Edukata islame

Edukata Islame

Edukimi është një formë e veçantë, e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për qëllime të posaçme, sepse nëse njeriu nuk merr edukatë, ai apo ajo do të rritet në një mënyrë ashtu që të jetë i pa dobishëm për shoqërinë dhe qëllimet tona. Ne e sajojmë njeriun që kur të rritet, ai apo ajo të jetë i dobishëm për shoqërinë.
Prindërit janë shkaktar që sjellin fëmijën në këtë botë, prandaj ato janë të detyruar që përveç ushqimit dhe veshmbathjes ta pajisin fëmijën e tyre me arsimim, edukatë të përgjithshme dhe edukatë fetare. Edukata është fytyra më e pastër. Thotë shkrimtari dhe filozofi gjerman Gëte: “ثshtë dëshirë e përjetshme e baballarëve të shohin të realizuar te bijtë e vet dy jetë: atë që u takon vetë bijve dhe atë që kanë lënë pa realizuar në jetë vetë baballarët.” “Po të ishin nënat e edukuara edhe fëmijët e tyre do të lindnin të edukuar..”
Fëmijët janë pasqyrë e prindërve, nëse ato shohin tek fëmijët gjëra që nuk ju pëlqejnë thënë shkurt mos edukim le të kthehen dhe ta edukojnë veten duke lexuar libra të veçanta për edukimin e fëmijëve,të mos bëhet vonë pasi riedukimi është më i rëndë sesa vet edukimi. (O njeri, që e pandeh veten për njeri, lexo vetveten). A ka gjë më të bukur sesa kur shohin prindërit të mbjellur në shpirtrat e fëmijëve të tyre edukatën e si rezultat i kësaj ato e harmonizojnë ditën me punë që e kënaqin All-llahun??!!! A nuk është fakt se çdo gjë kur të shtohet lirohet përveç edukatës e cila sa herë shtohet bëhet edhe më e shtrenjtë. Bujaria, mëshira dhe durimi janë virtyte të njeriut të edukuar mirë thotë (Hasan el-Basri,në librin e tij “NDJEJ SHUSHURIMثN MIKUN NUK E SHOH”), d.m.th. njeriu i edukuar mirë njihet përmes bujarisë, mëshirës dhe durimit. Kurrë të mos mendoj ndonjë prind se rrobat dhe ushqimi janë gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut tënd, gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut është EDUKATA-përkatësisht “Edukata Islame”. Islami sot ka nevojë për student të suksesshëm në mësime,ka nevojë për shkencëtar që të ndikojnë në zhvillimin teknologjik e mbi të gjitha ka nevojë për nëna të suksesshme në edukimin e fëmijëve.

O ju prindër ! Nëse doni që jetën tuaj ta kaloni (jetoni) me nderime, respektime të ndërsjella, mbjelle tek fëmiu yt edukatën dhe mirëkuptimin,kushtoni kujdes të veçantë sidomos edukatës fetare sepse një gjë të tillë e kërkon besimi islam.
All-llahu në Kur’anin famëmadh thotë: “O besimtar! Ruani vetveten dhe familjen tuaj nga zjarri.” Nëse prindërit fëmijët e tyre i edukojnë në frymën islame dhe i udhëzojnë të kryejnë vepra të mira dhe fisnike,me atë i kanë mbrojtur prej zjarrit njëkohësisht prej vetes kanë hequr një përgjegjësi të madhe. Në të kundërtën, i pret dënimi i All-llahut xh.sh. Dihet se çdo prind përpiqet që fëmijëve të vet tu lë miraz (trashëgim). Këtë askush nuk do ta sheh për të madhe mirëpo Muhammedi (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Babai nuk mund ti jap fëmijës së tij diçka më të mirë sesa edukata e mirë”, “Fëmijët e edukuar mirë janë një kapital i madh dhe pasuria më e madhe. E kush ka fëmijë të mirë edukuar nuk duhet t’i frikësohet varfërisë në pleqërinë e vet. Fëmijë e rritur dhe të edukuar janë pensioni më i mirë.” Madhëria e njeriut fisnik është edukata e tij,ndërsa devotshmëria e sinqertë është prejardhja e tij (Hasan el-Basri).

Fëmiu është një pupël në shkretëtirë që era e lëviz….
Ibn Kajjimi thoshte: “O ti me vullnet të dobët. Kjo është një rrugë në të cilën u thinj Nuhu plot 950 vjet. U ther në këtë rrugë Jahjaja, u sharrua me sharrë Zekerijaja, u hodh në zjarr Ibrahimi dhe u torturua Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) kurse t’i kërkon Islam të kollajtë dhe të lehtë që të të vijë te këmbët !!!

Shkruan: Amra XHEMAILI
 
Titulli: Edukata islame

Lumturia e besimtarit


Ubejdullah ibnu Muhsin transmeton nga i dërguari i Allahut, se ai ka thënë:
“Kush gdhin i qetë në vatrën e tij,i shëndoshë në trup dhe ka të garantuar rrizkun e ditës, është tamam sikur ka poseduar të tërë dynjanë.”[1]

