Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter .

Ado

FISEBILIL-LAH
Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter . ( kete emer teksit ja bera vet , sepse su qu asnje krishter me postu diqka te ndyr qe bejn vllezerit e tyre kunder Muslimanve , por vetem kur ka diqka nga Muslimant mbushet forumi me tema .


Në pjesët të jashtme të mureve të këtyre xhamive nga autorë, tani për tani të panjohur, janë shkruar grafite kërcënuese "Do t'ju kryqëzojmë", kurse në derën hyrëse janë vizatuar kryqe. Kjo dukuri nuk e shqetëson policinë e Manastirit

Provokimet në baza fetare, por edhe etnike ndaj shqiptarëve të Manastirit nga ana e huliganëve s'kanë të ndalë. Nuk kaloi shumë kohë që nga provokimi i fundit në mars të këtij viti kur në shumë objekte fetare islame u paraqitën grafitet kërcënuese, autorët e të cilëve kurrë nuk u identifikuan nga policia, sërish në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë dhe të enjte, në sipërfaqet e jashtme të mureve të Xhamisë Isakie, nga grupe të panjohura vandalësh është shkruar grafiti "Do t`ju kryqëzojmë", kurse në derë janë vizatuar kryqe.

"Nuk zgjati as tre muaj nga grafitet serike në objektet fetare myslimane, kur shumë objekte ishin mbuluar me kryqe dhe grafite kërcënuese, ndodhi që mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në fokus të vandalistëve të gjendet edhe xhamia e locuar më qendër të qytetit", thotë myftiu i Myftinisë së Manastirit, Pllumi Veliu. Sekretari i Myftinisë, Orhan Demiri, i indinjuar thellë nga veprimet e këtilla, shton se që në momentin kur i konstatuam grafitet e lajmëruam policinë për rastin të papëlqyeshëm, të cilët na premtuan se do të ndërmarrin aktivitete për zbulimin e autorëve. Policia e Manastirit pranon faktin se ka pranuar intervenimin e Myftinisë së Manastirit dhe se ka dalë në terren dhe ka konstatuar ekzistimin e grafiteve.

"Ekipi ynë doli në terren dhe konstatoi vërtetësinë e ekzistimit të grafiteve, dhe tani është formuluar edhe procesverbali nga vendngjarja", thotë zëdhënësi SPB të Manastirit, Gjoko Strezovski. I pyetur se si do të reagojnë ndaj veprimeve të këtilla që kohëve të fundit janë shpeshtuar, ai thotë se do të ndërmerren masat e duhura, duke u arsyetuar se nuk bëhet fjalë për dukuri shqetësuese.

"Ne do të vazhdojmë gjurmimet tona deri në zbulimin e kryerësve, por kisha thënë se s'është punë për t`u shqetësuar ngase kryerësit janë fëmijë të vegjël", theksoi Strezovski, duke lënë të nënkuptohet se është vështirë të zbulohen. Në ndërkohë, sekretari i Myftinisë, Orhan Demiri, informon se grafite të ngjashme janë shkruar edhe në muret e Xhamisë Hamza Beu, që do të thotë se paralelisht me grupin vandal që ka vepruar në Xhaminë Isakie, ka vepruar edhe grupi i dytë që ka shkruar grafitet në xhaminë Hamza Beu.

"Grafite të ngjashme me ato të Xhamisë Isakie ka konstatuar edhe imami i xhamisë Hamza Beu, Vebi Klenja, i cili i ka vërejtur kur ka shkuar ta falë namazin", shprehet Demiri. Veprimet e shpeshtuara kërcënuese, në masë të madhe kanë ndikuar edhe në disponimin jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjithë muslimanëve pa dallim përkatësie etnike. Edhe më shumë i brengos fakti se ndaj kësaj dukurie indiferentë qëndrojnë edhe organet kompetente për mbrojtjen e atyre pak shqiptarëve të mbetur në Manastir.

Ndërkaq, befason edhe fakti tjetër se si mund të heshtën rastet e këtilla edhe nga Enti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ngase këto objekte begatojnë qytetin e Manastirit dhe joshin grupe të shumta turistësh, për të parë arkitekturën unikale të shumë objekteve fetare e kulturore islame. (KOHA)




foto te tjera gjinden ketu .

FRI - Forumi Rinor Islam
 
Pe: Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter .

Ketu tregohet prap 2 ftyrsyra e disa te krishterve qe vetem ne oret e vona dalin bejn gjera te tilla apo para monitorit shiten trima e nuk jan aq trima te dalin LIVE ti thojn gjerat , ashtu i kan te gjitha mashtrimet .
 
Titulli: Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krish

اUDI GJITHMONث PSE ...?
- Pse një jahudi mund të rris mjekrën e tij në mënyrë që të praktikojë besimin e tij ?

- Por kur një Musliman bën të njëjtën gjë, ai është një ekstremist dhe terrorist ?

- Pse një murgeshë mund të mbulohet nga koka deri në thembër në mënyrë që ti përkushton devotshmërinë e saj Zotit.

- Por kur një Muslimane e bën të njëjtën gjë ajo është e shtypur !

- Kur një grua perëndimore qëndron në shtëpi për ti shërbyer burit dhe fëmijëve, ajo është e respektuar sepse po sakrifikon vetën për të bërë mirë për familjen e saj ?

