EKSKLUZIVE/ “U bënë shumë ndeshje që…”, zbardhet biseda mes Xhaferi dhe Brdariçit. Sponsori i Vllaznisë ia tha hapur…

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Alban Xhaferi si rrallëherë është larguar i heshtur nga stadiumi pas ndeshjes, ku Vllaznia u mposht 1-2 nga Bylisi. Sponsori i Vllaznisë nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë, ndërsa me siguri në mendjen e tij po llogariste se si do t’ia komunikonte largimin gjermanit Tomas Brdariç. Pas afro një orë pas ndeshjes, Xhaferi i ka kërkuar takim trajnerit Brdariç.pjimage-59.jpg


“Panorama Sport” mëson se biseda është zhvilluar e gjitha me tone të qeta dhe se ka qenë i pari Xhaferi që ka propozuar idenë e ndërprerjes së bashkëpunimit. “Mister, e vlerësoj shumë punën tënde deri tani, por edhe ti vetë e kupton që situata nuk po ecën më. Mendoj se është më mirë të ndahemi këtu. U bënë shumë ndeshje që gjërat nuk funksionojnë”, mësohet t’i ketë thënë Xhaferi ndër të tjera trajnerit. Ky i fundit e ka pritur me shumë qetësi, por gjithsesi nuk ka qëndruar në heshtje. Mësohet se Brdariç e ka pyetur se përse po e merr këtë vendim “fatal” dhe Xhaferi ia ka argumentuar se është i pakënaqur jo vetëm me rezultatet e fundit, por edhe me disa zgjedhje të tijat.

Mësohet se Xhaferi i ka thënë hapur fare se është i pakënaqur për disa nga zgjedhjet që ka bërë trajneri së fundmi, duke lënë të kuptohet se lojtarë si Avdijaj apo Kaleziç nuk kanë qenë në formën e duhur dhe ndoshta ka qenë gabim që ata janë aktivizuar si titullarë. Brdariç gjithashtu është përpjekur t’i shpjegojë se ai ashtu e ka menduar dhe ashtu ka vepruar. Brdariç nuk e ka mohuar se zgjedhjet e tij mund të kenë qenë edhe gabim, por ai ka bërë zgjedhjet në bazë të paraqitjes së lojtarëve gjatë stërvitjes. Gjithsesi, mësohet se trajneri e ka marrë me qetësi dhe i ka lënë të kuptohet Xhaferit se do të respektojë çdo vendim të klubit për ndërprerjen e njëanshme të kontratës.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top