Dje (20 mars) ekuinoksi më i shpejtë, pranvera erdhi perpara kohe
E kemi mësuar në shkollë që 21 marsi është dita e parë e pranverës. Mirëpo, ja që bëhet fjalë për një pohim të saktë vetëm në 36% të rasteve, të paktën përsa i takon shekullit të fundit. Po, sepse për shembull, fillimi i kësaj stine të ngrohtë, vjen si rrallë herë më shpejt se zakonisht. Pikërisht, ekuinoksi i këtij viti 2012 ra m...ë 20 mars, për shkak të kalendarëve çoroditës dhe orbitave jo konstante.
Mjafton të shohësh nga dritarja për të kuptuar se pranvera ka ardhur, por astronomët nuk mjaftojnë me vetëm ndonjë pemë të lulëzuar. Fillimi i kësaj stine përkon me ekuinoksin, pra me datën kur zgjatja e ditës barazohet me natën. Në terma astronomikë, është dita kur Dielli gjendet perpendikular me ekuatorin tokësor.
Vështirësia e vërtetë qëndron në llogaritjen me saktësi të ditës, kur bie ekuinoksi.
Faktikisht, orbita eliptike që Toka realizon përreth Diellit ndryshon shpesh këndin e vet të orientimit në krahasim me yllin tonë. Pikërisht si një pjatë që përkulet, duke u ekspozuar ndaj rrezeve diellore në mënyrë gjithmonë ndryshe. Për më tepër, kalendari Gregorian me vitet e tij bisestil krijon edhe më shumë konfuzion.
Sikur të mos mjaftonte, çdo pikë e globit ka ekuinoks personal. Sipas llogaritjeve të “US Naval Observatory”, këtë vit, për shembull në New York, dita dhe nata prej 12 orësh ekzakte kanë rënë që me 17 mars. Për të llogaritur momentin ekzakt të agimit dhe perëndimit duhet mbajtur parasysh që horizonti dhe atmosfera tokësore shtrembërojnë perceptimin tonë për pozicionin real të Diellit. Me pak fjalë, pranvera nuk ka qenë kurrë kaq e ndërlikuar.
E të mendosh që në Evropë, ekuinoksi i fundit që mban datën 21 mars është regjistruar në vitin 2007. Mesa duket, tani e tutje na pret një serie e gjatë e pranverave që vijnë më 20 mars. E kjo do të zgjasë të paktën deri në vitin 2102.kuriozitete-enigma