Eliminatoret 2010:Shqiperi-Suedi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Botërori 2010: Kalendari i Grupit 1

06.09.2008: Shqipëri–Suedi

10.09.2008: Shqipëri-Maltë

11.10.2008: Hungari-Shqipëri

15.10.2008: Portugali-Shqipëri

11.02.2009: Maltë-Shqipëri

28.03.2009: Shqipëri- Hungari

01.04.2009: Danimarkë-Shqipëri

06.06.2009: Shqipëri-Portugali

09.09.2008: Shqipëri-Danimarkë

14.10.2009: Suedi–Shqipëri

__________________________

Nervozizmi i shfaqur nga trajneri Han, sidomos gjatë pjesës së dytë në ndeshjes miqësore në fitoren 2-0 kundër Lihteshtejnit (gola të Hykës e Kapllanit), sidomos për atë “sorollatje” në ndërtimin e lojës, por dhe me mungesës së efikasitetit, padyshim që do të sillte “përmendjen” e “tulipanit holandez”, se eksperimenti i mosthirrjes së Erjon Bogdanit rezultoi një dështim i plotë.
Njëzet e katër orë pas kolegut të tij suedez, Lars Lagerbak, edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Ari Han, shpalli listën prej 21 lojtarësh, të cilët janë grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2010: kundër Suedisë (6 shtator) dhe Maltës (10 shtator), dy takime që do të luhen në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Fitorja 2-1 në miqësoren kundër Suedisë katër vjet më parë (18 shkurt 2004) konsiderohet si një nga të çmuarat e futbollit shqiptar, por ballafaqimi i tretë zyrtar kundër nordikëve, ai i 6 shtatorit ka tjetër shkallë vështirësie.
Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit është kundërshtari i parë dhe i fundit i Shqipërisë (14 tetor 2009) në ndeshjet eliminatore të Grupit 1, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Hungaria e Malta.
Të gjithë e konsiderojnë grupin tonë si “grupin e hekurt” midis nëntë grupeve të zonës europiane për eliminatoret e Kampionatit Botëror, pasi në Grupin 1 takohen tre gjigantë: Portugalia, Suedia, Danimarka, që do të luftojnë midis tyre për dy vendet e para. Hungaria, Shqipëria e Malta, që do të synojnë nga ana e tyre për një performancë sa më të mirë.

Në ndryshim nga lista e 18 lojtarëve të thirrur për ndeshjen miqësore kundër Lihteshtejnit, ajo që spikat në listën e “madhe” prej 21 lojtarësh kundër Suedisë së fortë e Maltës modeste, është prania emrave të Erion Bogdanit (krijoi shumë polemika mungesa e tij në miqësoren me Lihteshtejnin), rikthimi pas një viti mungesë i Besart Berishës (për shkak të dëmtimit në miqësoren me Maltën, gusht 2007) dhe rithirrja e Ilion Likës (i thirrur për herë të fundit nga Oto Bariç për ndeshjet me Bjellorusinë e Rumaninë në eliminatoret e Euro 2008).
Vetëm katër lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar bëjnë pjesë në listën e 21 lojtarëve të thirrur: Ansi Agolli e Andi Lila (të dy nga Tirana), Elis Bakaj (Partizani) e Endri Vrapi (Elbasani).
Gjeografikisht është Gjermania që sundon te 17 legjionarët e thirrur: Lala (Hanover 96), Skela (Energi Kotbus), Kapllani (Karlsruhe), Hyka (Mainc 05). Gjithsesi, harta e vendndodhjeve të legjionarëve kuqezi na çon në Itali (Bogdani), më pas në Francë (Cana), në Norvegji (Berisha), Austri (Salihi), për të kaluar e gjitha më pas në Lindje: Dallku, Curri, Bulku (të tre në Ukrainë), Lika në اeçeni, Beqaj, Hidi, Duro (të tre në Qipro), Vangjeli në Greqi e Teli në Turqi.
Po të shohim lojtarët e thirrur nga holandezi Ari Han për eliminatoret dy ndeshjet e parë të Botërorit 2010 nuk mund të mos vësh re se mungojnë golashënuesi më i mirë historik i Shqipërisë Alban Bushi (14 gola), Altin Haxhi (luan ende në nivel të pëlqyeshëm në Qipro) e Nevil Dede (i transferuar në Kinë). Mesa duket Kombëtarja për këta është një kapitull i mbyllur.

