Egjipt: Hiqet ndalesa për prezantueset me mbulesë

Egjipt: Hiqet ndalesa për prezantueset me mbulesë
Televizioni shtetëror i Egjiptit ka shfuqizuar masën, e cila ka ndaluar prezantueset e lajmeve të paraqiten me mbulesën Islame.


Me një shami ngjyrë kremi dhe me një kostum të errët, Fatma Nabil është bërë prezantuesja e parë e Egjiptit që shfaqet me mbulesë, derisa lexon lajmet.
Televizioni shtetëror i Egjiptit ka ruajtur politikën kundër shamisë gjatë presidencës së Hosni Mubarakut dhe për kohë të gjatë kishte marrëdhënie të ngushta me elitën qeverisëse në vend. Ish-sunduesi veteran është përmbysur vitin e kaluar, nga revolta popullore.
Televizioni shtetëror punëson diku rreth 40.000 punëtor, dhe është ndër punëdhënësit më të mëdhenj të shërbimeve publike.
Shumica e grave egjiptiane mbajnë mbulesën islame.
Mbulesa Islame është obligim i domosdoshëm për femrat që nga koha e arritjes së moshës madhore do të thotë që nga paraqitjet e para të ciklit menstrual./mesazhi/
 
Back
Top