Edmond Shallvari

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Gazeta ne gjuhen shqipe ne Greqi, ALBANIAPRESS ne daten 5 dhjetor 2008 botoi shkrimin e meposhtem te shkrimtarit Bujar Mucaj, per krijimtarine dhe librin e fundit me poezi te Edmond Shallvarit,( ANETAR I NDERUAR I FORUMIT TONE-BLEDI) "Cu beme keshtu!"

Edmondi i antitezës ...




Edmond Shallvari poeti nga Korça ka kohë që po e thotë bindshëm dhe pa droje fjalën e tj poetike, përherë duke e filtruar e situr imtësisht, për të marë atë që do ai, atë përçusen, të aritshmen jo lehtësisht, plot imazhe ngacmuese, plot ndjenjë. Sidoqoftë kjo vepër do ta ngrerë autorin në një nivel më të lartë tiparesh, të bashkrendura këto me përbërsit dhe prirjet e domosdoshme kryesore, pa të cilat nuk ka se si kuptohet poezia, aq më tepër ajo shqipe. Nëse do t’i bënim një potret, potreti i tij poetik mund të jetë i paplotësuar dhe i paarrirë nëse armën e tij të përheshme e të pandarë mendimin filozofik si vë në krahë me antitezën, me një nga figurat më të dashura të njërit prej kolosëve të letrave shqipe Fan Nolit. Vallja e vërtetë e vargjeve të Shallvarit të rrëmben në centrifugën e saj shumëfletëshe e të kërkon që ta hedhësh deri në fund, pa u lodhur e pa u mërzitur e pa u ngjinjur aspak. Filozofia e jetës së përditëshme të shpaloset në poezitë e tij me një thjeshtësi ndjellëse që s’është "thjeshtësi", por një lloj rrjete joshëse e cila të mban peng të të çuarit deri në fund të fjalës, pa rrudhur idhësisht turinjtë e pa thënë shprehjen e zakonshme mbirë në buzët tona "kur do mbaroj dhe ky se na hëngri kot kohën". Nga ndodhitë, bëmat të cilat ai i ka përjetuar në mënyra të ndryshme, gjendja shpirtërore në të cilën është ndodhur në çdo moment, prania e tij si qytetar e poet e ka bërë të shkrihet shpirtërisht me vargjet duke daltuar individualitetin e tij. Të veçantat e kopshtit të Shallvarit nuk mund t’i mbjellë e vjel çdo kush, ndaj ai mëngëpërveshur si një Kadmus, e ka vënë kapelën përmbi sy, e pregatitë parcela të reja ku me durim shkërmoq e shkërmoq fjalën, që të mbijë ashtu si do ai, nga vlaga e duhur jo artificialisht e nga zori. Kras antitezës që është e pranishme gjithandej, atje ku do që vargu të "bubullojë" Etmondi përdor me sukses anaforën si në poezitë, Nëse, Ka çaste, Pres, Valsi, Fataliteti i mundimit, S’pres, Prindërve të mi etj, pa harruar të përdor me sukses edhe metaforën, epitetin e vazhdueshëm, neollogjizmat, retiçencën... Përdorimi i antitezës dhe anaforës nga poeti (anaforën e kanë përdorur me sukses Fishta, اajupi, Poradeci, Naimi etj)e bëjnë të ketë një poezi plot forcë dhe atje ku duhet, pa e tepruar.

Pra kjo është poezia e Shallvarit me një strukturë të lidhur e të qëndrushme midis vargjeve e strofave që edhe nëpër ato "prita" ku mund të duket se ka pengesa ai me takt e mjeshtëri ka ditur të ngrerë mbi kalime e nënkalime që të nxjerrin lirshëm. Largimin e të atit dhe të nënës nga kjo jetë ai e sheh disi ndryshe dhe forcën e vetë poezia e ka pikërisht tek ai bashkëbisedim at-bir, nënë-bir (rrënjë-filiz) (pemë-rrënjë) i bërë vite e vite të tëra dhe e vazhduar dhe atje përtej jetës...duke e lidhur dy jetët (Pak ju jap e shumë më jepni) me atë fjongon e mallit që ikja të duket si një "shëtitje e zakonshme" që kjo ikje të jetë sa më e lehtë sa më pak e dhimbëshme. Dikush do të thotë se në këtë poezi mund të shohim prirje të një filozofie idealiste që dashur pa dashur i jep të drejt tezës së pranimit të shpirtrave e quajtur ndryshe spiritualizëm, por dihet se spiritualizmi është pjesë botkuptimore e poetëve të shumtë rreth e qark globit, pa lënë këtu mënjanë edhe botkuptimin fetar, tabu këto do t’i quanim në këto vite edhe për ne janë të tejkaluara. Përdorimi me takt i dialektizmave (tëndet, kllëngjo, zhëngë, murmur, felat etj.) në disa poezi do të thoja se nuk ia ulin, por ja shtojnë më tepër vlerën vëllimit "ا’u bëmë kështu!", duke qënë dora e fundit e penelatave për ta potretizuar e njohur më së miri nga larg si korçar poetin. Po në këtë vëllim po të vëresh me kujdes do të piqesh diku edhe me fjalë të reja, neollogjizmat të cilat i përmeda më lart, që autori ka ditur t’i përcjellë natyrshëm tek lexuesi, si pararojë "të armatave" të tjera në kohët e mëpasme.

S’pres çasti çdo më sjellë
Po çfarë do t’i sjell unë çastit
S’pres hapin ku do bjerë
Po ku do ta hedh un’ hapin

Shallvari nuk i përket asaj kategorie poetësh me poza akademike që poezitë për atdheun, kalldremet e rrugëve ku u rritën i quajnë të dala mode dhe për hirë të përqafimit të modernes e abstraktes kanë kohë që i braktisën. Labirinteve të modernizmit ku si idhull i tij mbeten Kafka me shokë, Mondi di sekretet se si të futet e të dalë prej tyre, se ato kokrrizat e dheut, prej Parnasit shqiptar, nga ku ushqehet muza e tij, janë si filli i arianës. Poezia e Mondit mbart edhe sinqeritetin e dashurisë për atë vend që e priti. ثshtë ai hap i poezisë së lart cituar ku poeti shpalos jo ngutshëm në tokën mikpritëse të kulturës, ullirit e dafinës...dhe që i dhuron padyshim ndjesi që ai mos t’i duket vetja i braktisur me një botë, mikrobotë... sa një valixhe refugjati. Poezi të tilla si Shpirti shqiptar, I dola botës, Korça ime, Atdhe, Shqipja etj janë vrulle të kreshpëzuara vargje himnizuese të shpirtëzuara, pa dorashka në adresë të dheut nga erdhëm. Një kapitull të konsiderueshëm do të thosha se zënë vend dhe poezitë dashurore që Edmondi si ka të pakta. Atë dashuri konkrete ai e ka hedhur nëpër vargje në mënyrë të rrjedhshme pa shtrengime deformuese, ashtu butë-butë si shiu i majit dhe aroma e stinëve pranverë-vjeshtë që ndjellin e sjellin veç për ata që dinë dhe e çmojnë dashurinë.Gruan ai e sheh jo thjesht si një partner i domosdoshëm të prirur ndaj punës, edukimit strikt të fëmijve, rregullave të rrepta shtëpiake, por edhe si pikën tjetër të atij poli ku mblidhen meridianët e asaj që quhet dashuri.