Dritë mbi kuptimin e hadithit:
Jeta e kësaj bote është sprovë. Musliman i suksesshëm është ai, i cili për mirësinë që i është dhënë falenderon dhe kur i bie ndonjë fatkeqsi duron. Ai jeton i qetë shpirtërisht. Nëse Allahu i dhuron shëndet, siguri në shtëpi dhe kënaqësi me atë që i është përcaktuar si furnizim, atëherë atij i kanë ardhur të gjitha të mirat e kësaj bote. Me këto tre krahë ai fluturon në atmosferën e lumturisë e le të jetë i lumtur me këto mirësi, vlerën e të cilave ia di vetëm ai që nuk i ka.
Medito me mua mbi këtë hadith profetik të mrekullueshëm, që sqaron përkrahësit e lumturisë të besimtarëve. Besimtari e siguron lumturinë me atë që e ka nderuar Allahu nëpërmjet besimit, bindjes së thellë dhe kënaqësisë. Pas kësaj ai e shton akoma më tepër lumturinë, nëpërmjet mirësive dhe begative që ia ka dhuruar Allahu. Ndër më të dalluarat janë këto tre çështje:
1-Siguria dhe qetësia shpirtërore
2- Shëndeti trupor dhe ruajtja nga sëmundjet.
3- Mjaftueshmëria e ushqimit ditor që është hallall.
Disa shpjegues të hadithit fjalën vatër e komentojnë me shtëpinë e ngushtë në bodrum. Prandaj qëllimi i hadithit flet për sigurinë, që arrihet qoftë edhe në një shtëpi të ngushtë, sepse qetësia shpirtërore e bën njeriun të ndjehet i hapur dhe i qetë. Ndërsa meraku dhe frika e tepërt ia vështirësojnë jetën njeriut edhe nëse jeton në kështjella të larta. Prandaj nga kjo del qartë, se siguria dhe qetësia shpirtërore është e domosdoshme për arritjen e lumturisë dhe këtë e arrijnë vetëm besimtarët.
Një poet ka thënë:
Nëse një djalosh është musliman, ka ushqimin ditor
Shëndetin trupor dhe është i sigurtë
Ka zotëruar dhe sunduar dynjanë
E atëherë ai ka për detyrë të falenderojë Allahun, Dhuruesin e tij.
Shiko me vëmendje konfirmimin që i ka bërë profeti (a.s) për mjaftueshmërinë e përkrahësve të arritjes së lumturisë duke thënë: “ثshtë tamam sikur ka poseduar të tërë dynjanë”.
Kjo ndodh, sepse kënaqësia e rrënjosur në zemrën e besimtarit i ka dhënë mundësi, që të fluturojë në atmosferën e lumturisë dhe i ka siguruar një jetë të qetë nga kjo begati që i është dhënë. Ndërsa të tjerët, të cilët orvaten të grumbullojnë sa më shumë prej të ardhurave të kësaj bote, apo të jenë lakmitarë për të kërkuar sa më shumë nga gërmadhat e saj, të gjitha këto nuk ia shtojnë lumturinë njeriut, sepse ajo është pamje e jashtme mashtruese, në të cilën njeriu gjen prehje për një çast dhe është i gëzuar, por shumë shpejt ai mërzitet prej saj dhe do të kërkojë tjetrën. Ai do ta shtojë dëshpërimin dhe merakun, nëse nuk e zotëron shtesën dhe nëse i jepet një luginë plot me ar do të shpresojë që të ketë një të dytë.
Një poet është shprehur bukur kur ka shkruajtur:
Sa të varfër i njohim të pasur në shpirt
Dhe sa të pasur i njohim të varfër në shpirt

Një poet tjetër është shprehur:
Thonë nuk ka nevojë për asgjë, por për Zotin pasuria
E lekëve është në ngopjen dhe mjaftueshmërinë.
Nga mëshira e Allahut për robërit e Tij është, se Ai e ka bërë burimin e lumturisë së tyre në thellësi të shpirtit, shumë afër tyre. Pasurinë e vërtetë e ka bërë në pasurinë e shpirtit dhe jo në pasurinë e madhe, sepse paraja vjen e ikën, zhduket dhe humbet. Nëse lumturia do të sigurohej në posedimin e një pasurie të madhe, atëherë sigurimi i saj do të ishte mjaft i vështirë. Për këtë arsye profeti a.s. ka thënë: “Nuk është i pasur ai që ka shumë mall, por i pasur është ai i cili është i pasur në shpirt”. [2]Gjithashtu ai ka thënë: “Ka shpëtuar ai, i cili ka besuar, rrizku ka qenë i mjaftueshëm për të dhe është i kënaqur me atë që i ka dhënë Allahu”.[3] Në një transmetim tjetër ka thënë: “Lum si ai që është udhëzuar në Islam, furnizimin e ka të mjaftueshëm dhe është i kënaqur”.[4]

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:
1- Mirësia më e madhe është mirësia e Islamit dhe pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit.
2- Lumturia sigurohet vetëm atëherë, kur ekziston kënaqësia dhe siguria shpirtërore, që është fryt prej fryteve të besimit, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Ata të cilët kanë besuar dhe nuk e kanë veshur atë me padrejtësi, ata janë të sigurtë dhe të qetë”.[5] Ndërsa orvatja dhe përpjekja për të përfituar nga rrënojat e kësaj bote trashëgon fatkeqësi, merak dhe turbullim.
3- Domosdoshmëria e falenderimit të mirësisë, njohjes së vlerës dhe mospërbuzja e saj edhe nëse është e vogël në këndvështrimin e tij.
4- Shëndeti është kurorë e vendosur mbi kokat e të shëndoshëve. Njeri i lumtur është ai njeri, i cili shpejton që të shfrytëzojë shëndetin dhe zhdërvjelltësinë, përpara se të sëmuret apo të jetë i lodhur.
[1] Transmeton imam Tirmidhiu: 2346. hadithi është i saktë
[2] Transmetojnë imam Buhariu: 6081 dhe imam Muslimi: 1051
[3] Transmeton imam Muslimi: 1054
[4] Transmeton imam Tirmidhiu: 2350
[5] Sure El En’am: 82
 
Back
Top