Eklipset e diellit, histori dhe shkencë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Eklipsi i plotë ndodhi në Indi dhe në veri të Bangladeshit, dhe më pas përgjatë Lumit Yangtze në Kinë, nga Chongqing deri në Shangai. NASA deklaroi se eklipsi i plotë do të zgjaste 6 minuta e 39 sekonda.

Më poshtë vijojnë disa fakte mbi eklipsin e Diellit:

- Eklipsi i plotë i Diellit ndodh kur Hëna lëviz ndërmjet Diellit dhe Tokës duke bllokuar dritën e Diellit dhe hija e Hënës bie në disa pjesë të globit. Pa dritën e Diellit qielli errësohet aq sa të lejon të shohësh yjet dhe kurora e Diellit formon një aureolë spektakolare rreth Hënës.

- Eklipsi i parë diellor i dokumentuar daton në vitin 753 para erës sonë në Asiri, por shenja më të hershme të këtij fenomeni gjenden në pyetjet e hyjnive kineze nga viti 1300 deri në vitin 1100 para erës sonë, që qartësisht u referohen eklipseve.

- Ndërmjet viteve 720-480 para erë sonë, astronomët në shtetin Lu, sot provinca kineze Shandong, dokumentuan eklipse që vërtetohen me fakte. Në mijëvjeçarin e parë të erës sonë, astronomët e perandorisë kineze mund të parashikonin eklipse me një marzh gabimi prej 15 minutash.

- Një eklips diellor në vitin 1919 konfirmoi teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit.

- Eklipset janë gjithashtu një fenomen shkencor interesant, sepse të lejojnë të shohësh për një kohë të shkurtër fenomenin e rrallë të kurorës diellore, përflakjen e gazrave pranë sipërfaqes së Diellit dhe vetë flakët e diellit, që në një ditë normale nuk mund të dallohen për shkak të shkëlqimit të dritës së Diellit.

- Eklipsi i radhës, kur Hëna kalon qendrën e Diellit, por nuk e mbulon plotësisht atë, do të ndodhë më 15 janar të vitit 2010 dhe mund të shihet në Afrikën Qendrore, Indi, Bangladesh, Birmani dhe Kinë.

- Eklipsi diellor i plotë i radhës, që pritet të ndodhë më 11 korrik të vitit 2010, do të manifestohet në Paqësorin e Jugut, pikërisht në Ishujt Kuk dhe ishullin e Pashkëve.
*start*
 
Ne 15 janar, eklipsi me i gjate i mijevjecarit

Eklipsi me i gjate i mijevjecarit te trete do te ndodhe diten e premte ne 15 janar dhe do te zgjase plot 11 minuta e 8 sekonda.

Ky eklips do shfaqet i plote ne gjithe Oqeanin Indian dhe sipas eksperteve, per te gjetur nje eklips me te gjate, njerezimi duhet te prese vitin e larget 3043. Per fat te keq, ky nuk do te jete nje eklips total pasi Hena nuk do erresoje plotesisht Diellin dhe duke u pare nga Toka, Hena do duket pak me e vogel se ylli jone.

E vecanta e ketij eklipsi eshte se Hena do ndjeke per nje kohe me te gjate trajektoren e Diellit dhe mbi te gjitha do kaloje ne mes si nje unaze zjarri rreth nje rrethi te zi. Ne vendin tone por edhe me gjere ne gjithe rajonin tone, per fat te keq ky eklips do jete gati i padukshem. Vendi nga ku mund te shihet me mire eklipsi do jene Maldivet dhe ne vecanti kryeqyteti Male ku unaza e zjarrit perreth Henes do zgjase 10 minuta e 45 sekonda.
......................................
eklipsi.jpg
......................................
Kete fenomen do ta shijojne edhe India e Sri Lanka, ndersa me pas do udhetoje edhe ne Uganda, Kenia, Somali, Myanmar etj. Ne 3 ore e 45 minuta, eklipsi do pershkoje rreth 12.900 km. Ky do te jete eklipsi i 141-te i ciklit te Sarosit, i cili nisi ne 19 maj te vitit 1613 dhe qe do te perfundoje ne 13 qershor 2857.
•tch•
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top