Eksperiencat në Jetë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Cilat jane disa prej atyre eksperiencave qe ju mendoni se gjithkush duhet ti perjetoj ne jete?
Po shtoj disa me poshte dhe ju ftoj edhe ju qe te shtoni tuajat.

4CC26000-E531-4AA5-B15F-0B61AE18963E.jpeg


1. Dashurine: Ajo pa kushte, ajo qe te meson te besosh dhe te falesh, ajo qe te ben te ndjehesh gjalle dhe e fuqishme.
2. Deshtimin: Per te mesuar qe jo cdo here gjerat shkojne mbas planit, per te ndertuar kembengulje dhe kurajo, resilience/elasticitet dhe per ta deshiruar me shume suksesin.
3.Udhetim ne nje vend te huaj: Per te eksploruar njerez dhe kultura te ndryshme dhe per te kuptuar qe ne fund te dites nuk ka rendesi ku jetojme sepse mbetemi te gjith njesoj.
4. Vetmine: Per te mesuar si te duash veten e te jesh e lumtur me veten, si te perballesh me pasigurite e tua dhe si te jesh e varur vetem tek vetja. Dhe meqe jemi tek vetmia do shtoja edhe nje dite vetem, pa telefon, larg mediave sociale, ne natyre eshte gjithashtu nje nga ato eksperiencat qe duhen perjetuar ne jete.
5. Friken e te folurit ne publik: Per te mesuar se si te jesh me confident/me besim ne vetvete.
6. Te ndihmosh dike ne nevoje: Ty s’te kushton gje por per ata ne nevoje eshte gjithcka; te meson qe ndonjehere ti hedhesh syte edhe nga te tjeret dhe jo vetem nga vetja dhe te vleresosh ato qe ke.
 
Te duam dike qe nuk na do
Te bejm sevap disa here ne vit
Te gjejm vendin tone ne shoqeri qoft dhe me dhun
Te rrafim ate qe e ka hak
Te marrim dashuri , para se te japim
 
Dështimin.
Gjithmonë kam pasur frikë të përjetoja eksperienca të reja,pasi kisha frikë nga dështimi.
E kuptova se dështimi është pjesë e jetës.
Nuk i arrin majat nëse nuk rrëzohesh.
As suksesi nuk vjen sa hap e mbyll sytë.
Unë kam dështuar në shumë faza të jetës,ama e ndjej se në një të ardhme shum të shpejtë unë do ja dal.
😔😔💋💋
 
Të prekësh dyshemenë me të pasmet, sepse kur nuk ka ku shkon më poshtë, të ngritesh lartë është i vetmi opcion.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top