- Por kur një Muslimane e bën një gjë të tillë me dëshirën e saj, ata thonë:” ajo duhet të jetë e lirë ”!

- اdo vajzë mund të shkoj në universitet dhe të vesh qka të dojë dhe ka lirinë dhe të drejtat e saj ?

- Por kur një Muslimane vesh Mbulesën e saj ata e ndalojnë ata të hyj në Universitetin e saj !

- Kur një fëmijë ja përkushton veten një subjekti ai ka aftësi.

- Por kur ai përkushton veten e tij Islamit ai është i dështuar !

- Kur një Krishter dhe Jahudi mbyt ndonjërin feja nuk përmendet,

- Por kur një Musliman akuzohet për krim është Islami ai që dërgohet në gjykatë !

- Kur ndokush sakrifikon veten e tij për ti shpëtuar të tjerët ai madhështor dhe të gjithë e respektojnë .

- Por kur një Palestinez e bën një gjë të tillë për të mbrojtur djalin nga vrasja, vëllaun e tij nga thyerja e këmbës, nënën nga dhunimi, shtëpinë nga shkatrimi, dhe xhaminë nga prishja. Ai merr titullin terrorist! Pse? Sepse ai është musliman!

- Kur ndodh ndonjë problem ne pranojmë ndonjë zgjidhje?

- Nëse zgjidhja gjindet në Islam, ne e refuzojmë ta pranojmë atë.

- Kur nje njeri ecen me një veturë perfekte në drejtim të gabuar askush nuk e mallkon veturën.

- Por kur ndonjë Musliman bën ndonjë gabim apo trajton njerëzit në mënyrë të gabuar- njerëzit thonë :”Arsyeja është Islami ”!

Pa shikuar nga tradita Islame, njerëzit besojnë cka thonë gazetat.

Por cështja është cka thotë Kur'ani!!
 
Pe: Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter .

Me duket i ekzagjeruar titulli, sepse juve ( muslimanet), prekeni nqs dikush thote TERORISTAT MUSLIMAN ( nderkohe qe ju nuk jeni te gjithe ne ate thes), e njejta gje dhe ketu...nuk jan te gjithe te krishterit...ne ate thes qe i hodhe ti.
Nqs do i shikosh me kujdes fotot, del nje svastika e cila nuk ka asnje lidhje me krishterimin, nuk eshte simbol i tij... sic dhe kryqi tjeter i rethuar....
Nuk ke si te thuash "te krishterit" kur shume mire mund te ishin te pa fe, ose adoleshent rebel te cilet bene nje "veper te madhe", ca grafiti me "kercenime"....
Aq kohe sa nuk eshte kapur asnje autor ti nuk mund te hedhesh gurin mbi te krishterit vetem se dikush ka vizatuar "kryqin", mund ta vizatoj cdo kush...
files.php


files.php





 
Pe: Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter .

Sweet. shikoj kryqat tjere ti pastaj eja e fol .
S'eshte hera e pare qe po e bejn nje gje te till , por kjo tregon 2 ftyrsin e tyre sjan aq trima te dalin LIVE ne fytyr ti thojne.
 
Pe: Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter .

Une i pash dhe kryqat e tjere, dhe keto qe te solla... qe skan lidhje me krishterimin...
Pastaj kush duhet te dali live? Mendon qe ketu ne forum ka te krishter qe kercenojne muslimanet me vdekje dhe kryqezim duke bere grafi neper mure? Une per vete se bej, dhe ata te tjeret qe jan ne forum s'besoj qe e ulin nivelin aq sa te kercenojne ne nje menyre te tille.
E te thash, ske si te akuzosh te krishterit kur ska asnje prove per ta, pervec atyre grafitave... dhe une mund te pikturoj shume bukur yllin e Davidit, ose ndonje simbol Islam, dhe kshu te bjeri tere faji mbi hebrejnte ose muslimanet, vetem se eshte vizatuar kryqi...?!
Pastaj shume me e sakte do ishte ideja e nje sekte sataniste, pasi qe ata jane qe kercenojne me vdekje dhe kane simbole te tilla si svastika...

Krishterimi nuk te fton ne dhune, e as me shume ne kryqezim.. Nuk na meson njeri te presim koken e muslineve ose te atyre qe nuk kane te njeten fe si ne...
Mos u trego ti ekstremist me ate titull qe ke vene "
[h=2]Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krishter"[/h]Kur te kapen autoret dhe te thone " po ne jemi te krishter" atehere te lejohet dhe ty ti akuzosh...deri atehere...ti hedh akuza ne ajer pa patur prova te sakta...
 
Titulli: Ekstremista , terroristat , templaret , bota ne rrezik nga kriminelet krish

Ekstremist ka anembane botes ne te gjitha fete. Kur keqkuptohen mesazhet hyjnore te besimeve fetare, njerezit fillojne ta praktikojne fene sipas "mendjes" se tyre. S'besoj se duhet gjykuar besimi fetar ne baze te pasueseve te tyre. Nqfs feja nuk t'ben njeri, s'eshte faji tek feja, por tek koka yte qe nuk ka arritur akoma mire ta kuptoje mesazhin hyjnor ashtu sic duhet, drejt dhe mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top