Egjipt, partia Nur tërhiqet nga planet e grusht shtetit

Kresha

A pretty face can never trick me


Partia egjiptiane e selefistëve, Nur, ka vendosur të tërhiqet nga procesi politik i grusht shtetit, në reagim ndaj vrasjes së të paktën 52 njerëzve jashtë selisë së Gardës ushtarake në orët e hershme të së hënës.

"Partia Nur tërhiqet tërësisht nga procesi politik i Abdul Fatah el Sisit," tha lideri i partisë Junis Makhyoun në faqen e tij në Facebook.

"Ne, nuk e konsiderojmë Adli Mensur si president të përkohshëm".

Partia Nur ishte pjesë e forcave politike që nënshkruan marrëveshjen për të rrëzuar presidentin demokrat Muhamed Mursi, dhe për të sjellur në pushtet ushtrinë.

"Partia nuk do të heshtë mbi masakrën e Gardës Republikane," shkroi Bakkar.

"Ne të gjithë duam të shmangim gjakderdhjen, por gjaku është duke u derdhur në mes të ditës."

Besnikët e Dr. Muhamed Mursi po qëndrojnë në kampe jashtë ndërtesës ku mendohet se presidenti është duke u mbajtur.

/mesazhi/
 
Back
Top