Cili është raporti i individit me pasurinë? Të qenit të pasur na e ndryshon vërtet sjelljen tonë? Po të qenit të pushtetshëm? Për ç’arsye akumulimi i pasurisë dhe i pushtetit individual shkojnë përgjithësisht bashkë me prirjen njerëzore për t’iu shmangur normave të moralit, apo më tej, edhe ligjit? ثshtë pasuria dhe pushteti “gracka” e shpirtit, apo është individi që i keqpërdor këto dy instrumente? Në fund të ditës, a duhet të përpiqemi të pasurohemi të gjithë, apo për hir të kësaj “kontradikte” duhet të heqim dorë prej saj, për të qenë më njerëzorë? Duke marrë shkas nga artikulli i përpara disa ditësh i z. Civici (“A zvogëlohet morali kur shtohet pasuria apo pushteti?”, gazeta “Mapo”), mendoj se kjo temë, mbi “sjelljen ekonomike” të individit, meriton të trajtohet më tej.
Në vitin 1971, Filip Zimbardo, profesor i Psikologjisë në Universitetin Stanford, USA, kreu një ndër eksperimentet më të njohura dhe ndër më të debatuara në fushën e psikologjisë së sjelljes njerëzore. 24 studentë u përzgjodhën për të luajtur dy role të ndryshme, me dijeninë e plotë të tyre, në një skenar të një burgu hipotetik. Një pjesë e studentëve do të luanin rolin e “gardianëve” të burgut, ndërsa pjesa tjetër rolin e të “burgosurve” të mbyllur në qeli.
Përfundimet e këtij eksperimenti, i cili vazhdoi për rreth një javë, si dhe provat filmike të tij (një pjesë e tyre) gjenden lehtësisht edhe në web. Eksperimenti i tejkaloi pritshmëritë e tij: ndryshe nga çfarë mendohej, studentët u përshtaten kaq mirë në rolin e tyre, saqë “gardianët” u sollën edhe më rreptë sesa gardianët e vërtetë, dhe njëkohësisht “të burgosurit” u sollën vërtetë si të tillë. “Gardianët” ushtruan pa asnjë mëdyshje rolin e tyre autoritar dhe shpesh duke abuzuar më të. Ata tejkaluan çdo pritshmëri, ndërsa aplikuan torturën psikologjike mbi të “burgosurit”. Këta të fundit, në shumicën absolute të rasteve, pranuan abuzimin psikologjik, madje nën diktatin e “gardianëve” sulmuan fizikisht të “burgosurit” e tjerë, që u munduan të ndalonin këtë sjellje të “gardianëve”.
Eksperimenti u ndërpre në mes, për shkak të problematikes që krijoi, por ndërkohë hapi një ndër debatet më të ndezura në fushën e psikologjisë konjitive eksperimentale. Konkluzionet e këtij eksperimenti, ashtu si edhe ngjarjet që rrodhen në të, ishin pa dyshim të debatuara dhe aspak të pritshme. Eksperimenti nxori në pah një tipar jo shumë të njohur të psikologjisë njerëzore, atë të përshtatjes ndaj rrethanave, pavarësisht tipareve vetjake karakteriale. Me fjalë të tjera, pavarësisht besimit dhe formimit personal, ndjenjave dhe emocioneve individuale të atyre që morën pjesë aktive në eksperiment, individët ia përshtaten veten e tyre, pa shumë rezistencë, rolit që po luanin, duke tejkaluar skajshëm normat e moralitetin. Pra, situata dhe mjedisi ku këta individë u ndodhën, dhe jo karakteri e formimi i tyre, përcaktoi tipologjinë e sjelljes së tyre.
10 vite para këtij eksperimenti, një eksperiment të tillë të ngjashëm, i quajtur “Eksperimenti Milgram” u ndërmor në Universitetin Yale, USA. Eksperimenti synonte studimin e sjelljes së individit (të eksperimentuarit), i cili merr urdhra nga një figurë autoritare dhe i kërkohet t`i zbatojë ato edhe pse shkonin kundër etikës së sjelljes dhe vlerave të moralit njerëzor. Edhe në këtë rast, tutje nga të gjitha pritshmëritë, individi u konformizua me autoritetin superior, pavarësisht vlerave përkatëse individuale. Grada e konformitetit ndaj autoritetit superior ishte shumë më e madhe nga çfarë pritej.