Dhe kur pak koha na ndau
Kohën tonë s’e ndau kurrë
Dhe kur shpirti ynë qau
Lotët tanë i patëm urë.

Nuk e di se sa e vjetër
ثshtë fjala e dëgjuar
“Larg syve , larg zemrës”
ne më shumë na ka afruar.

Pra ky është poeti i çuditshëm Edmond Shallvari që meriton më shumë radhë e respekt dhe padyshim vendin e duhur në shtëpizën poetpritëse e të larmishme të poesisë shqipe, gjithmonë me të veçantën e papërsëritshmërinë e tij. Do të desha që në poezitë e Shallvarit, ashtu siç janë bërë pentagrame për serenatat, të ishin bërë strehë e degë bredhash e pishash për atë...borën që dhe ne që sjemi korçarë e jo veç ne, s’mund ta kuptojmë e kujtojmë ndryshe, Korçën. Mos ndoshta qënia për një dekadë a më tepër në Selanikun e pa dimërt, ku stinët bëjnë paradën ndërruese pa u kuptuar, e ka bërë tu largohet disi bukurisë dimërore të Korçës në vargje, e përgjithësisht pejsazheve të mirfillta poetike, apo vetë stili krejt i veçantë "arisokrat"që nget ndryshe nga të tjerët, plot meditime filozofike e ndryshojnë dhe e zvogëlojnë në një fare mase raportin poet - natyrë në krahësim me të tjerët, si Gjikuli që mund ta përfytyrosh si një njeri-shkemb në buzë të detit, apo gati-gati si një Poseidon në miniaturë, Kapuranin e Floqit si një njeri-pemë, njeri-lis mes lisave kryelartë apo mes ahishtës së blertë që jep e merr me to dekada të tëra aq sa e kanë pagëzuar me nofkën Poet i Blertë, Bedri Dibranin si një Muj që s’rresht tuj kuvendu këmbëkryq a majëkrahi me malet dhe kërkon të matet me lugjet, qafat, grykat... e tyre, Selimin e urtë si një buronjë e kthjellët Trebeshine që s’lodhet së puthuri e përqafuari Vjosën... duke bërë xheloz e vënë në merak Përmetin e Goricën e tij të vogël. Sidoqoftë unë me sinqeritet ju ftoj një vizitë tepër çlodhëse mes vargjeve të librit "ا’u bëmë kështu!", dhe besoj se kur të ndaheni prej tyre do t’i thoni autorit: ا’e paske bërë një punë të mirë bre Mondi!
 
Titulli: Edmond shallvari

Pak nga libri tim, "E megjithate...jetojme!"



Maliqaret 1997-a i beri pronare tankesh, fale repartit tankist ne zonen e tyre. Nje grup i tmerrshem korcar, i njohur per vjedhje e krime te renda, 1997-a i beri pronare mallrash elektroshtepiake(vec mijra te tjerave), fale dyqaneve dhe supermarketit te vetem ne qytetin e tyre. Te dy grupvjedhesit korcaromaliqar, realizuan shkembimin me te cuditshem te te gjitha koherave, te vjetra apo moderne qofshin.
Nga grupi korcar:"Mirdita. Si vene punet?"
Nga grupi maliqar:"Bereqaves. Jo aq sa juve ama".
Nga grupi korcar:"Mos u qani. Nga armet jeni me mire se ne".
Nga grupi maliqar:"C'i duam vetem armet. Ju keni tere dyqanet ne dore".
Nga grupi korcar:"Ha,ha,ha! Po pse jemi ketu, te merremi vesh me njeri-tjetrin. Troc muhabeti! Duam nje tank!"
Nga grupi maliqar:"Nje e dy po te doni, ju cfare na jepni nga ato tuajat?"
Nga grupi korcar:"C'te doni. Pranoni nja dhjete video e ndonje televizor per nje tank?"
Nga grupi maliqar:" E thene e bere!"
Shtrengim duarsh dhe ne prezence te dy grupeve, realizohet kembimi i mesiperm. No koment!


......
Nuk di, nese mund te kete pas kesaj jete, ferr me te keq dhe parajse me te mire, nga c'ka provon ne kete jete krijesa njerezore. Nuk di, nese arshiva e ferrit dhe parajses imagjinare mund te kete me shume djaj e engjej, nga c'ka djaj te kthyer ne njerez dhe njerez te shfaqur si engjej, arshiva pa mbarim e realitetit njerezor.
Por di ama, qe ndryshe nga c'thuhet per mevetesine e ferrit dhe parajses imagjinare, ne te gjalle tone ka nje mpleksje kaq te koklavitur mes tyre, sa dhe Zoti vete eshte terhequr dhe na i ka lene ne ne dore t'ja dalim mbane.
"Ama keshtu, qenka?", ka menduar gjithmone krijesa njerezore dhe qysh ne hapat e para te shoqerise e deri me sot, s'ka bere gje tjeter, vecse ka krijuar jete parajsore me mjetet e ferrit dhe jete ferri me mjetet e parajses.Nuk eshte aspak e zorshme ta ndjesh, ta shohesh dhe ta provosh, ne forma e reaksione te ndryshme, kete te vertete mijravjecare, qofte dhe ne caste te zakonshme te jeteses.
 
Titulli: Edmond Shallvari

Behet fjale per anetarin Mondsha mos gaboj :)

Shkruan shume bukur dhe ka hapur disa tema me shkrimet e tij. Une personalisht e ndjek ne cdo postim dhe eshte nje nder i shumefishte per ne, si shqiptare dhe si anetar i forumit tone.

Suksese ne rrugen tende te mrekullueshme te poezise Edmond !
 
Titulli: Edmond Shallvari

TITULLI
E megjithatë jetojmë

Redaktoi: Edmond Shallvari
Kopertina: Autori
Botim i Klubit të Shkrimtarëve "Bota e Re" Korçë
Korçë 2006



Dedikim

Këtë libër ja u dedikoj:
Prindërve të mi të paharruar,
që sa shumë më dhanë
dhe sa pak munda t'ju jap në të
...............gjallë të tyre.


Mirelas sime, të vetmes grua që
i jep kuptimin e vërtetë jetës bashkëshortore.
Jorgos dhe Piros, djemkave të mi,
që me siguri do më falin për çdo
mosplotësim dëshirash fëminore dhe rinore.


..........................E megjithatë jetojmë!





