• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Aver

VIP
Sigal Prishtina pëson humbjen e dytë në FIBA Europa Cup



Sigal Prishtina ka pësuar humbje në xhiron e tretë të FIBA Europa Cup si mysafir i skuadrës nga Qipro, AEK Larnaca.

Vendasit ishin më të mirë që nga minuta e parë duke qenë në epërsi gjatë gjithë takimit, për të shënuar kështu fitoren e parë pas tre xhirove me rezultat prej 101-84.

Në këtë humbje të Sigal Prishtinës një paraqitje të mirë në fushë patën Dardan Berisha, i cili shënoi 28 pikë, 3 kërcime e 4 asiste, dhe Mohamed Abukar, që kontribuoi me 18 pikë, 7 kërcime e një asistim.

Kjo është humbja e dytë e Sigal Prishtinës në FIBA Europa Cup, kurse të vetmen fitore e ka shënuar kundër Astanas në xhiron e kaluar, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë/koha.net

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e pret në shtëpi skuadrën rumune, Energie, e cila i kishte shkaktuar humbjen e parë kampionit të Kosovës me rezultat prej 87:72.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Bashkimi leksion klubit malazez



KB Bashkimi ka bërë një paraqitje fantastike në xhiron e katërt të Ligës Ballkanike, duke e mposhtur skuadrën malazeze Lovcen Basket.

Në ndeshjen e zhvilluar në Cetinje prizrenasit u treguar më të mirë gjatë gjithë takimit, duke arritur në fund fitoren prej 66-75, shkruan Koha.net.

Basketbollistët më të mirë të Bashkimit në këtë takim ishin Granit Rugova, Bussey e Shima të cilët shënuan pikë dyshifrore.
Kjo ishte fitorja e dytë e Bashkimit nga katër ndeshje të zhvilluara në Grupin B.

Ndeshjen e ardhshme në BIBL e luan si mysafir i Pejës më 24 nëntor nga ora 19:30/koha.net
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Aver Prishtina me ka zhgenjye nese nuk perforcohet urgjent me keta lojtar ska qka lyp ne EuroCup aty lojtarte ishin snajperista keta Kaqaniku e Morina definitivisht humbje parash..
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Po me ballkan ligen si kan shku ?
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Aguero, është vetem viti i pare mer.. duhet pak me shume kohe se lige e forte shume. Nese i fitojne 30% te ndeshjeve sivjet them se është mire.

Quku, Prishtina është kampion aktual i liges ballkanike.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Sigal Prishtina mposht liderin



Sigal Prishtina ia ka shkaktuar humbjen e parë BC Energie
Sigal Prishtina ka shënuar një fitore të merituar në FIBA Europe Cup, pasi në kryeqytet ka mposhtur liderin e Grupit K, BC Energie me rezultat 88:77.

Ndeshja në fillim ishte e barazuar në mes të dy skuadrave, pasi pjesa ep arë përfundoi me vetëm një pikë epërsi të Sigal Prishtinës 35:34.

Dallimin Sigal Prishtina e bëri në çerekun e tretë, ku kishte epërsi deri në 13 pikë, por në çerekun e fundit mysafirët u këndellën duke rrezikuar në fund fitoren e vendësve

Por, në fund vendësit ishin të kujdesshëm dhe fituan me rezultat të ngushtë 66:62.

Më i dalluari te Prishtina ishte Abukar me 19, i ndjekur nga Al-Emin me 9 dhe Gëzim Morina me 8 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë këtë edicion për Sigal Prishtinën në Europe Cup, duke u renditur kështu në vendin e tretë në Grupin K me 6 pikë, aq sa ka edhe Larnaca në vendin e dytë. /Express
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Bravo per Prishtinen \

një Big Up Per PLISAT
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Fitorja e dyte e Sigal Prishtina dhe tani na mbeten edhe dy ndeshje, një ne Prishtine kunder APOEL dhe një jasht kunder Astana...se paku eshe një fitore besoj do e arrijme.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Pejë e madhe, mposht Lovcenin në Mal të Zi