Eksperimentet e mësipërme treguan qartë se jo çdo gjë varej nga individi. Në kushte specifike, në role të ndryshme shoqërore, sjellja njerëzore u modifikua thellë, duke marrë tipare të pakonsideruara më parë. Nën kushtet e një roli të ri shoqëror, “gardianët” morën tiparet e persekutorëve dhe “të burgosurit” atë të viktimave. Kur një pakicë nga këta të fundit tentoi të kundërshtonte, shumica e detyroi të heshte nën peshën e autoritetit të “gardianëve” të burgut. Të parët abuzuan me pozitën e tyre, të dytët u nënshtruan dhe nuk reaguan, edhe pse të dyja palët e dinin mirë se kishin të bënin me një situatë të stisur, me një eksperiment, ku (ndryshe nga jeta reale) ishte shumë e thjeshtë të kundërshtoje.
E tashmë le të kthehemi te tema jonë. Ndërsa provat bindëse të renditura në artikullin e z. Civici tregonin se përgjithësisht individi i pasur e i pushtetshëm ishte i prirë të anashkalonte apo neglizhonte rregullat dhe ligjet e shoqërisë, përsëri kjo tipologji e sjelljes nuk mund të marrë një shpjegim të vetëm duke korreluar pasurinë dhe pushtetin, me prirjen e individit për ta vendosur veten mbi rregullat dhe ligjet shoqërore. Ndonëse akumulimi i pasurisë dhe administrimi i pushtetit mund të përbejnë shtysa (të fuqishme) për të mos zbatuar dhe aplikuar të njëjtat ligje dhe norma të moralit social, besoj se është e pamundur të vlerësosh sjelljen e individit kundrejt shoqërisë vetëm nën argumentin e pasurimit dhe pushtetshmërisë së tij.
Ndonëse këto argumente nuk mund të përdoren si justifikim, përsëri është e kuptueshme që ato luajnë një rol të rëndësishëm mbi tipologjinë e sjelljes njerëzore në kushte specifike. Në një kontekst më të gjerë, duke u nisur nga eksperimenti i mësipërm, akumulimi i pushtetit dhe parasë në një kohë të shkurtër nga individë që kanë startuar nga pozicione modeste, mund të konsiderohet natyrshëm si “ndryshim i roleve” shoqërore. Me sa duket, morali i pasurimit dhe tipologjia e sjelljes njerëzore kur individi pasurohet ose/dhe merr e ushtron pushtet, është një çështje komplekse, e cila nuk mund të marrë një përgjigje të vetme.
Kështu, individët që luajnë rolin e ri të “të pasurit dhe të pushtetshmit”, reflektojnë në të njëjtën kohë pritshmërinë shoqërore ndaj këtyre roleve. Dhe kjo pritshmëri është e njëjtë, pavarësisht kulturave apo proceseve të ndryshme historike. Në jetë të jetëve, të pasurit dhe të pushtetshmit (jo vetëm individët, por edhe institucionet, si p.sh. institucionet fetare) kanë hartuar rregulla shoqërore, duke ndikuar shumë mbi zhvillimin e shoqërisë dhe moralin e saj. Rregullat shoqërore, ligjet e shkruara dhe të pashkruara, zhvillimi i institucioneve, të cilat nga ana e tyre kanë prodhuar rregulla e moral në vijimësi, janë produkt i elitave, pavarësisht sistemit apo rendit shoqëror të aplikuar. Në jetë të jetëve, në jo pak raste, të pasurit dhe të pushtetshmit kanë abuzuar me rregullat e vendosurave, apo i kanë shkelur këto rregulla dhe principe të moralit shoqëror, ndërsa në të njëjtën kohë kanë kërkuar me ngulm respektimin e tyre nga shumica jo e pasur dhe pa pushtet. Në jetë të jetëve, ata të cilët janë komanduar (shumica absolute e individëve) i kanë perceptuar ata që kanë komanduar, me dhe pa të drejtë, përgjithësisht si abuzues me pozitën e tyre shoqërore.