Në vënd të PROLOGUT

I ulur para kompjuterit jam në dilemë. Të shkruaj apo jo kujtimet e mbresat e kësaj jete, të meditoj e konkludoj për ngjarje, njerëz, që me dashje apo pa dashje më kanë lënë gjurmë në jetesën time, apo të vazhdoj t'i mbaj të mbyllura në arkivën e trurit, deri sa dalngadalë t'i amortizojë koha dhe siç thuhet t'i marr me vete në botën tjetër?
....Për çudi, kaq ishte dilema, sa unë i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari është e pamundur të pres botën tjetër, pa i lënë kësaj bote shumicën e të panjohurave tepër të çuditshme, të besueshme e të pabesueshme, serioze e qesharake, të bukura e të shëmtuara njëkohësisht. Dhe për të rruajtur disi ekuilibrin mes këtyre dy botëve, më lejoni që e shkrojtura të ketë më shumë simbole e domethënie, se sa reportazhe, më shumë njerëz realë, se sa emra realë, duke lënë diçka e për botën tjetër.
....Mos prisni të gjeni llogjikën e një romani, ndonëse ka dramat e tij, mos prisni të gjeni llogjikën e një autobiografie, ndonëse ka të vërtetat e saj. ثshtë një rrëfim, por edhe bisedë, është nje debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu siç ndodhemi në një takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje të ndryshme në kohë, dua të veproj dhe unë në këto shkrime.





1997

....Ju uroj mirseardhjen të gjithëve dhe ndërkohë që Mira do merret me qerasjen, po filloj me shkrimin e parë, që mund të jetë i njëzeti në rradhën e kujtimeve.
....Ishte fillimi i 1997-s dhe ndofta unë me Miran ishim të vetmit jashtë shtëpisë, atë natë, kur krisma e parë shpoi errësirën dhe paralajmëroi ardhjen e ditëve kataklizmike dhe për Korçën tonë të dashur. Ishte një paralajmërim pa afat, që nuk priste përgjigje nga askush, ndaj dhe përmbante të thënën e të bërën menjëherë, që ithtarë të ndryshëm më pas e interpretuan sipas ithtaritetit përkatës. Ishim për vizitë në shtëpinë e Fredi Blushit, kur trokiti dera dhe dëgjova zërin e të vëllajt taksixhi të thotë lajmin më absurd e të çuditshëm, "Po vinë!" Ceremonia e mikpritjes u la në mes dhe ne si të ngrirë nga ajo thënie hutuese u ngritëm dhe ikëm, si për t'ju larguar asaj që po vinte atë natë. Qyteti i errësuar nga nata dhe mungesa e dritave, m'u duk si i lënë në mëshirën e atyre që po vinin s'dihej se nga ku e për çfarë.Kur u afruam para bibliotekës, një krismë na ndali për një çast frymën e na shpejtoi ecjen e trembshme. Pra ata që "Po vinë" kishin ardhur çuditërisht bashkë me natën, duke veshur petkun e zi të saj, që paralajmëronte të tjera veshje të zeza të nënave e motrave korçare. Arritëm me një frymë në shtëpinë tonë, kur aty nga lulishtja e Shën Marisë filluan dhjetra krisma armësh të çanin errësirën e natës së parë korçare. Morra shpejt kasetofonin dhe hapa derën e ballkonit. Pasi vura një jastëk poshtë, u shtriva mbi të dhe shtypa butonin e inçizimit. Mira më lutej të futesha brenda se s'dihej ku shkonin plumbat, por unë vazhdoja të merrja çdo krismë duke folur e rënkuar, i përfshirë nga një trishtim deri në dhimbje e dëshpërim. Ajo kasetë është dëshmia më e padeshifruar e absurditetit njerzor, por dhe akuza më ironike ndaj kujtdo analisti apo ithtari, që ato krisma netësh e ditësh të 1997-s nxituan t'i pagëzonin kryengritje e revolucion popullor. Mund të më gënjeni me kohën e kryengritjeve dhe revolucioneve të pajetuara dhe unë të mirëbesoj, por mos bëni krim ndaj të ardhmes me pseudointerpretimet e të sotmes.
Dhe kështu, pas asaj nate të parë krismash, Korça u gdhi e pushtuar nga ata që "Po vinë". Këto qënie me këtë emër pa emër, atë natë të parë krismash, përdhunuan qytetin tim, vendlindjen time, jetën time, tënden, tuajën, por edhe vetveten.

* * *

Akte komedie të një tragjedie të saponisur.......

I pari veprim që bëra atë mëngjes të parë, ishte vajtja në shtëpinë e gjykos, siç i themi babajt të Miras dhe të dy në mënyrë instiktive morrëm rrugën drejt një reparti ushtarak në minierën e Drenovës. Si dy shqiptarë të rrezikuar nga pushtues shqiptarë, kërkonim armë për të mbrojtur familjen nga çdo sulm i mundshëm barbarësh. Rrugës rrëzë maleve, lëvizje kaotike njerëzish më krijonin idenë e një beteje të dështuar, që ende s'kish filluar, Krisma të thata e më pas breshëri, mbushnin luginën dhe ne ulnim kokën për t'ju shmangur plumbave. Mundohesha të dalloja në ato qënie që ecnin në drejtime të kundërta, ata që "Po vinë" nga ata që "Po iknin", por le ta lemë për më vonë këtë dilemë, që në ato çaste pak rëndësi kishte. Arritëm në një depo ushtarake, që ndofta një ditë apo disa orë më parë i vinte shtatë t'i afrohej vetë ariut të Bozdovecit, hymë brenda dhe të vetmet pajisje të pa rrëmbyera ishin ato kundërkimike. Gjykos i vajti syri në një pompë spërkatëse dhe kur e morri më tha se i duhej për të bërë me ilaç rrushtë e oborrit. Kaluam në një depo tjetër, ku të ikurit kishin lënë topat e tipit të lehtë (shyqyr që morrën të tyret), ca mushamara dhe armë zjarri gjysmake. Kërkuam gjithandej për ndonjë pushkë apo automatik, por zhdukja e tyre ishte bërë si me magji. Ca karikatorë i futëm në një çantë, kur në një arkë të hedhur kuturu, gjetëm qindra fishekë. Disa arka që i kapërcenim pa i prekur, ishin dëng me bomba, por ç'na duheshin ato në kushtet e luftës brenda pallatit. Në hyrje të repartit, ndali një furgon i vogël dhe sa hap e mbyll sytë, bombat u zhdukën. As na shanë e as na ranë, por me një të thënë, "Bëni mënjanë!", mallin bombë e përlanë. Në të dalë të repartit, m'u afrua një kameraman dhe një person me mikrofon në dorë më pyeti greqisht, që përkthyer nga një shoqërues, kërkonte të dëgjonte diçka nga mua për çka po ndodhte aty. Shpreha hutimin e shqetësimin tim për atë situatë anormale e të rrezikshme dhe bëra thirrje mos dëmtohej e keqpërdorej asnjë material në depon me mjete e materiale të karakterit kimik. Nuk mbaj mend me hollësi çfarë thashë tjetër, por di që ai grup televiziv ishte një kanal grek dhe që persona që më njihnin e jetonin në Greqi më kishin parë në televizionin grek. Siç dukej, gjithçka po ecte si nëpër skenarë të njohur filmash, ku s'mungonte prezenca e një fotoreporteri, në këtë rast grek, as aty në një repart ushtarak mes humbëtirës së maleve.
Me një çantë në sup, me ca karikatorë e fishekë brenda, më dukej vetja i çarmatosur pas një beteje imagjinare, por me njerëz e protagonistë realë. Më i "fituari" ishte gjykoja me trofenë më të çuditshme të betejave: Pompën spërkatëse! Kur u ndodhëm në rrugën anash varreve të qytetit, disa vetura kaluan me shpejtësi dhe gjysmatrupash jashtë dyerve, duke shkrehur kallashnikovët me tytat drejt qiellit, thërrisnin e çirreshin si triumfatorë. Hymë në qytet dhe në një rrugicë prapa pediatrisë, ndaluam pak si për të marrë veten. Më ka mbetur në mëndje një skenë trishtuese atë çast ndalimi. Një i njohur që në universitet, mësues i gjuhës së huaj, ecte nxitimthi duke mbajtur mbi sup një derë të shkulur në një objekt, që kur pa tek i bëra shenjë me, "Edhe ti?", u skuq, uli kokën dhe iku pa më folur. Kjo logjikë absurde, shprehje e një primitiviteti që si atavizmë ekzistoka brenda qënies njerëzore, më ka munduar vazhdimisht dhe më ka vështirësuar analizën e mjaft situatave dhe rrethanave të realitetit shqiptar. Rregullimi i vetvetes, nëpërmjet çrregullimit jashtë saj, mikroparajsa e individit, mes ferrit shoqëror, janë prezencë në të gjitha shkallët e veprimtarisë së njerëzve e të rangjeve në shoqërinë shqiptare....... (vazhdon)