LISTA

Lojtari Ndeshje Gola Klubi

Portierë

Arjan Beqaj - Anorthosis (Qipro)

Isli Hidi - Alki Larnaka (Qipro)

Ilion Lika - Terek Grozny (Rusi)

Mbrojtës

Armend Dallku - Vorskla Poltava (Ukrainë)

Kristi Vangjeli - Aris Selanik (Greqi)

Debatik Curri - Vorskla Poltava (Ukrainë)

Endri Vrapi - Elbasani (Shqipëri)

Andi Lila - Tirana (Shqipëri)

Mesfushorë

Lorik Cana - Olimpik Marsejë (Francë)

Altin Lala - Hanover 96 (Gjermani)

Klodian Duro Omonia Nik. (Qipro)

Ervin Skela - Energi Kotbus (Gjermani)

Admir Teli - Hacettepe (Turqi)

Ansi Agolli - Tirana (Shqipëri)

Elis Bakaj - Partizani (Shqipëri)

Jahmir Hyka- Mainc 05 (Gjermani)

Ervin Bulku - Krivbas Krivi (Ukrainë)

Sulmues

Edmond Kapllani - Karlsruhe (Gjermani)

Hamdi Salihi - Ried (Austri)

Besart Berisha - Rozenborg (Norvegji)

Erjon Bogdani - Kievo (Itali)


___________________________________
Suedia

Portierë: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Wiland (Elfsborg)

Mbrojtës: Andreas Granqvist (FC Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Wendt (FC Copenhagen)

Mesfushorë: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian ثilhelmsson (Al-Hilal)

Sulmues: Marcus Berg (FC Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Werder Bremen)


A.S
 
Redaktimi i fundit:
forca shqiperia!! por se kuptoj pse se ka grumulluar xhevahir sukaj, nje lojtar i vllaznise. eshte shume i mire the i ri!!
 
forca shqiperia!! por se kuptoj pse se ka grumulluar xhevahir sukaj, nje lojtar i vllaznise. eshte shume i mire the i ri!!

Do te ta jap mendimin tim personal (se ate te Arie Hann nuk di :p),konsideroj se Sukaj eshte me i vlefshem per U21,sepse ekipit U21 i jane marre Hyka,,Lila dmth shtyllat...dhe konsideroj se kombetarja A me problem e ka mbrojtjen sesa sulmin(anipse sjemi edhe aq efikas).
 
Hann rikthen Beqirin ne mbrojtje

Tekniku holandez, i shqetësuar për mbrojtjen. Lind ideja “Vangjeli” për të acaruar Ibrën

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han,ka vendosur të marrë në Kombëtare mbrojtësin Elvin Beqiri, i cili nuk ishte pjesë e listës së publikuar pak ditë më parë nga tekniku holandez. Han ka njoftuar dje zyrtarët e FSHF-së që të shtojnë në listë edhe emrin e mbrojtësit shkodran, i cili luan te skuadra e Vllaznisë. Një nga repartet ku kuqezinjtë kanë më tepër probleme është pikërisht mbrojtja, ndaj kreu i pankinës ka vendosur që për dy ndeshjet e radhës, kundër Suedisë (6 shtator)dhe Maltës (10 shtator), të marrë edhe Beqirin. 28- vjeçari, i cili në të kaluarënka qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses, nuk grumbullohet me të që nga 28 marsi i vitit të kaluar, pas
ndeshjes me Bullgarinë. Në fillim të muajit prill ai pësoi një dëmtim të rëndë, kur ishte pjesë e skuadrës Metalurg Donjeckut, ku theu këmbën dhe u detyrua të qëndronte për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Trajneri e ka vëzhguar qendërmbrojtësin në ndeshjen ndaj Napolit dhe në takimin e djeshëm kundër Partizanit, dhe ka vendosur që ta marrë atë në Kombëtare.

