Eliminatoret 2010:Hungari - Shqiperi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Per te gjithe ata te interesuar qe deshirojne te udhetojne per ne Hungari ta shohin kete video:

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=QBZgRNgm2VI&fmt18]YouTube - Hungari - Shqiperi Te gjithe drejt Budapestit[/ame]
 
Ka dy dite qe kuqezinjet tane jane grumbulluar dhe po zhvillojne stervitjen se bashku ne Hungari.
Lista e kuqezinjeve eshte po thuaj e njejte me te vetmin ndryshim qe Lika thuhet se eshte i lenduar ndersa qe ne vend te tij eshte thirrur Sajmir Ujkani.
Ne taborin e kuqezinjeve mbreteron optimizem i madh qe ne Hungari te marrin 3 pike,megjithate pritet te shohim.Edhe kesaj radhe Ari Hann do ti besoj skemen me vetem nje sulmues.
Per Hungarine mund te themi se eshte ekip solid edhe se si per ironi,Shqiperia humbjen me te madhe ne histori te saj si kombetare e ka patur pikerishte ndaj ketij kundershtari ishte ajo 12-0.Nje eshte e sigurte se portieri i pare i Hungarise do te mungoj per shkak te lendimit.

Lista e kuqeznijeve te grumbulluar per dy ndeshjet e radhes,kunder Hungarise dhe Portugalise!



Lojtari Ndeshje Gola Klubi

Portierë

Arjan Beqaj - Anorthosis (Qipro)

Isli Hidi - Alki Larnaka (Qipro)

Sajmir Ujkani - Palermo (Itali)

Mbrojtës

Armend Dallku - Vorskla Poltava (Ukrainë)

Kristi Vangjeli - Aris Selanik (Greqi)

Debatik Curri - Vorskla Poltava (Ukrainë)

Endri Vrapi - Elbasani (Shqipëri)

Andi Lila - Tirana (Shqipëri)

Mesfushorë

Lorik Cana - Olimpik Marsejë (Francë)

Altin Lala - Hanover 96 (Gjermani)

Klodian Duro Omonia Nik. (Qipro)

Ervin Skela - Energi Kotbus (Gjermani)

Admir Teli - Hacettepe (Turqi)

Ansi Agolli - Tirana (Shqipëri)

Elis Bakaj - Partizani (Shqipëri)

Jahmir Hyka- Mainc 05 (Gjermani)

Ervin Bulku - Krivbas Krivi (Ukrainë)

Sulmues

Edmond Kapllani - Karlsruhe (Gjermani)

Hamdi Salihi - Ried (Austri)

Besart Berisha - Rozenborg (Norvegji)

Erjon Bogdani - Kievo (Itali)


P.S.Ranglista me e re e FIFA-se tregon se Shqiperia eshte ngritur per +19 vende me larte dhe se tash ndodhet ne vendin e 83 ndersa qe Hungaria ka zbritur per -12 vende dhe aktualisht ndodhet ne vendin e 62-te.
 
Redaktimi i fundit:
a do ju marrim ndonje pike te pakten
 
Last edited by a moderator:
ne nje deklarate qe kishte dhene sot LALA kishte deklaruar se do fitojme .
 
Ari Haan:Hungaria vendimtare

Hungari-Shqipëri hyn në fazën më të nxehtë. Në 72 orët e ardhshme do të marrin dorën e fundit të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të shumëpritur, e cila e ka gjetur përfaqësuesen tonë si kryesuese e grupit 1 të eliminatorëve të Botërorit 2010.

INTERESIMI

Një fakt i tillë ka bërë që ekipi kuqezi të jetë në qendër të vëmendjes së medias hungareze, e cila interesohet për “sekretin” e surprizës së deritanishme të grupit.

Por më i kërkuar i gazetarëve është pikërisht trajneri i Shqipërisë, Ari Han, një emër shumë i njohur një dhe njëkohësisht shumë i respektuar në Hungari.

Madje prania e tij në stolin kuqezi, ndikon edhe në gjykimin e shtypit vendas, që thekson se “Shqipëria do të kërkojë rezultat të mirë, aq më shumë që në stol ka holandezin e famshëm, Ari Han”. Por vetë trajneri i shqiptarëve është i përmbajtur në komunikimin me ta.

GRUPI 1

I pyetur në lidhje me zhvillimet në Grupin 1, në një prononcim të tij për “Magjar Hirlapin”, Han nënvizon se do të jenë emrat e mëdhenj, ata që janë edhe favoritët për të vazhduar më tej.

“Portugalia, Danimarka dhe Suedia janë ata që do të luftojnë për kualifikim, pavarësisht se për momentin jemi ne në vend të parë dhe jemi shumë optimist, lidhur me mundësitë tona”, ka thënë tekniku holandez, i cili spontanisht ka zbuluar se nuk e shikon skuadrën e tij si një plan-prishëse në këtë grup.

OBJEKTIVI

Megjithatë, Han paralajmëron se të tijtë nuk kanë shkuar për formalitet në Hungari: “Në këtë takim dua që, në radhë të parë, lojtarët tanë të jenë në gjendjen më të mirë fizike të mundshme, kuptohet synojmë të mos dalim të humbur.

Por, ne do të ishim të lumtur vetëm nëse do të fitonim ndeshjen me Hungarinë është shumë e rëndësishme, mund të jetë ndër ndeshjet vendimtare nëse ne do të arrijmë të fitojmë. Nëse jemi në ditën tonë më të mirë, mund të fitojmë ndaj çdo skuadre.