Libri është 273 faqe e përmban dhe foto të Korçës në vitin 1997...
__________________



Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës. ثshtë larguar nga Shqipëria në vitin 1997, duke vazhduar e sot e kësaj dite jetën në Selanik, Greqi.

(PO BEHET GATI DHE ROMANI I TIJ I PARE TE CILIN E KA NE CD AKOMA(bledi) )
 
Titulli: Edmond Shallvari

Behet fjale per anetarin Mondsha mos gaboj :)

Shkruan shume bukur dhe ka hapur disa tema me shkrimet e tij. Une personalisht e ndjek ne cdo postim dhe eshte nje nder i shumefishte per ne, si shqiptare dhe si anetar i forumit tone.

Suksese ne rrugen tende te mrekullueshme te poezise Edmond !
po nostra per kete anetar behet fjale.
eshte nder per ne qe e kemi mkidis nesh :)
 
Titulli: Edmond Shallvari

8.10.1991
As gjumi s'me mburret se me mund, as une s'i mburrem atij se e mund. Ai u bind se s'me mposht si gjithe te tjeret, sikurse une jam i bindur se nuk e mposht plotesisht ate. Kemi rene pra, po te shprehem me gjuhen e parlamentareve, ne nje konsensus te perbashket. Ai te me lere rehat gjysmen e nates e une gjysmen tjeter.
Ja tani qe po shkruaj, do dhe pese minuta te veje ora 23.00. Nuk ndjej aspak gjume, ndaj dhe vendosa t'i hedh keto mendime ne kete liber-bllok. Eh, si u nisen e si vazhduan shenimet e mia, lere pastaj fundin e tyre!
Nuk dua te perseris veten. Cdo shkrim, sado i dobet qofte, dua te jete i vecante ne llojin e vete. Lexuesi duhet te kuptoje se ne c'gjendje shpirterore jane hedhur shenimet. Ndersa shkrimtari, ne pergjithesi krijuesi, ka nje fare komoditeti, qetesie dhe kushte per te shkruar dhe ulet te shkruaje i cliruar nga hallet e dites, une ndryshe prej tij, kam shkruar ne caste te veshtira e te renda shpterore, ku perzjeheshin dhimbja, revolta, fatkeqesia, tronditja psiqike, etj, etj.
Mendoni castin kur ne telefon zeri i kirurges te thote lajmin e kobshem per vdekjen e sigurt s'afermi te mamase. Mendoni pra! Me nxitim ec drejt shtepise, drejt asaj qe me dha jete, per ta pare edhe ca kohe, duke ditur se s'do ta kem me. E pikerisht me lot ne sy, ne nje dhome me te, ulem e shkruaj me dore te dridhur revolten time ndaj padrejtesise se jetes. Mendoni pra!
Me shume dhimbje se gezime, shpirti im ka mundur te shpertheje, i shperqendruar ne faqet e bllokut.
E ne kete dhimbje familjare, per ironi te fatit, mplekseshin dhimbjet shoqerore, tronditjet e zhgenjimet e medha.
Mendoni nje djale te apasionuar pas filozofise, qe shfleton per dite Marksin, Engelsin, Leninin. Gjen aty mjaft te verteta, i ben pjese te botkuptimit e vjen nje dite kur gjithshka kthehet ne te kundert.
I semuri per mend, udheheqesi yne i "madh", qe na u shfaq e injektoi me nje ideologji te sajuar e shtremberuar ne kulm, doli se ishte i prire nga mania e madheshtise, duke e lene popullin ne pike te hallit. Mendoni pra kete te ri, qe me raste lexonte per Hegelin, Frojdin, si zhgenjehet nje dite per ata qe ndryshe thane e ndryshe bene.
Kishte te drejte i paharruari baba, qe prej kohesh e kishte kuptuar mashtrimin e pseudokomunisteve, duke mos pranuar kurfare lidhje me instancat e larta.
Bashkoju ketyre tronditjeve shpirterore, morale, veshtiresite e medha ekonomike dhe kuptoni se c'qenie njerezore del para perfytyrimit tuaj. E ne kete mugetire, une mundohesha te qetesoja shpirtin neper flete. Injektimi kishte bere te veten. Ne disa shkrime vazhdoja me moralizime, me politizime e me budallalleqe te tjera. I lumte injektuesit! Ideali i se mires na kishte zene syte para realitetit te keq. Ja qe keshtu u gatuam, ta marre dreqi! Vecse ne kete gatim, vec idealit ishte dhe frika, frika para cdo rreshqitje, shkarje goje, qe mund te te conin ne biruce. "Edhe murret kane veshe", ishte paralajmerimi familjar. Dhe flitej me ze te ulet per padrejtesite e jetes. Vetem duhet thene se ai, Zeusi, justifikohej prej nesh, me hallet e shumta qe kishte mbi koke. I lumte pra, sa bukur lojti me ne! A nuk ishin veprat e tij ne krye te bibliotekave e faqeve te murrit? Mohojeni, po te doni! Po fotografite? Ja ata, shoferet, qe u linden e mplaken mbi te njeten makine te amortizuar, e vinin ne krye te kabines ate, liderin e madh. Kudo ai shfaqej si nje perendi e gjithfuqishme. C'te zgjatem per te! Glorifikimi i madh do sillte patjeter te kunderten e vet, mohimin e madh.
Proletari i Marksit, i zhveshur nga cdo pronesi shekullin e shkuar, do te behej i lire dhe zot i fateve te veta ne socializem. C'ndodhi? Kapitalizmi vazhdoi edhe pas Marksit, edhe pas Leninit e Stalinit, vazhdon sot e do vazhdoje s'dihet deri kur, kurse proletari i Marksit duhej te kishte mbaruar prej kohesh, po te shtrydhej. Ne fakt ai ofendohet ta qush proletar, pasi ka dinjitetin e tij ne shoqeri, nuk punon 12 apo 16 ore, nuk eshte ne minimumin e jeteses dhe ka se c'te haje, pije e vishet, ka banese ku te jetoje e keto te gjitha, jo minimale, por mormale. Se c'ka pronari, i ashtuquajturi shfrytezues, atij pak i intereson. E kamura e njerit, mund te jete nxitje e tjetrit dhe jo rrembim shkopi per ta goditur ate. Pra, s'kemi ekstremitetet absolute, varferine absolute, por nje varferi relative, qe s'te josh ne fushen e betejave te pergjakshme, te revolucionit me dhune. Por ja, tek ne propogandohej kapitalizmi i kalbur dhe jeta jone e lumtur socialiste. Eh, sikur te ishte keshtu me te vertete per ne! Ne ishim e mbetem proletari i Marksit dhe bota eci perpara, pa care koke per pozat tona.
Se sa proletare ishim ne, e tregon realiteti i sotem se sa proletare mbetem ne fund te ketij shekulli. S'kemi asgje vec kraheve tona, vec mendjes sone. Po kujt i vlejne ato sot, kur bota ka ecur kaq shume ne shkenca e dituri, ne teknologji, etj, etj.
Ja pra sa zoter te vendit e te vetvetes u beme ne, ne te ashtuquajturin socializem. Ne fakt ne ishim si ato kaviet laboratorike, qe provuam ne trupin tone eksperimente nga me diletantet, te kryelaborantit Enver.
Dhe ja ku arritem. Ku jemi, ku do veme? Horizonti i famshem eshte i pakapshem. Sa me shume i afrohesh, aq me larg shfaqet ai. C'na dha "socializmi"? Pyesni ndryshe: "C'na la ai ne fakt?" Minuse, qe s'dime si do t'i kalojme ne kahun tjeter.
Dhe ne mburavecet, tani i themi kapitalizmit: "Ajde, na ndihmo!"
Sikur te mbante ai inatin e 46 vjeteve, c'do behej tek ne ne kete gjendje qe jemi?
Tani une shtroj pyetjen: "Me mire nje socializem i kapitalizuar, apo nje kapitalizem i socializuar?"
Te ndodhte e dyta, sa mire.
Ne duhet te bejme te paren, per te arritur tek e dyta. E shihni c'rruge kemi per te bere? Aq me teper ne, qe patem nje socializem te cuditshem, te ngaterruar, te bastarduar.
Ndaj s'duhet zgjatur. Ndaj sa me shpejt, me ca dhimbje, ta bejme kete akt shpetimtar.
Durojeni kete dhimbje o njerez te vojtur, se dhe foshnja s'lind pa dhimbje!



