Ego mashkullore?!

*deliza*

VIP
V.I.P
Ego mashkullore?!

Burri dhe gruaja, kur vendosin të fillojnë jetën e tyre, kur i japin fjalën njëri-tjetrit për besnikëri dhe përkrahje në çdo kohë ndihen më të sigurt në vetvete.

Kjo mund të zgjatë gjithë jetën, por mund të ndodhë që të zgjatë shumë pak. Disa burra, pavarësisht se mund të jenë besnikë gjatë gjithë jetës, me kalimin e viteve, ndryshojnë sjelljen e tyre, duke u bërë më të mbyllur, duke mos biseduar si më parë me bashkëshorten.

Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet e tyre, pasi duke mos pasur bisedim, ata nuk arrijnë të kuptojnë njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës me një grup shokësh u bëra një pyetje: Kur ka qenë hera e fundit që ke marrë mendimin e bashkëshortes tënde?

U habita kur pjesa më e madhe e tyre buzëqeshnin ndërsa dëgjonin pyetjen time pa dhënë asnjë përgjigje. Shumë pak iu përgjigjën pozitivisht asaj.

Me të drejtë pyes: Pse nuk këshillohet burri me gruan e tij? Këtë po e analizoj sipas arsyetimeve të mëposhtme:


Arsye edukimi dhe mentaliteti

Ndoshta bashkëshorti është rritur në një ambient ku burrat kanë pasur epërsi të theksuar karshi grave. Kështu sjellja dhe veprimet me bashkëshorten, atij, ndonëse jo fort të hijshme, i duken fare të natyrshme, pasi njeriu është pjellë e ambientit ku rritet dhe edukohet. Ndoshta ky burrë merr për shembull të atin, i cili mund të mos e vlerësojë dhe respektojë gruan e tij.

Arsye psikologjike

Ka njerëz që nuk këshillohen me asnjeri në jetë, qofshin burra apo gra. Ata mund të jenë mendjemëdhenj, egoistë dhe kanë besim të tepruar në vetvete dhe mendojnë se këshillimi me të tjerët është tregues i dobësisë së tyre.

Arsye fetare të shtrembëruar

Disa njerëz i kuptojnë disa tekste fetare gabimisht dhe këmbëngulin në disa aspekte pa dijeni të plotë për to. Ky mund të jetë dhe rasti i mosvlerësimit të gruas aq sa i takon asaj. Ata duket sikur e harrojnë ajetin kuranor: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri –tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë nuk është e fshehtë.” (El- Huxhurat:13)

Diktatura zakonore

Pothuajse është e pamundur apo dhe gabim që të zhduken zakonet dhe traditat e popujve. E mira është që ato zakone dhe tradita, që bien në kundërshtim me legjislacionin islam, të ndryshohen e të zëvendësohen me të tjera. Tradita dhe zakonet janë tregues për identitetin dhe kulturën e popujve. Ndodh që ndonjëherë këto zakone të jenë diktatoriale.

Prej tyre përmendim:

- Mosparja e së fejuarës;

- Shtrenjtësia e pajës së nuses që bën djali (mehri);

- Mosmartesa e vajzës së vogël para vajzës së madhe;

- Privimi i gruas nga trashëgimia


Ka dhe shumë zakone të tjera të përhapura te myslimanët, të cilat bien në kundërshtim me natyrën e Islamit. Të ndryshuarit e këtyre zakoneve kërkon durim dhe kohë.

Po ju tregoj një histori të shkurtër. Tre motra indiane i dhanë fund jetës së tyre duke u helmuar. Zëdhënësi i policisë së Bombeit tha se babai i tre vajzave kishte refuzuar të martonte dy vajzat e vogla para se të martonte të madhen. Ky është një prej mijëra rasteve, ku njerëzit sakrifikohen për shkak të zakoneve diktatoriale.

Cdodite​
 
Kjo qe ne kete artikull quhet ego mashkullore, nuk besoj se mund te perkufizohet aq lehte.

Mashkulli nuk shprehet me si me pare me gruan e tij, eshte me i mbyllur, nuk i merr mendimin si me pare etj etj.

kaq e zhveshur eshte gruaja ne kete rast nga pergjegjesite ?

Per burri arrin deri ne kete pike, cfare e shtyn ate ?
Te merremi me shkakun dhe jo me pasojat, ok.

Megjithate, une jam i mendimit qe mashkulli qe eshte egoist, eshte egoist qe ne fillim. keto shtremberimet qe ndodhin me pas, jane si pasoje e problemeve mes tyre, qe nuk mund te kene kurrsesi vetem vulen e mashkullit.

Edhe vete femra duhet ta beje ambjentin te tille sa te ruaje me bashkeshortin e saj marredhenie sa me te hapur. Vete prapambetja e gjinise se dobet, ndikon rrjedhimisht ne keto perfundime.

Ato te tjerat i perkasin nje realiteti qe une nuk e njoh, prapambetja ka vetem nje arme, arsimin.
 
Ketu duhen broshura psikollogjike dhe neotropie per ta shpjeguar.
 
Ka sh arsyer pse burri nuk konsultohet perhere me gruan.
Per1vec okay egos tek disa, apo bindjes se burri i di tgjitha ose ska pse konsultohet, jane dhe ca arsye qe ne thelb jane te mira.
psh.

1- Nuk duan te na shqetesojne. Ne na rrin mendja atje nonstop, mund te merzitemi dhe ata i biejne shkurt nuk thone gje😁 (me kte tparen kam eksperence dhe vete 🤣)

2- Ndoshta nuk u pelqen reagimi jone. Ca gra kane manine si tu vendosin faje mbi supe. Sa te cajne koken me mire nuk flasin hic.

3- Ca pgra tjera vejne tellallin. 😁Ndoshta bisedat e tyre dalin nga komshiet apo gruaja ja trego familjes vete. Dhe burri qe eshte mesuar te jete si pusi si ka qef kto gjera.
 
Back
Top