Lauri
Anunnak
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 32,748
-
- Reagimet e mara
- 40,465
-
- Vendndodhja
- Toscana
-
- Website i juaj
- www.forumivirtual.com
Një kryevepër e madhe nga Bernini. Ekstazia e Shën Terezës së Avilës.

Është një skulpturë kaq intensive sa imazhi i saj na sjell vetëm një pjesë të vogël të bukurisë së saj të madhe.

E krijuar nga një prej skulptorëve më të rëndësishëm italianë, GIAN LORENZO BERNINI, midis viteve 1647 dhe 1652, vepra u pëlqye edhe nga vetë autori: vetë Bernini thoshte "ishte vepra më e bukur që më doli nga dora" (nga biografia e artistit e shkruar nga Filippo Baldinucci).

Ekstazia e Shën Terezës mund të admirohet në Kishën e Santa Maria della Vittoria, Cappella Cornaro Romë.
Është një vepër simbolike e periudhës barok; kompozimi është krijuar për të tërhequr vizitorin dhe për ta nxitur të reflektojë mbi misterin e ekstazës së Shën Terezës.
Drita është thelbësore në veprën e Berninit, rrezet e bronzit pas skulpturës të kombinuara me dritën natyrale, krijojnë një lojë delikate drite që përforcon efektin hyjnor të gjithë kompozimit.