Bakaj

Në ndeshjen e djeshme Partizani-Vllaznia, 1-2, u dëmtua mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Elis Bakaj, i cili është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Suedinë, apo jo. Megjithatë, lojtari i të kuqve do të paraqitet në grumbullim dhe pasi të vizitohet nga mjekët e ekipit përfaqësues,
do të vendoset nëse ai do të jetë në dispozicion të trajnerit.Dëmtimi i Bakajt nuk ka ndikuar në vendimin e Ari Hanit për të thirrur Elvin Beqirin.Burime pranë holandezit bënë të ditur se ai e kishte hedhur si hipotezë grumbullimin e Beqirit që dje paradite dhe më pas, kur e ka parë në ndeshjen kundër Partizanit është bindur plotësisht.

Dilema

Ibrahimoviç është padyshim lojtari më i rrezikshëm i Suedisë dhe do të jetë një problem konstant për mbrojtjen shqiptare. Burime pranë trajnerit Ari Han thanë se ky i fundit ende nuk ka vendosur se kush do të jetë partneri i Debatik Currit në qendër të mbrojtjes, i cili të mund të japë garanci. Tekniku i Shqipërisë po mendon t’i lërë nga pas Ibrahimoviçit një mbrojtës të aftë, dhe një nga hipotezat e mundshme është Vangjeli. Ky i fundit më tepër se sa për
teknikën apo fizikun, mund të përdoret për ta acaruar suedezin. Në këtë aspekt, Vangjeli është mjeshtër dhe këtë e tregoi edhe në duelin me Van Persin. Mësohet se Han nuk ka dëshiron të privohet nga Cana në mesfushë, kështu që nuk ka ndërmend ta vendosë atë në qendër të mbrojtjes. Kandidatët për një vend titullari në krah të Currit janë Beqiri, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të spostohet Dallku në qendër dhe Vangjeli të luajë në krah të djathtë.


PanoramaSport​

albswecopyjz8.jpg
 

Attachments

  • albswecopyjz8.jpg
    albswecopyjz8.jpg
    16.3 KB · Shikime: 0
Ishalla me i fitore leqe po ika un ne stadium normale qe do fitojn cunat :D
 
Ishalla me i fitore leqe po ika un ne stadium normale qe do fitojn cunat :D



ti do vish ne stadium edhe do fitojme neve se sben po nuk erdhe do te marr me shkelma edhe do te sjell me dhune ne stadium hahhahahahahha
 
ahahahahhah do vij sesban do marr ne i shok nga swedeni :D e ti shajn suedisht masanej :p te shajm zllatanin :D se e kam marr inat qe kur e trradhetoi Juventusin plera :(
 
Zhoze Murinjo: Ndaj Shqipërisë kursejeni Ibrën


Për Zhoze Murinjon, Zllatan Ibrahimoviçi duhet të kursehet sa më shumë që të jetë e mundur në ndeshjet eliminatore të Suedisë. Në kohën kur nordikët pritet të “kryqëzojnë shpatat” me Shqipërinë dhe Hungarinë, përkatësisht më 6 dhe 10 shtator, trajneri i tyre Lars Lagerbek duhet edhe të përballojë polemikën me portugezin. Pavarësisht nga fjalët e Zhozesë për “respekt reciprok ndaj Lagerbekut”, sërish ai nuk mund të rrijë pa dhënë sugjerime.

“Nëse Suedia do të jetë në epërsi 2-0 deri në minutën e 70-të, - është shprehur ai, cituar nga gazeta suedeze “Afronbladet”, - atëherë, sipas mendimit tim, Ibrahimoviçi duhet të ulet në stol”. Gazeta në fjalë hapi menjëherë debat, për këtë temë tepër të lexuar në shtetin skandinav, duke pyetur disa nga specialistët më të mirë të medias sportive për sugjerimin e Murinjos.


A.S.
 
Zhoze Murinjo: Ndaj Shqipërisë kursejeni Ibrën


Për Zhoze Murinjon, Zllatan Ibrahimoviçi duhet të kursehet sa më shumë që të jetë e mundur në ndeshjet eliminatore të Suedisë. Në kohën kur nordikët pritet të “kryqëzojnë shpatat” me Shqipërinë dhe Hungarinë, përkatësisht më 6 dhe 10 shtator, trajneri i tyre Lars Lagerbek duhet edhe të përballojë polemikën me portugezin. Pavarësisht nga fjalët e Zhozesë për “respekt reciprok ndaj Lagerbekut”, sërish ai nuk mund të rrijë pa dhënë sugjerime.

