Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
timthumb.php

Autoritetet britanike të kufirit ndaluan tre emigrantë, ndërsa përpiqeshin të hynin ilegalisht të fshehur në një kamion të mbushur me arkivole.
Agjentët shpjegojnë se një qen i trajnuar ka identifikuar tre emigrantët nga dhjetëra e arkivole të destinuar për një dyqan në Londër.
Automjetet kishin filluar udhëtimin nga Bullgaria, por u ndal në portin Dunkerque në veri të Francës, ndërsa ai ishte në pritje të hipte në një traget për në Britaninë e Madhe.
Emigrantët u dorëzuan tek autoritetet franceze. Zbulimi është i pazakontë, por jo edhe aq i çuditshëm, shpjegojnë agjentët kufitare pasi në të kaluarën, emigrantë janë gjetur të fshehur në kamionë, ngarkesa e të cilëve ishin biskota për qen apo edhe me vaska./Shekulli Online/
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

nga nje enderr ne nje enderr tjeter rruga eshte me arkivol :PLOL pallavra aman tani do te dalin se jane shqiptare ti ulim edhe pak me kete stunt
 
Pe: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

Ehhh cte bejne ... :(
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

Kta po qe jane trima :p Vend i rehatshem komod :P
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

LOL LOL Kan dashur te benin ndonje shaka per Festen e Halloweenit.
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

E pra kriza ta sjell arkivolin pastaj edhe vdekjen nese nuk zbret ne destinacionin e duhur
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

Nga halli e kan pas te shkretet,s'esht nevoja te qeshim ne ktu ne forum.
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

Kan pas halle qe kan bo i gjest te tille..nuk besoj qe kan hy per qef aty.:(
 
Titulli: Emigrantët fshihen në arkivole për të kaluar kufirin

Te shkretet, te rrish per aq shume ore pa sh ajer, i ngrire ne ate pozicion.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top