tjeter

Po aty, diku me tej...
14.5.1990
Pas nje nderprerjeje te gjate, ja ku po shkruaj perseri per ty Donald.
S'ke pse te me qortosh per kete pauze. Pa shikoji me se jane mbushur fletet? Besoj se kur t'i lexosh ato(po ta kuptosh shkrimin tim te keq nga te nxituarit), do me japesh te drejte. Gjithshka o bir qe ka te beje me njerezimin, ka hyre ne jeten e gjithsejcilit. Jetojme si individe, por ne nje familje, qelize e shoqerise. Ja se si ingranohemi, si pjestare te shoqerise njerezore, ku nderthurren gjithe ato interesa. Te shkojme me tej, te dalim tej shoqerise sone, e perseri shohim grupime njerezish ne klasa, shtresa, popullsi. Pavaresisht nga vecorite, specifikat, a nuk perben gjithe kjo larmishmeri popujsh, vete njerezimin e Tokes sone?
Prandaj jemi te ndjeshem per kedo e per kudo ku lind, rritet nje jete njeriu, ku vdes e perseri vazhdohet breznia njerezore.
Ndaj o bir, babi tend s'mund te mbyllet ne guacken individualiste e te perserite vetveten. Ai eshte i ndjeshem per gjithshka ka lidhje me njerezimin, per hallet e gezimet, vuajtjet e humbjet, lindjet e fitoret, per qeshjen e sinqerte e te shtirur, per skenat e prapaskenat e drames se popujve, per vete dialektiken e zhvillimit te shoqerise njerezore.
Duhet t'i kuptosh keto ndjenja, t'i pastrosh nga veset e pasurosh me virtute, per te qene realist ne vleresimin e ngjarjeve. Nejse.
Tani po rikthehem perseri tek ty, pasardhesi im.
Po te perkushtohem ty, se ate qe humba une, s'dua ta humbasesh ti. Eshte humbje e shkaktuar nga kushtet, rrethanat, nga vete kufizimet e kohes. Babi tend do deshte te dilte me tej, fale sedres se tij, megjithate s'eshte humbje fatale. Ajo mund te zvogelohet, ndonese jo te zhduket plotesisht, pasi jeta rrjedh e ate c'ke lene mangut ne nje pjese te moshes, s'mund ta plotesosh kursesi me tej. Dicka mund te besh per te rifituar ose plotesuar pjese te saj, e megjithate jo perfundimisht. Ne disa drejtime mund te besh me shume, ashtu sikurse ne disa te tjera s'mund te besh asgje.
Per kete do flasim bashke me vone, kur t'i kuptosh gjerat me thelle e neqoftese natyra s'do ma cenoje jeten time. Duke qene i paditur per te ardhmen time, le ne shkrime pjese te mendimeve te mia, te gjykimeve e deshirave te mia. Mund qe dhe vetem me to lexuesi te zgjerohet vete, te depertoje ne vazhdimesine, ne kuptimesine e plote te tyre.
E sheh si me rrembeu e shkruara dhe "harroj" fillimin e saj?
---- . ----



Shkeputur nga Kapitulli i Shkrimeve e Reflektimeve te mia(1 Maj 1988-4 Mars 1992)

