Eliminohet Liverpooli

xhebrail1

INTERIST
Manchester Unitedi e ka eliminuar Liverpoolin nga Kupa e Ligës, e njohur si Capital One Cup, pas fitores prej 1-0 në Old Trafford.

Pas një gjysme të parë konkurruese nga të dyja palët rrjetat heshtën. Shinji Kagawa e Luis Suarez patën rastet për ekipet e tyre, po ashtu edhe Daniel Sturridge ishte në mundësi për ekipin mysafir.

Mirëpo, porsa gjyqtari dha shenjë për të filluar pjesa e dytë (46’), Javier 'Chicharito' Hernandez e dërgoi topin në rrjet për ta ndezur atmosferën në stadium.
Në vazhdim pati një moment të dyshimtë penaltie për Redsat, pasi Kagawa e preku topin me dorë në zonë, por gjyqtari e vazhdoi lojën.

Pas dy rasteve të njëpasnjëshme të humbura nga Nani, Kagawa e goditi shtyllën. Të njëjtën gjë e bëri edhe Henderson nga ana tjetër.

Sido që të jetë, ishte goli i Chicharitos që vendosi gjithçka në këtë sfidë. Manchester Unitedi vazhdon garën, Liverpooli eliminohet. /Telegrafi/

livman.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top