Emigrantet dhe shkeputja e madhe

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
EMIGRANTثT DHE SHKثPUTJA E MADHE
SHINASI A. RAMA | 19/08/2009 Shekulli
Përreth një milionë e gjysmë shqiptarë janë detyruar që të lënë shtetin tyre gjatë 20 viteve të shkuara e të luftojnë për me ndërtue jetën e re në vende të huaja. Sakrificat, traumat e vuejtjet e tyne kanë qenë të papërshkrueshme. Por ato gjithnjë i kanë mbajtur sytë nga familja e nga vendi i tyre dhe prej familjes e vendit të vet kanë marrë jetë e fuqi me mbijetue. Por lidhja e tyre me vendin amë ka qenë jetike e përcaktuese për të dyja palët e jo vetëm për emigrantët. Pa ndihmën e emigrantëve, shteti shqiptar bie në gjunjë dhe asaj jete qejfi, për të cilën njihet paria atje, i del kallaji shpejt.


E megjithatë, sot ka shumë shenja se kjo lidhje është duke u dobësuar ndjeshëm dhe se traumat që po përjetohen në këtë proces janë tejet të dhimbshme. Problemi është se shteti shqiptar dhe emigrantët kanë ecur në rrugë të ndryshme e të papajtueshme. Shteti shqiptar është vend me probleme të jashtëzakonshme sociale e politike, të cilat paria e Tiranës mundohet t'i mbulojë me rrugë ku nuk kalon njeri, e me restorante luksoze e hotele ku nuk flen njeri dhe me ekskluzivitetin e plazheve të veta ku çka nuk ndodh.


Nga ana e tyre, emigrantët, ato që duan të jetojnë me nder, janë mësuar të jetojnë në sisteme ku mund të jesh i diskriminuar, por ku ka shtet dhe ku, në një mënyrë a në një tjetër, ke disa të drejta e mundësi që të lejojnë të jetosh pa u kriminalizuar. Shkurt, shumë nga emigrantët nuk i shohin me shpresë zhvillimet në shtetin shqiptar, nuk e gjejnë veten atje dhe i kanë drejtuar sytë, mendjen e kuletën tjerakah, duke u përqendruar në vendet ku jetojnë.


Nevoja e ndërtimit të jetës në një vend të huaj, humbja e të afërmve dhe e prindërve, shpenzimet e larta, ndryshimi i mendësisë së shoqërisë shqiptare, lidhja me fëmijët, integrimi i suksesshëm, por edhe stabiliteti për të ardhmen që u ofrohet nga sistemi i mbrojtjes shoqërore, kanë qenë disa nga shkaqet kryesore që kanë ndikuar natyrshëm në këtë ftohje. Por, pa mëdyshje, shkaku kryesor i ftohjes së tyre me vendin amë mbetet dështimi i parisë së Tiranës për të ndërtuar shtetin, shoqërinë e ekonominë e duhur, e cila do të kishte mundësi e burime me mbrojtë, me përparue e me garantue interesat ekonomike të popullit të vet, dhe në këtë kontekst, edhe të emigrantëve. Emigrantët kanë fillue mos me e gjetë veten në shtetin shqiptar. Ky është një fenomen i dhimbshëm dhe me pasoja shumë të rënda për të ardhmen.

Në një nivel shkëputja është njerëzore. Lidhjet familjare janë dobësuar, sherret e ngatërresat për pronat e për shkaqe të tjera janë acaruar, shoqëria shqiptare është kthyer në një shoqëri utilitare që gjithçka e ven 'në majë të lekut.' Si më tha një mik i vjetër dhe po e citoj pa emër: "emigrantët kthehen e harxhojnë pare për me gjetë dashni prej të afërmve. Të afërmit e atjeshëm na japin dashni në bazë të kontributit financiar. Ankesat, manipulimi i ndjenjave të emigrantit e pafytyrësia e lypjes së parave, ishin profesioni kombëtar.


Emigranti kthehet me gjetë nder e dinjitet, por sheh të afërmit që duan me ia numërue eurot në xhep. Nuk shkoj ma." Ky qëndrim do parë më në përgjithësi dhe si manifestim i fenomenit më të gjerë që, të ndrymë në peshën e halleve të veta, të afërmit dhe emigrantët janë dy grupe që nuk lidhen me aq mirë me njëri-tjetrin.