13.11.1990
....Tani e kam ndergjegjen te trazuar per c'ka po kalon kombi yne. Sejcili ka pergjegjesine morale per fatin e kombit te vet, qofte personalitet i cdo rangu, qofte qytetar i thjeshte.
Dua o bir ta heq krejt mikrocipen, qe dalngadale dikush na i veshi fytyres per te na bere dyfytyresh. Kujtdo i dukej se kishte fytyren e vet, pa vene re cipen, masken.
Padjallezia rinore nuk mund te kuptonte ironine e realitetit.
Por une, o bir, e njoha shpejt realitetin dhe po me ate shpejtesi shkaterrova cipen, sado e vogel te ishte ajo.
Une, Donald, kam bindjet e mia tashme. Ato me thone qe e verteta duhet pare ne sy, ne do te jesh i vertete vete. Ndryshe genjen veten me iluzione, ashtu sikurse shkaterron veten nga deziluzionet.
Bindjet e mia ne fillim rrjedhin si ajo ujvara mahnitese, por me pas perplasen si ne fundin e saj, shkumbojne dhe zhurmojne fort, derisa ne konflikt e polemike, gjejne shtratin rrjedhes te tyre.
Mendimet e mia, o bir, permbajne frymezimin adoleshent. (Oh sa teper zgjati kjo adoleshence mendimesh fluturuese!)
Teoria marksiste te ngjall frymezim ne moshen 15-20 vjecare. Enderrat e se ardhmes te japin krahe e ti kujton se i tille behet realiteti. Ti vrapon e kujton se po me ate shpejtesi vrapon dhe realiteti. Ndal pastaj vrapin per te marre fryme per me tej, por c'te shohesh? Je i vetem ne universin ku ke arritur. Mos valle deziluzionohesh per c'ka ke fluturuar ne ide? Jo! Megjithate, deziluzionohesh. Per cfare pra? Per realitetin qe s'te ndoqi pas, apo per veten qe e cove aq perpara realitetit? Per te dyja bashke.
Atehere i rikthehesh realitetit dhe vetvevtes. Zbret nga maja e Olimpit, ne token tende. Fillon ta shohesh drejt e nesy realitetin dhe thua, dhe pyet: "Kush e ka fajin per prapambetjen e tij?"
Sic e fillova, aj te mbaroj. Prandaj boll per sot, per t'i shprehur me te permbledhura mendimet e mia.
C'kusur ti Donald te merresh me to, atehere kur s'dihet cfare realiteti do jete. Ndofta do cuditesh, ndofta do te te vije keq.
Vetem gjyq mos me bej, se ty do te te marr per avokat mbrojtes.




tjeter

Dhe "hera tjeter", erdhi pak si shpejt. I jam qepur librit tim dhe bej c'bej i "vjedh" pjese te ndryshme. Kete rradhe i "vodha' dicka ku flet per hrimatistirion(bursen).
....Le t'i leme, miq te te dashur, te miret e te liqte imagjinare, ne boten e llafollogjise televizive. Cdo e folur e tille, duket sikur kenaq degjuesin, ashtu sikurse cdo e degjuar e saj, duket sikur kenaq folesin.
Le te prekim realitetin e fjaleve dhe mos stresohemi nga fjalet e realiteteve te sajuara e hiperbolizuara per keq. Sepse, bursa e fjaleve te tilla eshte kaq e fuqishme, sa jo vetem ja kalon, por edhe mund t'i ndroje kursin, burses se aksioneve.
S'ka me lire se shitja dhe blerja e fjaleve, por s'ka me fatkeqesi se abuzimi me to. Sepse vjen casti i krizes se fjaleve, kur shitesi s'ka me c'te shese dhe bleresi mbetet me gisht ne goje. Dhe atehere...
Tamam si me piramidat ne Shqiperi dhe me hrimatistirion(bursen) ne Greqi.
Eshte, s'eshte vendi, me doli vetvetiu kjo teme, qe s'ka pse ta le per me vone. A nuk eshte vete jeta jone e mbarsur me sa e sa vetvetira, sa s'merret vesh, ku dhe kur fillon njera e ku dhe kur tjetra?
Dy fqinjet e perjetshem, me rrenje kaq te thella ne Ballkan e te perzjera me njera- tjetren, sa zor t'i seleksionosh ne disa raste per efekt identiteti, do pesonin sipas menyres se vet te njejtin fat humbes te parave, labirintheve te lojes se ndyre te burspiramidave apo hrimapiramidave.
Per humbesit pak rendesi ka komoditeti apo primitiviteti i kesaj loje, kur duart e futura ne xhepa nuk gjejne as nje kacidhe vec zbrazesise se tyre. Ndryshimi ne kohe ne kufijte e dy shekujve dhe mosberja e analogjive te peraferta mes piramides shqiptare dhe hrimatistirios greke, jo vetem qe s'ndalen perseritjen e historise se krizave te tilla financiare, por jane nje deshmi e pashmangesise se ekstremitetit polarizues te shoqerise se sotme. Ne rast se ne Shqiperi u shkaktua nje 1997-e, qe s'beri gje tjeter vec ndroi me dhune portat e protagonisteve, por jo vete ata, ne Greqi, sofistikimi i mekanizmit ekonomiko-financiar shmangu nje tragjedi te tille. Por ama nuk mund te shmangte kursesi tragjedine e perditshme, te pabujshme, te qindra e mijra njerezve, qe e pesuan me gjithe mend si Sizifi.
E pesoi shqiptari ne vitet e fundit te shekullit te njezete, qe sa filloi te ngopte pak syte me nje prone e ca para, ja zhduken si me magji mumjet e ringjallura te piramidave.
E pesoi greku ne fillim te shekullit te ri, qe kur kujtoi se paradiso(parajsa) mund te provohet edhe ne kete jete, ja shtyne per ne boten tjeter, te sterngopurit e pangopur afendikoj te hrimatistirios e cdo celesi tjeter te ekonomise greke.
Ca miliona dhrahmi, qe kishin vene nje jete te tere Dhimitri me babane, i shnderruan ne aksione imagjinare, me shpresen e shtimit te tyre ne perqindje me te madhe se ajo e bankes.
Sikur te hipnotizon kjo aparence verbuese e shumefishimit te parave jo vetem pa djerse, por thjesht me nje shetitje apo telefonate zyrave te hrimatistirios. Ikin ditet e javet dhe parate e hedhura, sikur t'i kishte mbarsur ndonje makineri cudiberese parash, fillojne e shtohen, bile ne rastin baba-Dhimiter u dyfishuan. Atehere, ne vend te nje operacioni te menjehershem per terheqjen e tyre, lindin te tjera plane jetese qe jo vetem ndalin kete operacion, por kush ka te tjera dhrahmi i kthen perseri ne aksione. E kur s'ka para te thata, merr kredi, e kur s'merr kredi, shet ndonje prone, e kur s'ka prone shet shtepine e keshtu kjo joshje drejt parajses te enderruar, rrezikon ta coje drejt kolasit(ferrit) te vertete. Sepse vepron ai, efekti joshes i tabeles sugjestionuese te hrimatistirios, qe te thote se shuma e sotme neser do rritet, pasneser akoma me shume. Edhe ai qe i dyfishoi dhe i terhoqi, i hodhi perseri per trefishimin apo katerfishimin e tyre.
Po udhetoja me makinen e afendikojt te madh dhe erdhi biseda per hrimatistirion.
Me thote: "E shikon Andrea si ju dyfishuan dhrahmite Dhimitrit? Po te kishim hedhur edhe ne, mund te fitonim me shume. Tani jane shtrenjtuar aksionet dhe s'ja vlen te blesh".
"Ndonese s'eshte njelloj me piramidat e Shqiperise, me duket se e njejta gje po ndodh dhe ketu. Si mund te dyfishohen e trefishohen parate kaq shpejt, kur ekonomia s'ecen me kaq rritem? Perkohesisht mund te fitohet, ndryshe po vazhdove humbet e humbet vence. Per mendimin tim tani nuk duhet hedhur asnje dhrahmi".
"Jo, jo! Ndonese djali do qe te blere aksione ne nje ndermarrje qe po ecen mire".
"Ju e dini. Mbaj mend kur babai i Mirelas, pasi fitoi ca para ne fillim, vajti prape per t'i hedhur. Nuk e merr me mend sa ishte rradha. E kur ka rradhe nga ata qe hedhin, vazhdon loja edhe nerradhen e marrjes me fitim. Megjithate, ndersa veprimet e arketimit te parave beheshin pa pengese, nuk po ndodhte e njejta gje me dhenien e tyre. Jo ajde me vone, jo tani e mbyllim, jo ka ndryshuar koha e terheqjes, etj, etj, justifikime te tilla. Pra dicka po calonte e per mua ky ishte nje sinjal jo i mire. Vajta shpejt me biciklete dhe i thashe vjehrit te dilte nga rradha. Me gjithe ngulmimin tim, ai pranoi vetem mos i hidhte te tera. Gjysma e te keqes".
"E pesuat nga piramidat e Berishes, he?"
"Tjeter emer kane per mua ato piramida, por nejse. Nuk eshte vendi per analiza te tilla".
Pas pak ditesh, tek rrinin ate e bir ne pjesen e siperme te dyqanit, i pashe te degjonin ne radio te dhenat e hrimatistirios me nje perqendrim jo te zakonshem. Pra dhe ata nuk munden t'i shpetonin rrezes joshese te saj. Brenda saj po dukej me i kollajshem dhe me i shpejte shtimi i parave, se sa nga perpjekjet e perditshme ne biznesin e dyqanit.
Por, aq ishte fuqishmeria pasqyruese e tabeles se hrimatistirios, pasi duar te padukshme, jo vetem ndalen butonat e dyfishimit, trefishimit, ne mos dhjetfishimit te vleres se aksioneve, por me nje buton shkaterrues, i zhvleresuan ato, sa hap e mbyll syte. Dhe si ne perrallen e cironkes se arte, qindra e mijra njerez u kthyen ne govaten e tyre te drunjte!
Edhe ketu nuk munguan etiketimet si ne Shqiperi, qe per mua shprehin pafuqishmerine depertuese te njerezve ne rrenjet e fenomeneve te tilla polarizuese te parave. Nuk ka, jo, miq te mi, as piramida te Berishes, as hrimatistirio te Simitit, as bursa te Klintonit, Bushit, Blerit, Shirakut e ndonje japonezi, qe s'po ja kujtoj dot emrin. Jane pjese e domosdoshme e mekanizmit ekonomik e financiar te sistemit, me oshilacionet e tyre te pashmangshme, qe ne caste kohe c'akordimi, shndrohen ne nje lloj xhunami katastrofik per njerezit.
Ka ndodhur e do ndodhe si me poshte:
Une ble
Ti ble
Ai shet