Sigurisht kjo gjë është reflektuar shumë ndryshëm në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, por e vërteta përfundimtare është se “roli” i imagjinuar dhe i paracaktuar për “të pasurin” dhe “të pushtetshmin” nga ana e masave është ai i abuzimit me pozitën dominuese dhe rregullat morale të shoqërisë. Në këtë gradë të evolucionit njerëzor, të pasurit dhe të pushtetshmit përgjithësisht korrelojnë mirë me tiparet e individit mbi ligjin, mbi moralin dhe principet e një shoqërie të shëndetshme.
Prej këtej është e kuptueshme që ata që marrin përsipër këto role, me një probabilitet të lartë dhe në mënyrë thuajse të pavullnetshme, do të bëhen të tillë! Ata do të reflektojnë pritshmërinë e publikut mbi to, dhe do të sillen siç janë sjellë dhe sillen përgjithësisht të pasurit dhe të pushtetshmit (apo më mirë, siç ne presim që ata të sillen). Mesa duket, është më shumë çështje e reflektimit të normave shoqërore të paravendosura, sesa e natyrës vetjake të individit.
Pikërisht, duke njohur këto pika të dobëta të “natyrës njerëzore”, atë të komformitetit dhe të abuzimit me pozitën dominuese, nën trysninë që ka një organizëm i gjallë për t`u vetërregulluar (shoqëria mund të konsiderohet si një mekanizëm i gjallë), shoqëria ka “shpikur” institucione të fuqishme që propagandojnë vlerat njerëzore si apogje të referencës së sjelljes së individit. Fenomenet sociale të Jezuit apo Muhamedit janë përjashtime absolute nga arketipi i pushtetit dhe pasurisë. Në pamundësi për të luftuar me natyrën njerëzore, jo më kot predikimi i tyre i referohet jo kësaj bote (e cila është shumë e vështirë të ndreqet), por asaj të pasjetës, parajsës, ku të gjithë duhet të synojnë!
Nën këtë kontekst, besimet fetare që këta udhëheqës të mëdhenj shpirtërorë themeluan, si institucione shumë të rëndësishme, predikojnë jo vetëm heqjen dorë prej të mirave materiale të kësaj bote, prej pasurisë dhe pushtetit tokësor, por edhe mëshirën dhe solidaritetin njerëzor, ndihmësen pa interes ndaj të ngjashmit dhe egalitarismin e pakushtëzuar, pavarësisht pozitës shoqërore të individit.
Teorikisht, çështja e pasurimit dhe pushtetit në vetvete duhet të jetë një çështje neutrale, por praktikisht nuk është aspak kështu, për sa kohë lidhet me administrimin e pushtetit ekonomik dhe ligjor! Për shkak se kemi zgjedhur të jetojmë në shoqëri të organizuara në mënyrë thuajse piramidale (apo ndoshta sepse evolucioni shoqëror na dërgoi këtu), të pushtetshmit dhe të pasurit do të jenë gjithmonë në majë të kësaj piramide shoqërore. اështja është se çfarë vlerash do të reflektojnë ata përkundrejt masës, shumatores së individëve të thjeshtë, që përbejnë edhe bazën e kësaj piramide. E ndërsa deri më sot tipologjia e sjelljes së tyre në shtatë mijë vjetët e evolucionit shoqëror ka qenë më së shumti histori e forcës dhe e diktatit, është e pritshme që një sjellje e tillë të reflektohet pak a shumë në të gjithë ata që marrin përsipër të luajnë këtë rol të ri. Instalimi i shoqërive demokratike në këto 70 vitet e fundit dhe promovimi i këtyre vlerave është pak për të ndryshuar fenomenet e sjelljes njerëzore, kur këta të fundit administrojnë pushtetin dhe paranë.
/Panorama/