Në nivel të shtetit e të ekonomisë kombëtare, kontributi i emigrantëve në këtë tranzicion është i pamohueshëm. Paria e Tiranës i pret emigrantët si qyqja verën, i numëron si delet në Rinas, në Durrës e në Kapshticë, se e din se pa paret e emigrantëve nuk punon makina e shtetit. Paria e Tiranës gjithnjë është mburrur se nuk ka nevojë për fabrika atje, "se fabrikat i kemi në Perëndim" dhe se shteti shqiptar është 'vend qejfi e turizmi'. Pa asnjë diskutim, dështimi me ndërtue ekonominë e duhur është pëgjegjësi e parisë dhe shpërdorim i mundit e parave të emigrantëve; edhe kështu, kontributi i tyre ka qenë jetik për shoqërinë e për ekonominë shqiptare, e cila ka ardhur deri këtu, falë mundit e interesimit të tyre.


Shteti shqiptar mbahet me të ardhurat e emigracionit dhe familjet shqiptare mbahen gjallë nga të ardhurat e emigrantëve. Dhe shumë nga emigrantët shqiptarë janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht; ato kanë derdhur shumë para në shtetin shqiptar. Me mijëra shqiptarë kanë bizneset e tyre në çdo vend dhe, si askund tjetër, në SHBA. Mjafton të thuhet se vetëm në Itali llogaritet që ka rreth 22 mijë biznese të vogla e të mesme që janë pronë e shqiptarëve. E njëjta gjendje është edhe në Greqi, në Gjermani e tjerakah, ku shqiptarët kanë treguar se janë të zotët t'ia dalin mbanë.

Kështu, në lidhje me kontributin e përgjithshëm financiar të emigrantëve, mjafton të thuhet se, me pare të pastra (të fituara me mund e me punë) e të papastra (drogë, prostitucion, trafiqe, kriminalitet, kontrabandë), gjatë këtyre 20 viteve, emigrantët kanë sjellë në shtetin shqiptar një kontribut marramendës, që llogaritet dikund rrotull 120 miliardë dollarëve. Nëse kjo shumë duket shumë e madhe, vlen të kujtoj se vetëm vitin e kaluar shtetasit shqiptarë kanë harxhuar mbi 1 miliard dollarë, rreth 12% të buxhetit aktual të shtetit shqiptar, për bileta avioni. Po ashtu, të dhënat e ndryshme vlerësojnë se të paktën 68% e familjeve shqiptare mbijetojnë e jetojnë me ndihmat që u vijnë nga emigracioni. Shenja më e qartë e varësisë së ekonomisë së shtetit shqiptar nga emigracioni shihet tek natyra ciklike e ekonomisë në atë shtet, e cila gjallërohet nga maji deri në tetor dhe mandej bie në gjunjë në periudhën shkurt-prill.


Dy degët më kryesore të ekonomisë së atjeshme, ndërtimi dhe shërbimet, janë mbajtur gjallë kryesisht në sajë të emigrantëve dhe do të shemben kur emigrantët të heqin dorë nga investimi atje.
Paradoksi është se emigrantët kanë dhënë gjithçka kanë pasur për atë vend dhe paria e Tiranës, nga ana e saj, i ka shpërdoruar ndihmat e tyre në mënyrë të përbindshme, duke pasuruar veten e vetëm veten. Shumë prej emigrantëve nuk kanë ditur rrugë tjetër, sepse kanë bërë punë të rëndomta dhe i kanë fituar paratë me gjak e me njëmijë sakrifica, por pa njohur si duhet mekanizmat financiare të shoqërive ku jetojnë. Pra, edhe pse të edukuar e me aftësi, vendi që kanë pasur në shoqërinë ku kanë jetuar nuk i ka lejuar që të konsiderojnë edhe zgjedhje e mënyra të tjera investimesh. Nga një anë tjetër, emigrantët, brezi i parë i të cilëve kurrë nuk mund të integrohet plotësisht në një vend e në një kulturë të huaj, i ka mbajtur sytë e shpresën tek vendi amë.