Refreni
Une humbas
Ti humbet
Ai fiton!

Une shes
Ti shet
Ai ble.

Refreni
Une humbas
Ti humbet
Ai fiton!
(fund)
Nese disa qindra greke u mblodhen te revoltuar para hrimatistirios greke, nese disa te falimentuar lajthiten dhe ja keputen vetes, nese disa gazetare paten me se te mbushin faqet e gazetave dhe ekranet televizive, kjo jo vetem nuk ktheu parate e humbura, jetet e vrara, apo enderrat e venitura, por perkundrazi, refreni i mesiperm vazhdoi dhe vazhdon avazin e vet.(Po e le me kaq, se m'u lodh dora)
 
Titulli: Edmond Shallvari

Suksese per Edmondin.pamvaresisht se e di qe suksesin e ka me vete qe prej lindjes.
 
Titulli: Edmond Shallvari

Nisur nga koefidencat me ju miq forumiste, po paraqes ketu nje pjese te vogel nga libri ende ne shkrim. Eshte pjese ndermjetese mes ngjarjeve te librit.

Ε çuditshmja për Zotin dilte tej aftësisë së tij krijuese. Ai kurrë në veprën e vet nuk kishte patur ndjesinë e çudisë, kështu që s'kish si të ndodhte kalimi i saj në krijesën njerëzore. Ai e dinte ç'do bënte, kështu që s'kish pse të çuditej, veç të kënaqej. Bile dhe kënaqësia ishte më shumë një ndjesi lehtësuese për mbarimin e një pune dhe jo siç gëzoheshin dhe harboheshin njerëzit, edhe për gjënë më të vogël që realizonin. Sipas kësaj logjike, si çudia, ashtu dhe kënaqësia, do ishin produkt i produktit të Tij, që s'kish pse mos e pranonte.
Për Të mjaftonte thelbi krijues material dhe shpirtëror, forma tokësore e të cilit në plotësinë e vet më të lartë kishte qënien njerëzore. Nuk ishte e lehtë arritja e kësaj plotësie kaq të ndërlikuar, që do kishte brenda saj diçka nga vetë thelbi i Zotit. Duke pranuar këtë kalim të diçkasë nga vetvetja tek njeriu, Ai duhet të pranonte veç të mirës dhe pasojat e çdo devijimi nga kjo e mirë. Sepse duke mos i dhënë tërësisht përkryerjen e vet njeriut, ky njeri do ndodhej gjithmonë i ngatëruar, i paditur deri në gabueshmëri, në pjesën boshe të vetvetes.
Ishte e pamundur për Zotin të vinte dorë më pas. Përkryerja e mangët kishte mijra vjet ndeshjeje, sa brenda njeriut, aq dhe mes njerëzve me njeri-tjetrin.
Duke ndjekur këtë ndeshje të pashmangshme, në më të shumtën e saj tragjike për njeriun, vetvetiu edhe vetë Ai po ndjente pjesë të ndjesisë njerëzore, mes të cilave dhe çudinë.
Por që kjo çudi do t'i bëhej pjesë e pandashme edhe në arratinë e Tij më të largët nga Toka, nga një mikropjesë e saj me emrin Shqipëri, këtë s'e kishte kaluar në mendje as në fantazitë më ekstreme.
Kishte nge Ai të merej me mikrokohën tokësore, aq më shumë shqiptare, që në të 1966-tën, 1967-tën e më tej vit të saj sipas llogaritjes pas birit të Tij, Krishtit, po e çudiste vërtet me sulmet e papara ndonjëherë ndaj vetë Atij dhe kulteve fetare?
Ja që kjo po ndodhte, ishte e vërtetë dhe Ai për herë të parë duhej të rrinte duarkryq e të pranonte të kryqëzohej si i biri.
"Kështu e paskam shkruar të ndodhë, apo të tjerë po përdorin shkrimet e mia kundër meje? Kushdo qoftë, dua apo s'dua, qenka e thënë të ndodhë. Kryqëzimi dhe ringjallja s'paska qënë vetëm për birin tim".
I dorëzuar para këtij fati tokësor, Atij si mbetej gjë tjetër ve
çse të shikonte e të dhimbsej për kryqëzimin e madh të një populli të vogël.
Sado që nga lart dukej si një vetkryqëzim kolektiv, me thirrje kënaqësie e jo dhimbjeje, kjo mund të mashtronte vetëm tokësorët, por kursesi Atë.
 