“Nëse Suedia do të jetë në epërsi 2-0 deri në minutën e 70-të, - është shprehur ai, cituar nga gazeta suedeze “Afronbladet”, - atëherë, sipas mendimit tim, Ibrahimoviçi duhet të ulet në stol”. Gazeta në fjalë hapi menjëherë debat, për këtë temë tepër të lexuar në shtetin skandinav, duke pyetur disa nga specialistët më të mirë të medias sportive për sugjerimin e Murinjos.


A.S.


hahahha ai Murinjo ta harroj qe do jet naiher ndeshja 2-0 per suedine...ndoshta per ne po ;)

Shqiperiaaaa do fitojeeeeeeeeeeeeeeee :dong::dong::dong:


O sa mire me qene Shqiptar!
 
Foto nga dita e dyte e grumbullimit te kombetares dje me 1 shtator 2008...

st5.jpg

st4.jpg

st8.jpg

st6.jpg

st3.jpg

st1.jpg

st7.jpg


A.S.
 
Ibrahimoviç: Shqipëria, shumë e fortë në shtëpi

“Ylli” i Suedisë analizon skemat e lojës, me të cilat mund të mundet kuqezinjtë

Dëmtimi në gju e ka “dënuar” Zlatan Ibrahimoviçin gjatë “Euro 2008″-ës, duke e detyruar të aktivizohej me një minutazh të reduktuar. Megjithëse është shumë më mirë, nuk mund të thuhet se është shëruar plotësisht. “Jam mësuar të jetoj me dhimbje”, është shprehur dje Ibra, para ndeshjes me Shqipërinë, në shtypin suedez.
Pritet që trajneri Lagerbak të zbatojë të njëjtën skemë si me Francën. Po a është dakort Ibrahimoviçi, me 3 5 2? “Për aq kohë sa skema ka rezultat, pra, nëse ne fitojmë, është skema e duhur. Nga njëra anë duket sikur është skemë shumë sulmuese, por mund të përdoret edhe për t’u mbrojtur sa më mirë. Për ne është shumë e rëndësishme të luajmë me skemën e re. Nëse nuk do të funksionojë, do t’i rikthehemi të vjetrës. Në të kaluarën nuk kam luajtur me 3 5 2, por është e përafërt me 4 3 3″, është shprehur Ibrahimoviç.
Në kampin suedez, një çështje për t’u diskutuar, është ajo e kapitenit, kur dihet që trajneri ka vendosur t’ia japë shiritin Henrik Larsonit. “Nëse duhet gjetur njeriu i përshtatshëm për shiritin e kapitenit, ky është pikërisht Larsoni. Ai i ka të gjitha cilësitë: moshën, eksperiencën dhe të gjithë kanë respekt për të,” - saktëson Ibra.
Shqipëria është testi i parë për Ibrahimoviçin, skuadra e të cilit është një nga favoritet kryesore për të prerë një biletë për në Afrikë. “Do ta kemi të vështirë, sepse Shqipëria ka arritur rezultate të mira, sidomos në shtëpinë e saj. Nëse luajmë me skemën 3 5 2, dhe këtë e bëjmë ashtu si duhet, sigurisht që do ta fitojmë ndeshjen”, - ka përfunduar “ylli” suedez.


Sportishqiptar
 
F I T O R E :dong:
SH Q I P E R I A :dong:
 
Suedezë mbërrijnë në Tiranë

Kombëtarja suedeze ka mbërritur në Tiranë në kuadër të takimit ndaj Shqipërisë. Përfaqesuesja nordike vjen në kryeqytetin shqiptarë me statusin e favorites për ta fituar ndeshjen dhe me shumë yje në përbërjen e saj. Ibrahimoviç, Larson, Mellberg apo Nilsen, janë disa nga lojtarët e kësaj skuadre, që është pjesëmarrëse e rregullt në kampionatet botërore apo europiane. Lojtarët nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment për mediat shqiptare, duke pritur vetëm ndeshjen të shtunën në orën 18.45. Suedia nuk do të ketë për këtë sfidë dy mesfushorët Svenson e Vilhelmson, të cilët janë të dëmtuar, ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit është në kondicion të plotë. Pas Shqipërisë, suedezët do të ndeshen me 10 shtator ndaj Hungarisë në fushën e tyre.

