendasir Sjane te detyruar dhe nuk kane takat qe te merren me problemet e gjithe botes
 
Jam se mohoj,po ne kete rast jam realist.aq shume Afrikane. Ka atje sa nuk behet..e po nuk u moren masa ato dynden cdo dite e me shume.

I kena vellezer, vellezer imigrant :D

Eshte e drejta jone njerezore te shkojm te shtepia e tjetrit, si me ftese e pa ftese :D
 
Eshte cnjerezore te ikesh nga vendi yt i rrenuar e te prishesh harmonine e vendit ku shkon

Vendasir Sjane te detyruar dhe nuk kane takat qe te merren me problemet e gjithe botes

nje pyetje per ty zoteri..
nese kontributi qe ju jepet per te thjeshten te drejtat e njeriut ai 35 eu ne dite perse nuk ju jepet ne dore dhe te integrohen si cdo uman por ju jepet cooperativave te cilat bejn skllaveri te vertet e merkat njerzish??
pastaj nese sdo ishte asnje i huaj ne it por vetem it e di sa eshte mesatarja e moshes???
te na thone flm ate te bejne keto fashistet!! po ju japim rinine, energjine, idete, dhe vetveten per te bere ate qe ato kan nevoje... bote pa kufinj!!
 
Fatkeqesia e Italise eshte se nuk ka zhvillim dhe fajtoret sipas tyre jane emigrantet. Kjo injorance ekonomike nuk eshte e re ne boten moderne. Nuk i bie dot gomarit, prandaj i bie samarit.

Darius
 
nje pyetje per ty zoteri..
nese kontributi qe ju jepet per te thjeshten te drejtat e njeriut ai 35 eu ne dite perse nuk ju jepet ne dore dhe te integrohen si cdo uman por ju jepet cooperativave te cilat bejn skllaveri te vertet e merkat njerzish??
pastaj nese sdo ishte asnje i huaj ne it por vetem it e di sa eshte mesatarja e moshes???
te na thone flm ate te bejne keto fashistet!! po ju japim rinine, energjine, idete, dhe vetveten per te bere ate qe ato kan nevoje... bote pa kufinj!!

E drejta kerkohet te zoti, ose te shteti qe i perket jo te shteti ku shkon. Shteti eshte per shtetasit e vete e jo per cdo varfanjak te botes.

Dhe prape se prape vendi i fashisteve po ju mban me buke. Ata duhet te jene mirenjohes per ju qe shkoni atje dhe ju per ata mosmirenohes. :D
 
Kohet e bukura?! Loool

Kane gjetur nje metode te shpifur/neveritshme per te fituar zgjedhjet/votat dhe kopjojne njeri tjetrin . Ne nje ane gjoja e denojne me ligj rracizmin ,e ne anen tjeter e perdorin per publicitet dhe vota.

Injorance dhe kontradiktore.

Ps... Jam dakort me postimin e Darius .
 
Deri diku kane te drejte..se po i mbysin Afrikanet.

Nga e nxorre k’te ti? Nje zezak kam pare tere diten, dhe me ngjan e cuditshme qe nuk shikoj popull te perzier ne nje vend Si Italia. E nese ka, do te jete nje % shume e ulet... per arsye qe Italianet jane rraciste. ( njerez shume te poshter ne pergjithesi)
 
Nga e nxorra?!!! Po une kur isha atje,mu dukte vetja si ne Afrike!
 
Kur te shkoj prape,do te sjell foto,t'i shohesh me syte e ty :p

Vendin nuk e thuan dot ?

Pastaj edhe Afrikanet njerez jane, nuk mund te denohen e degradohen per k’te arsye. : S
 
Kohet e bukura?! Loool

Kane gjetur nje metode te shpifur/neveritshme per te fituar zgjedhjet/votat dhe kopjojne njeri tjetrin . Ne nje ane gjoja e denojne me ligj rracizmin ,e ne anen tjeter e perdorin per publicitet dhe vota.