Skuadra kosovare Peja ka arritur edhe një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Ligës Ballkanike.
Pejanët ishin mysafirë të fqinjëve kosovar, skuadrës Lovcen që bënë gara në ligën superiore të Malit të Zi dhe e kanë mposhtur me rezultat të thellë 65:82.
Qysh pas pjesës së parë pejanët treguan se e kanë seriozisht këtë takim duke përfunduar 20 minutat e parë me 20 pikë epërsi 24:44.
Edhe në dy çerekët e fundit vazhdoi dominimi i Pejës ku në fund triumfoi me 17 pikë epërsi 65:82.
Alban Veseli ishte më meritori për këtë takim me 21 pikë të shënuara, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Burwell me 15 pikë, Davis me 14 si dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë. /Telegrafi/
 
Last edited:

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Nga Astana humbem pas një loje shume te mire. Tani fati yne varet nga fitorja jone kunder APOEL dhe fitorja e Energjise ndaj Astana..

Prishtina kërkon fitore për vete dhe për Energian
Publikuar: 10:58 / 27.11.2015



Sigal Prishtina nuk është dorëzuar në FIBA Europe Cup, pasi ka gjasa reale për t'u kualifikuar në fazën e dytë të kësaj gare. Kështu ka thënë trajneri Marjan Ilievski të enjten. Ai ngul këmbë se ekipi bardhekaltër nuk do të dorëzohet deri në fund.

Humbja e fundit nga Astana, të mërkurën, ishte e treta për Sigal Prishtinën në udhëtim, në kuadër të Grupit K të FIBA Europe Cup. Ka dy fitore në shtëpi dhe aktualisht pas pesë xhirove renditet në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura sa i ka AEK Larnaca në pozitën e dytë dhe Astana në të fundit (4). Prin Energia me nëntë pikë, e cila tashmë një xhiro para përfundimit të fazës së rregullt të grupeve ka siguruar kalimin në fazën e dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Xhiron e fundit Sigal Prishtina e pret në shtëpi AEK-un. Për të siguruar pozitën e dytë në tabelë, Prishtina duhet ta mposhtë AEK-un dhe të shpresojë që në ndeshjen tjetër Energia të triumfojë në udhëtim ndaj Astanas. Prishtina luan me datën 1 dhjetor, kurse Astana një ditë më vonë. Në rast se AEK-u shënon fitore në Prishtinë, atëherë kualifikohet si i dyti pavarësisht rezultatit në Astana.

Ndërsa, nëse fitojnë si Prishtina ashtu edhe Astana, kualifikohet nga pozita e dytë ekipi nga Kazakistanit. Prej 14 grupeve që po garojnë këtë edicion në FIBA Europe Cup, dy skuadrat e para kualifikohen në fazën e dytë. Po ashtu një vend në fazën e dytë e kanë edhe katër skuadrat me rezultatet më të mira që përfundojnë në pozitën e tretë. Kundër AEK-ut, Sigal Prishtina do të luajë me ekipin e njëjtë që e pati ndaj Astanas, pa qendrën Jason Washburn të lënduar dhe pa ndonjë përforcim tjetër.

"Në grupin tonë vetëm Energia e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër dhe tash për pozitën e dytë do të vendoset në xhiron e fundit. Ne në shtëpi i kemi mposhtur edhe Energian edhe Astanan", ka thënë Ilievski, duke theksuar se nëse mposhtin AEK-un, atëherë do të presin një "ndihmë" nga Energia.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet e basketbollit te Kosoves ne arenen nderkombetare

Eliminohet Sigal Prishtina nga Europe Cup



Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e FIBA Europe Cup. Basketobollistët e kësaj skuadre kanë pësuar humbje sonte në Prishtinë nga skuadra greke AEK Larnaca me rezultat 70:83.

Mysafirët kanë qenë më të mirë në dy çerekët e parë, duke shkuar në pushim me 16 pikë epërsi 33:49.

Sigal Prishtina u mundua ta kthej lojën në çerekun tretë, ku arriti që ta ngushtojë epërsinë deri në 6 pikë, 54:62. Por atëherë kur duhej më së shumti, vendësit ishin të pafuqishëm dhe në fund u mposhtën me rezultat 70:83.

Pas kësaj humbje Sigal Prishtina renditet në vendin e tretë në Grupin K me 8 pikë, ndërsa AEK mbetet në vendin e dytë me 9 pikë. /KosovaPress/

--------

Duhet ti ushtrojne gjuajtjet per 3 pike se lan nom mbreme!
 
Top