Efektet e të qenit të lumtur apo dëshpëruar

Tuana

Nada é por acaso!
main_lumturia1.jpg

Në shumë studime bashkëkohore është arritur deri te i njëjti përfundim se njerëzit e dëshpëruar kronikë, të cilët e shikojnë botën nëpërmjet prizmit të dyshimit, veçanërisht u janë të ekspozuar sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, nga këto studime kuptojmë se shpirtngushtësia rrit rrezikun edhe për shumë sëmundje të tjera. Ndërsa në anën tjetër, shpirtmirësia, ose thënë thjesht lumturia, duket se ka efekte mbrojtëse për shëndetin. Sjelljet cinike, dyshimi, mëria etj, janë faktor me efekt shumë negativ në botën mentale të njeriut e që pasojat e tyre e rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë fizik, thotë dr. R. Williams, kërkues në lëmin e medicinës në Universitetin e Dukës. Format subtile të shpirtngushtësisë si: skepticizmi, dyshimi, intrigat, mosbesimi dhe animi ka sarkazmat ofenduese, janë të dëmshme mu sikurse vërshimi i shpejt i formave më agresive si: hidhërimi, zemërimit, tërbimit etj. Njerëzit e dëshpëruar janë më të prekur nga sulmet në zemër (infarkti) se sa njerëzit me disponim të mirë.

Dëshmitë faktike, se në çfarë forme apo mënyre sjelljet, qofshin pozitive apo negative, ndikojnë në proceset shëndetësore të organizmit tonë, janë lëndë e kërkimeve në shumë sfera shkencore. Lidhjet në mes të dëshpërimit dhe shëndetit u publikuan para më së 30 vitesh, kur dy kardiolog nga San Francisko, dr. M. Friedam dhe dr. R. H. Rosenman, e sajuan termin e “Tipit A”, përmes të cilit përshkruanin shkakun e sjelljeve i cili bie deri te rreziku nga sëmurjet e zemrës. Personi me karakteristikat e “Tipit A”, anon kah emulacionet e përhershme ambicioze e ngacmuese të përqendruara fuqishëm kah caku të cilin dëshiron ta arrijë dhe atë gjithnjë nën presionin e kohës, pra me nguti. Kundruall personit të “Tipit A”, personi i “Tipit B”, shpalos karakteristika tjera sjelljesh. Ai është i qetë, i matur dhe vështirë kalon pragun e hidhërimit.

Të shprehurit e përkohshëm të simptomave shqetësuese nuk janë edhe aq të rrezikshme për shëndetin. Problemi paraqitet atëherë kur shpirtngushtësia merr formë kronike, pra kur ajo bëhet, si të thuash stil personal. Megjithëse rezultatet testuese vërtetojnë lidhshmërinë mes situatave stresuese dhe sëmundjeve kardiovaskulare, evitimi i faktorëve që sjellin deri tek ato, mbetet ende sfidë serioze për medicinën aktuale!/zeri/
 
Titulli: Efektet e të qenit të lumtur apo dëshpëruar

Hall me qon i lumtur...hall me qon i deshperum se te del ndonje qwe ta prish dite...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top