Të gjithë i kanë marrë rrugët me shpresë se do të kthehen një ditë në vendin e tyre. Dhe po me këtë shpresë i kanë bërë edhe investimet e tyre ne shtetin shqiptar. Kanë blerë shtëpi, apartamente, toka e kanë synuar të kthehen e të përdorojnë zanatet e dijen që kanë fituar në vendin amë, gjithnjë me shpresë se shteti shqiptar do të bëhet një shtet me ekonomi modern dhe me një sistem ku do të mund të jetohet normalisht, por duke u zhgënjyer gjithnjë e më shumë. E vetmja mënyrë për të siguruar jetën e 'pleqërinë' tyre ka qenë që me i hedhë paratë e kursimet ne shtetin shqiptar. Banka e emigrantit shqiptar, siguria e pensionit dhe e pleqërisë së tij janë dy-tre apartamente në Durrës e në Tiranë.


Prandaj shteti shqiptar është i vetmi vend në botë ku toka e bukës, edhe në majë të malit, shitet më shtrenjtë se parcela urbane në një vend tjetër, edhe se në SHBA. Vilat boshe të emigrantëve shqiptarë, që në vendet ku jetojnë i kanë shtëpitë në bodrume e në biruca, janë të denja për milionerët e fuqishëm të botës. Edhe ato emigrantë që janë integruar shkëlqyeshëm në shoqëritë ku jetojnë, i kanë kontribuar këtij spekulimi të frikshëm të mbajtur gjallë nga nevoja e emigrantëve për të gjetur veten e të ardhmen në vendin e tyre.

Me ngadalë, por pashmangshmërisht, shumë prej tyre kanë filluar të arrijnë në përfundimin se shteti shqiptar nuk u ofron asgjë dhe përshtypja e zhgënjimi që ato kanë për vendin e tyre është i frikshëm. Shteti është i korruptuar fund e krye. Sistemi mjekësor është tejet i korruptuar me mjekë e infermiere, pastrues e roje dere, që e shtrijnë dorën pa pikë turpi për një bakshish dhe ndryshe të lënë të ngordhësh si qen. Paria e Tiranës nuk ka kurrgjë për me tregue për ato para që kanë hyrë atje. Shtete të tjera kanë ba mrekulli e kanë ndërtue ekonomi të fuqishme edhe me shumë më pak para. Në Shqipëri nuk ka as fabrika, as uzina, as vende pune me i integrue e me i shperblye emigrantët si duhet. Nëse dikujt i merret mendja dhe kuturis të krahasojë Durrësin me Riminin, ma mirë të kujtohet për gjirizet e ujërat e zeza që përzihen me ujërat e pijshme dhe për llumin që lundron mbi ujërat e Adriatikut. Megjithatë, ndryshimi më i madh po vihet re në marrëdhënien midis pjesëtarëve të familjeve. Shumë nga emigrantët janë tejet të fyer nga sjellja e pafytyrë e shoqërisë së atjeshme që i sheh thjesht si njerëz që 'paguajnë' e të përkohshëm edhe në vendin e tyre.


Në mbyllje e shkurtimisht, pa i qëmtuar si duhet e deri në fund pasojat e rënda, duhet thënë se pasojat e shkëputjes së emigrantëve nga vendi i tyre po ndjehen përditë e më tepër, edhe këtë verë, dhe do të ndjehen edhe më shumë në të ardhmen. Ato që duhej të ishin ura lidhëse me bashkëkohoren e modernen janë duke u larguar nga vendi amë. Ato do të vazhdojnë të jenë shqiptarë, se për një brez e dy nuk mund të bahesh diçka tjetër, sidomos në tokë të huaj, ku mbetesh i huaj gjithsesi, por humbja e tyre nuk ka me kenë më shumë se humbja e dy brezave, por humbja e një shansi historik një ndër shumë të tjerë që do t'i faturohet parisë së Tiranës.
 
shume artikull i goditure

vetem per dicka desha te thosha pasi ne emigrim me te perbuzure jemi nga ambasadat tona apo konsullatat se sa nga institucionet vendase
 
Pe: Emigrantet dhe shkeputja e madhe

shume artikull i goditure

vetem per dicka desha te thosha pasi ne emigrim me te perbuzure jemi nga ambasadat tona apo konsullatat se sa nga institucionet vendase

Shume e vertete kjo Vitk.
Te marten isha e ftuar ne ambasadone tone ketu, por c'te te them!! Eshte per te te ardhur gjynah dhe kur e konceptoj qe ne vende si Italia dhe Greqia emigrantet shqiptare nuk kane as ndihme nga shteti e as mbeshtetje nga vendi i tyre...eshte per te ardhur gjynah. :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top