Injorance dhe kontradiktore.

Ps... Jam dakort me postimin e Darius .

Racism eshte te detyrosh shtetatit e tu te jetojn me te huajt.
Racism nuk eshte te debosh te huajt.
 
E drejta kerkohet te zoti, ose te shteti qe i perket jo te shteti ku shkon. Shteti eshte per shtetasit e vete e jo per cdo varfanjak te botes.

Dhe prape se prape vendi i fashisteve po ju mban me buke. Ata duhet te jene mirenjohes per ju qe shkoni atje dhe ju per ata mosmirenohes. :D

me buk na mban puna ..djersa qe derdhim sjemi parazit zoteri!
ke te drejte per mirenjohjen nga ne... ama fakt eshte qe ato " zezake" deri ca kohe me pare ishin te skklaveruar e te rrjepur ne vendin e tyre nga kolinite it..franceve angleze.. etj..e pasi ju mor ckishin e u perdoren si deshen te bardhet ...
ju kan borxhe morale dhe ekonomike ca shtete shume te tjerave!!
 
Racism eshte te detyrosh shtetatit e tu te jetojn me te huajt.
Racism nuk eshte te debosh te huajt.

Kjo qe thuan ti vjen Si pasoje e injorances.... eshte e natyres dhe njerezore qe njerezit te jene ne gjendje dhe te afte, qe te jetojne ne paqe dhe harmoni me njeri tjetrin.
 
Afer Milanos!

Nuk te bezdisen fare Shqiptaret dhe Italianet, qe sillen ne pergjithesi si kafshe ... vetem prania e Afrikaneve?
 
me buk na mban puna ..djersa qe derdhim sjemi parazit zoteri!
ke te drejte per mirenjohjen nga ne... ama fakt eshte qe ato " zezake" deri ca kohe me pare ishin te skklaveruar e te rrjepur ne vendin e tyre nga kolinite it..franceve angleze.. etj..e pasi ju mor ckishin e u perdoren si deshen te bardhet ...
ju kan borxhe morale dhe ekonomike ca shtete shume te tjerave!!
Ti je Shqiptare apo jo? Ti si Shqiptare a te ka dhene Turiqa para per sundimin e Shqiperise? Po Italia te ka dhen borxhin? Po fuqite e tjera? Une si Shqiptar nuk kam mare gje, ti nese eke marre dhe je aq e Shqetesuar per borxhin e ketyre vendeve ndaj zezakeve atehere na thuaj edhe neve bashkombasve te tu. Te paguhemi edhe ne. Do te jap 25 perqind :p
 
Me besdisnin se rrinin si paraziter neper qendrat tregtare..ku e ku te merrnin ndonje euro.
Shqiptaret,si vura re te rrinin andej.

Informohu pak me shume ne lidhje me skenat mbrapa perdeve,qe te jesh ne dijeni... pastaj mbase edhe I kupton. Pikerisht vete shteti I detyron dhe degradon ne k’te gjendje qe thuan ti sepse nuk jua hap rruget.

Shqiptaret sic duket fale faktit qe jane te bardhe jane ngjitur nje shkalle me lart ne Italy se Afrikanet. lool
 
Shqipetaret kur jane ketu rrine kafeneve,ama jashte u pervishen punes,ndaj dhe jane nje shkalle me larte.

Nje shkalle me lart se ato qe pershkruan ti... duke derdhur 20vjet djerse balli.. e mos te te le te ngresh koken me lart mos te te lere qe te arrish ate qe meriton /don ,te duket normale dhe krenare , kshu ?!
 
