Ekzekutohet Troy Davis, një çështje që ngriti dyshime të medha

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Ekzekutohet Troy Davis, një çështje që ngriti dyshime të medha​

ekzekutohet1.jpg


Troy Davis, personi i akuzuar për vrasjen e një polici në vitin 1989 në SHBA, është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës, pas një maratone të gjatë që ka ndarë Amerikën, me kërkesa të shumta, edhe nga ana e zyrtarëve të lartë për pafajësinë e tij. 42-vjeçari, i cili mbrojti deri në fund tezen e pafajësisë së tij, ndërroi jetën në orën 11:00 minuta me orën lokale, 15 minuta pas fillimit të procedurës së injeksionit.
“Nuk ka patur një pistoletë, për ata që do të më marrin jetën, Zoti pastë mëshirë për shpirtërat e tyre. Zoti ju bekoftë!” ishin fjalët e fundit të Davis në sallën e ekzekutimit.
“Mendoj se drejtesia është vënë në vend. Tani duhet të qëndroj e qetë.” ثshtë shprehur e ema e policit të vrarë, menjëherë pas ekzekutimit. I dënuar që në vitin 1991, prej 20 vjetësh, çështja ka kaluar në të gjitha hallkat e gjyqësorit amerikan, derisa gjykata supreme rrëzoi kërkesën e Devis për falje. Mbështetja në rritje të publikut, e organizata jo qeveritare, por edhe e zyrtare të lartë, si ish-presidenti Xhimi Karter, Papa benedikti i 16-të apo nje ish-drejtr FBI-së e kishin kthyer ekzekutimin e 42-vjeçarit në temën kryesore të ditës jo vetëm në shtetin e Xhorxhias, por në gjithë SHBA-të. Deri në momentet e fundit, mbështetësit eDevis protestuan përpara Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar ndërhyrjen e presidentit Obama që nuk erdhi.

/albobserver/
 
Pe: Ekzekutohet Troy Davis, një çështje që ngriti dyshime të medha

Pavarsisht krimit (qe ne fakt sikur po thonin qe nuk e kishte bere ai) menyra se si po e jepnin lajmin ne tv ishte prekse. Ne oren 10:30 thane qe po priste per vendimin. Pastaj thane vendimi eshte dhene por se dime akoma a do te ekzekutohet apo jo. Pastaj thane qe gjykata ka e ka hedhur poshte dhe ai do te ekzekutohet... pastaj ne oren 11:15 thane qe eshte ekzekutuar... Ahhhh... U ktheva nga burri dhe i thash "epo te rrish te presesh kur te vdesesh... zot o zot"
 
Pe: Ekzekutohet Troy Davis, një çështje që ngriti dyshime të medha

Kam pershtypjen se vendimi me vdekje duhet zevendesuar me burgim te perjetshem dhe me te vetmen arsye se denimi munde te jete edhe i gabuar dhe nese denohet me burgim munde te permiresohet herdokurdo.
 
Back
Top