Madje, qëllimi ynë është që të hyjmë për fitore në çdo ndeshje. Hungaria nuk është një kundërshtar shumë i vështirë, madje mendoj se ata janë një ekip i thyeshëm”.

ZHVILLIMET

Kombëtarja shqiptare kreu dje dy seanca stërvitore, paradite në 10:30 dhe pasdite në 17:00 në stadiumin e skuadrës FC Veçeshit. Edhe sot pritet t’i nënshtrohet të njëjtit program.

Burime të sigurta pranë Kombëtares bëjnë të ditur, se gjendja e ekipi si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht është e mirë, me përjashtim të sulmuesit Hamdi Salihi, i cili vazhdon të jetë në dyshim.

Me shumë mundësi, të shtunën kundër Hungarisë, Kapllani do të zbresë nga minuta e parë si sulmues i vetëm i modulit 4-3-2-1. Ndërkohë që i vetmi i konfirmuar deri tani për formacionin titullar është mbrojtësi i krahut të majtë, Kristi Vangjeli.

KUNDثRSHTARI

Problemet në kampin kundërshtar nuk kanë të sosur. Ervin Kumanit pritet t’i mungoj jo vetëm Bobosh, por edhe lojtari me përvojë, Zoltan Gera, që ka një dëmtim dhe rrezikon formacionin apo dhe vetë ndeshjen.

Dyshime ka edhe për Sabolç Hustit dhe Bodorit. Ndërkohë tifozët hungarezë, sipas një sondazhi të bërë, i sugjerojnë Kumanit portierin Laslo Kitelesh në listën e titullarëve.


Top-Channel

Foto nga stervitjet ne Hungari

Al.jpg

untitled-7.jpg
 

Attachments

  • Al.jpg
    Al.jpg
    43.5 KB · Shikime: 0
  • untitled-7.jpg
    untitled-7.jpg
    12.7 KB · Shikime: 0
Besoj fuqishem qe Shqiperia do marre fitore jashte kesaj radhe :kercim::kercim::kercim:
F I T O R E P E R K U Q E Z I
 
Je shqiptar? Bileta 10 herë më shtrenjtë"

Një telefonatë e bërë në një nga agjencitë e shitjes së biletave në Budapest, ka zbuluar një gjë vërtetë të pakëndshme në lidhje me biletat për ndeshjen Shqipëri-Hungari. Tifozët shqiptarë të pranishëm në kryeqytetin hungarez kanë denoncuar dje në "Gazetën Shqiptare" faktin se biletat për ta janë duke u shitur 10 herë më shtrenjtë sesa ato për tifozët vendas. "Telefonova për të prenotuar dhe më thanë se për tifozët vendas biletat janë 4 euro, ndërsa për ata shqiptarë 40. U habita nga ky diskriminim", tha një prej tifozëve shqiptarë të pranishëm në Budapest, duke denoncuar këtë në "GSH". Punonjës të agjencisë kanë pohuar se kjo bëhet pas informatave të marra se në stadium do të jenë afro 1 mijë tifozë shqiptarë dhe frika se mos shumë bileta të marra prej tyre përfundojnë në treg të zi. Nga këta, vetëm 200 pritet të udhëtojnë nga Rinasi, ndërsa pjesa tjetër jeton në vende të ndryshme të Evropës.

gazetashqiptare

P.S.Nje arsye me shume per ta mposhtur Hungarine,perpara Fitore!
 
Fitore....

Hajd Urime cunave :dance::dance::dance::dance::dance::dance::dance:
 

Attachments

  • images.jpg
    images.jpg
    3 KB · Shikime: 41
  • shqipe.jpg
    shqipe.jpg
    2.3 KB · Shikime: 42
FI TORE PER KUQ E Z I :kercim::kercim::kercim::kercim:
Duam sulmues qe ti cofin hungarezet :dong::dong::dong:
 
Pjesa e pare 2 zero me nje te dridhur shtylle nga Skela :ciaoo::ciaoo::ciaoo:
 
Shqiperia mori nje gole por do fitoj :kercim::kercim::kercim:

Fitore, fitore , fitore :kercim::kercim::kercim:te hiqet Bogdani
 
Shqiperia mori dy gola edhe humbi.Luajtem shume me mire pjesen e pare.
 
Humbem agrodolce humbem.
 
Sepse na bene dy gola.
 
Une nuk e pashe ndeshjen sepse askush ketu ne Kosove nuk e transmetonte. Eshte pritur humbja, por valle cfare do te bejne ne Portugali se?
 
Portugaline do e shkaterrojme :grusht2::sharre::grusht::shpata::cekic:karate::kallash::automatik::arme:
 
Portugaline do e shkaterrojme :grusht2::sharre::grusht::shpata::cekic:karate::kallash::automatik::arme:

sa enderrimtar ka kjo bote:haha::haha::haha::haha::haha:
goo kuarezma goo:kercim::kercim:
 
Pse me plako ca duhet te dal e te them do humbim,edhe nuk eshte qe jam endrimtar jam thjesht optimist edhe pak tifoz.
 
2 me 0 me duket, mesa pashe ketu se une nuk e ndjek. ::::p
 
Portugaline do e shkaterrojme :grusht2::sharre::grusht::shpata::cekic:karate::kallash::automatik::arme:

Paksa e dyshimte edhe si deshire!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top