Ti je Shqiptare apo jo? Ti si Shqiptare a te ka dhene Turiqa para per sundimin e Shqiperise? Po Italia te ka dhen borxhin? Po fuqite e tjera? Une si Shqiptar nuk kam mare gje, ti nese eke marre dhe je aq e Shqetesuar per borxhin e ketyre vendeve ndaj zezakeve atehere na thuaj edhe neve bashkombasve te tu. Te paguhemi edhe ne. Do te jap 25 perqind :p

ngaqe sna kan dhene po flas zoteri... ama edhe tani nuk po na falin gje shtetet ku jemi thjesht po perdorin ne per ate qe u nevoitet...
pikerisht nga ato periudha e per faj te shtypesve te huaj e atyre qe i deshen te keqen shqiperise e nga vete ne ( ne rastin konkret diktatira) kemi levizur neper bote duke mbetur ne nje far menyre pa identitet perkates persa i perket kombit.. jam dhe do mbetem shqiptare zoteri ama pas ca ditesh ne shqiperi me ngjan e huaj dhe sjam ne gjendje te ndihem autonome atje pra si perkas me .. po keshtu ndodh edhe ketu .. jam ok por zemra me rreh per shqiperin..
ja me thuaj ti cmund te jem une??
e si une jan te gjith ato qe kan levizur per nje jete me te mire.. per enderra te largeta apo nganjeher as enderra sjan se per disa emigrimi eshte mbijetes per ato e per familjen per te cilen kan pergjegjesi...
gjithesesi qe te qetesohesh asnjeri sdo largojne jo thjesht pak zhurme per tju ngrit rrahjet e zenres votiesve ;)
 
ahhahaha,Jana shiko dhe une mbeshtes disi idet e Zotrise.

Sic e thash ne nje koment me siper,ti perzene e te na perzene.
Nje qytetar i nje vendi te caktuar ,ska pse prishe sigurine apo qetesine e ti sociale qytetare te vendit ne te cilin ai jeton.
Ska pse suporton nje toleranc ku ajo situat nuk eshte krijuar per fajin e ti.
Mund te thuash ti ,ceshte kjo qe thua,s"eshte njerzore,ne jemi keshtu per faijn e stergjysherve te ketyre qytetarve.
Ai qytetari do te pergjigjet thjesht; Cme duhet mua ckane bere babagjysherit e mi.
E dyta ai vendose para pergjegjsise qeverin e ti,organet kopetente sociale te shtetit te ti te cilat voton dhe paguan taksa per ate sistem.
E treta luftrat neper shoqerite njerzore jane te ndertuara te tilla ku,peshku i madh han te voglin.
Njerzit duhet te kuptojne njehere e mire qe ska asnje ligje ne bote qe miratohet per drejesine njerzore,thjeshte miratohen si nje rregullator me i bute per shtypjen njerzore.
Pikerishte kete deshmojne,luftrat,padrejtesite dhe mos barazia njerzore neper kohera dhe shekuj.
PRa duhet te marri fund ideja qe te sakfirikoj i thjeshti per padrejtesine e te komplikuarit apo kupoles.
Dhe pikerishte kjo ndodh sot pastertisht neper cdo shoqeri njerzore.
Kur do zgjohet kjo e fundit?
Asnjehere,jane te koduar gjenitikisht te induktuar ne rregullin e nje mase kllonimi,pranimi dhe vazhdimsie te tille.
 
Fajin e ka shteti i belgjikes

Nuk ka asgje te keqe te debosh njerez qe nuk i perkasin kombit tend

Nuk eshte saktesisht keshtu. Lidhjet midis paleve jane the nderthurura dhe nuk mund te konsiderohen ndryshe. Ja i deboi, ku do shkojne edhe po u kthyen ne vendet e tyre? Njerezit qe largohen jane ata me perparimtaret edhe pse me te vuajturit nga ana psikologjike e shpirterore. :) Ceshtja e emigranteve nuk duhet pare vetem nga perspektiva e njeanshme "guri rende ne vend te vete", se pa paragjykuar mendimin mesiper, kam pare e degjuar lloj e soj moralistesh qe logjikonin keshtu dhe tani duan te bejne ligj jashte. E kjo eshte e papranueshme.
 
Back
Top