Balkanweb
 

Debatik Curri: Do përpiqem t’ia “nxij jetën” Ibrës

Trajneri nuk ia ka bërë të ditur, por nisur nga pozicioni në fushë, ai është i ndërgjegjshëm që mbrëmjen e së shtunës do t’i duhet të përballet me një nga sulmuesit më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimoviç. Për Debatik Currin nuk është hera e parë, sepse ka provuar të ketë si kundërshtar Rud Van Nistelroin, por nuk ia ka dalë mbanë, sepse holandezi shënoi në kohën shtesë. Dje, pak minuta para se të drekonte, 24-vjeçari tregoi posaçërisht për “Sportin shqiptar” mënyrën se si mund ta neutralizojë “yllin” e Interit dhe Suedisë. Në lidhje më këtë, të ardhmen e tij dhe diçka për karrierën e suksesshme në Ukrainë, ja si u shpreh kosovari i kuqezinjve:

- Debatik, ju ka orientuar trajneri Ari Han në lidhje me mbulimin që mund t’i bëni Ibrahimoviçit?
- Të them të drejtën, me trajnerin ende nuk kam folur, pasi po provojmë pozicionet ku do të luajmë, por normalisht prapa Ibrahimoviçit do të jem, pasi roli im me Suedinë do të jetë ai i qendërmbrojtësit.

- Sa e njihni lojën e këtij sulmuesi?- Lojën e tij e njoh vetëm nëpërmjet asaj çfarë kam parë në televizor. E kam ndjekur në ndeshjet me Interin dhe së fundi në “Euro 2008″ me Suedinë. Natyrisht, ai është një nga sulmuesit më të mirët në botë për momentin.

- Keni menduar se si mund ta neutralizoni “Ibrën”?
- Mendoj që duhet ta mbaj sa më larg portës. Do të përpiqem që çdo kontakt të tij me topin t’ia bëjë të vështirë, për të mos e kthyer shpinën nga porta. Të tillë lojtarë nuk duhet t’i lësh të luajnë topin, sepse është në gjendje të bëj gjithçka. Edhe pasimet e tij janë të frikshme, pasi Suedia ka lojtarë si Larson, i cili mund të rrezikojë në çdo moment. Sa më larg zonës sonë, aq më mirë, sepse janë dy lojtarë që mund të mos lëvizin shumë, por nëse janë afër portës, të ndëshkojnë.

- E dini që është më i gjatë se ju?
- Normale që është më i gjatë se mua, por edhe më i mbushur, prandaj më duhet të jap më shumë se 100% për ta neutralizuar. Mendoj se unë bashkë me shokët duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm për 90 minuta, sepse mund ta pësojmë në fund dhe pastaj gjithçka zhvlerësohet. Nuk duhet të harrojmë që në fushë s’është vetëm Ibrahimoviçi. Suedia ka edhe lojtarë të tjerë cilësor.
- Specialistët thonë se, nëse mbrojtësit fitojnë dy-tri dyluftimet e para me Ibrahimoviçin, loja e tij zbehet.

ا’mund të na thoni?
- Eshtë e vërtetë që Ibrahimoviçi bëhet shumë shpejt nervoz, pasi duke qenë një nga sulmuesit më të mirë, të humbësh dy-tre duelet e para me mbrojtësit, normal që do të thotë shumë. Unë do të mundohem ta nervozoj sa më tepër, sepse duke e bërë këtë, ai nuk besoj se do të ketë përqendrim të madh në lojë. Dua të theksoj se në dyluftimet me mbrojtësit ai shpesh është ndëshkuar edhe me kartonë të kuq, për shkak të karakterit të tij.


Sportishqiptar


Foto:Stadiumi kombetar "Qemal Stafa" nga larte


picture.php
 
Redaktimi i fundit:
ky po ky do ta mbuloje hahahahhahahha
 
mua nuk me duket ndonje sulmuse kaqe i madh sa e bejne kete ibrahimovic eshte i mire por jo yll\
kemi shance per ndonje barazim por fitorja me duket si shume
 
o fcbesia flmmmm... une dua ta shof liveeeeeeeeee... meqe vjen dhe xemla ime atjee :D :D


P.s paska dhe opcionin e gjuheve..sa mir :kercim: :kercim: se nga GER smarr vesh sen :(
 
ahahahahhah do vij sesban do marr ne i shok nga swedeni :D e ti shajn suedisht masanej :p te shajm zllatanin :D se e kam marr inat qe kur e trradhetoi Juventusin plera :(
avash kur flet per ibran ti avash
 
avash kur flet per ibran ti avash



ibra eshte 1-shiiiiiiiiiiiiiiiii...
sulmuesi me i forte dhe me i mire ne bote...nuk ka te dyte si ai..
 
ibra eshte 1-shiiiiiiiiiiiiiiiii...
sulmuesi me i forte dhe me i mire ne bote...nuk ka te dyte si ai..

Ibra eshte 1-sh po kur luan kunder shqiptareve pak me avash :)
Pikerishte kesaj ia kam friken se Ibren sdo e leme te marre fryme,duke e ndjekur hap pas hapi ,ndersa qe anonimusat do na japin gola,sepse vemendja eshte perqendruara tek emrat

FORCA SHQIPERI!
 
ibra eshte 1-shiiiiiiiiiiiiiiiii...
sulmuesi me i forte dhe me i mire ne bote...nuk ka te dyte si ai..
ja ai qe merr vesh nga futbolli, je i papar vlla
 

Ibra eshte 1-sh po kur luan kunder shqiptareve pak me avash :)
Pikerishte kesaj ia kam friken se Ibren sdo e leme te marre fryme,duke e ndjekur hap pas hapi ,ndersa qe anonimusat do na japin gola,sepse vemendja eshte perqendruara tek emrat

FORCA SHQIPERI!


hajt se kemi currin qe do mbuloje po he:p:p
 

Ibra eshte 1-sh po kur luan kunder shqiptareve pak me avash :)
Pikerishte kesaj ia kam friken se Ibren sdo e leme te marre fryme,duke e ndjekur hap pas hapi ,ndersa qe anonimusat do na japin gola,sepse vemendja eshte perqendruara tek emrat

FORCA SHQIPERI!
ore ty te lumte goja ishallah fitojme por si veshtire me duket mua.
 
ore ty te lumte goja ishallah fitojme por si veshtire me duket mua.

Per nje tifoz te kombetares humbja nuk bene pjese ne zhargonin e tij.Une besoj se do fitojme


P.S.Nje mik imi derisa po shihnim Malten vitin e kaluar qe nje miqesore ajo, isha me te ne stadium edhe po ma thote...edhe 10-0 te humb Shqiperia,une prape do beje tifo per ta,dikush nga mbrapa i tha: Po pse?
Miku im ju pergjigj:Se e ka emrin Shqipni o vlla :)
 
"ashtu mo te lumte sillo" tani qe erdhi ai cuni (quaresma) nuk kemi me kundershtar

:haha: ore si e keni hallin ju te dy:p po beni tifo per Interin ne nje teme te kombetares,po lereni Interin....po jepni noj koment per kombetaren :)
 

Per nje tifoz te kombetares humbja nuk bene pjese ne zhargonin e tij.Une besoj se do fitojme


P.S.Nje mik imi derisa po shihnim Malten vitin e kaluar qe nje miqesore ajo, isha me te ne stadium edhe po ma thote...edhe 10-0 te humb Shqiperia,une prape do beje tifo per ta,dikush nga mbrapa i tha: Po pse?
Miku im ju pergjigj:Se e ka emrin Shqipni o vlla :)
mos beso shume por shpreso se shpresa vdes e fundit, shiko jo se nuk jam patriot por ne nuk mundim dot ekipet me me pak emer se suedia jo me suedin megjithse mua me ke ne stadium neser duke bere tifo per kuq e zinjte
 
@ Brigadieri & angel boy

ore ju jeni me interin apo me shiperine? normal interin mund t a ndiqni se luan gjate gjithe vitit, por ka nje hiearki. une jam me milanin por kur lu SHQIPERIA s'behet fjale se kush eshte i pare.


nje forca SHQIPERIA kunder suedise
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top