Titulli: Edmond Shallvari

Kur ke ndermend ta botosh, apo se ke mbaruar akoma se shkruari?
 
Titulli: Edmond Shallvari

Suksese mondsha ne krijmtarine tende........Me aq sa lexova me vjen vertet mire qe ti i ke ndare mendimet dhe krijimet e tua me ne:)
 
Titulli: Edmond Shallvari

Kur ke ndermend ta botosh, apo se ke mbaruar akoma se shkruari?

Jam, e dashur Mirela, ne shkrim e siper, duke kaluar si me thene ne cerekun e fundit te tij. Te shpresoj(kesmet sic thone te vjetrit) botimin nga fundi i vitit.
 
Titulli: Edmond Shallvari

Suksese mondsha ne krijmtarine tende........Me aq sa lexova me vjen vertet mire qe ti i ke ndare mendimet dhe krijimet e tua me ne:)
Kenaqesia ime t'i ndaj mendimet dhe krijimet e mia me ju. Falenderimi eshte pak, po c'te bej qe s'di me shume se kjo fjale.
 
Titulli: Edmond Shallvari

Habia shqiptare për prishjen me mikun e madh, nuk tejkaloi habinë e miqve të tjerë të kampit socialist. Edhe nëse në ndonjë pikë dikush mund të lëkundej, kursesi s'mund të pajtohej me kryeneçësinë e udhëheqësit shqiptar. E ç'ju duhej atyre futja labirintheve të një teorie aq të gatshme, sa çdo trazim i saj kushedi nga mund t'i flakte? Sa për praktikat, pse mos i mernin për zbatim krijues të teorisë? Mos kishte më Marks e Lenin për t'i dëgjuar e besuar në vazhdim? Lanë ç'lanë ata, mjaftonin apo jo, nuk ishte punë e tyre të rëmonin më tej. Se mos ai kryeneçi shqiptar po bënte më shumë? Punë e tij atëhere! Le të ikte më tutje po të deshte.
Dhe me sa dukeshin ujrat, tutje po ikte, në tjetër mik të madh, shumë të madh bile, aq sa si bënte më tër syri.
Paradoksi i habive, aq e pati kohën e vet. Bile për shqiptarët më shumë se habi, ishte zhgënjim përzjerë me inat e revoltë. Merej apo s'merej vesh në shikim të parë të njerëzve, pak rëndësi kishte, përderisa në opinionin botëror gjithshka dilte forcërisht e gati triumfalisht, nga goja e Enver Hoxhës. Me sa duket kaq mjaftonte për Enverin. Kapërcimi i lëkundjes deri në rrëzim të pushtetit të tij, ndodhi çuditërisht me dhimbje të durueshme. Bile ai përmes dhimbjes, përfshihej nga një ndjenjë e brendshme triumfi, që pastaj merte formën shfaqëse, sa të një mendimtari të madh, aq dhe të një oratori elokuent. Duartrokitjet e brohoritjet po bëheshin refreni më kumbues e gjëmues. Entusiazmin popullor, s'kishte forcë tokësore dhe qiellore ta veniste, jo më ta ndalte. Gjithshka që po ndodhte në ndarje anijesh lufte e nëndetësesh, në lënie mesit të ndihmave, fabrikave dhe uzinave nga ish miku i madh sovjetik, pritej dhe ndjehej me një kundërvënie krenarie të të voglit që s'pyet, haet dhe fiton mbi të madhin.
Ndarjet dhe lëniet në mes të marrëdhënieve, nuk kishin vetëm emra armësh e veprash. Prishja mes shtetesh po shtrihej deri në më të pabesueshmen e saj, prishjen mes çifteve e familjeve. Ngjante sikur tokës po i shkëputeshin pjesë të saj, që kurrë s'do bashkoheshin hapësirës kozmike. Dhe sejcili në këto pjesë, duhej të zgjidhte për fatin e vet. Nuk kishte kohë të mendohej, nuk dihej si të mendohej. Por, duhej vendosur. Largimi i pjesëve po ç'fejonte, po ç'martonte, femrën ruse, polake, çeke, me mashkullin shqiptar, po linte fëmijën lurek apo në bark të mamasë, pa babanë e vet. E megjithatë, ndryshe nga ndarjet e sendeve pa shpirt, mes lidhjeve njerëzore pati dhe mosndarje. Duke u pranuar fati i zgjedhur për mirë në fillim, ndodhi në këto femra nënshtrimi para fatit të keq ndarës me prindët e tyre.
Jarka nuk e pati asnjë çast veten e saj në mëdyshje. Përkundrazi, ajo u shtrëngua më fort pas Thomajt, përzjeu puthjet me lotët në faqet dhe buzët e tij, si për t'i thënë pa fjalë, se vetëm me të kishte lidhur e mund të ndante, dashurinë dhe dhimbjen e saj.
------------------------------------------
Mendoj që dhe ju miq jeni dakort ta mbyll me kaq dhënien në forum të pjesëve nga libri. Perqafime, Mondi
 
Titulli: Edmond Shallvari

Te falenderoj abstraction, qe nga rehatia e mesnates ndalesh dhe lexon ne temat e mia. Kalofsh nje gjume te embel.
 
Titulli: Edmond Shallvari

Miq te dashur! Nuk ndruhem te ve ketu adresen e faqes ne internet te shtepise me te madhe te librit, qe meret me shitjen dhe sjelljen ne destinacionin e kerkuar te librave, me krijues shqiptare dhe te huaj. Informoj dashamiresit e mi, qe ne kete shtepi mund te gjejne dhe tre librat qe kam botuar. Fillimisht klikohet ne adresen, www.shtepiaelibrit.com Me pas, per librin e pare me shkrime dhe kujtime, "E megjithate...jetojme!", klikohet ne Historia dhe aktualiteti, duke vazhduar kerkimi ne faqen me nr.2. Per librin me poezi, "Diku, Dike, Dikush", po dhe per tjetrin qe do vihet se shpejti me titull, "C'u beme keshtu!", klikohet fillimisht ne Letersia shqiptare, e me pas ne Poezia. Megjithate, per lehtesi, mundet qe ne fillim te kerkohet dhe autori dmth, Edmond Shallvari, ose titujt e librave. Nuk besoj se ju bezdis ky lajmerim, qe niset nga deshira e mire per plotesimin e kerkeses se cdo dashamiresi te librave te mi.
Ju falenderoj per mirekuptimin. Perqafime, Mondi
 
Titulli: Edmond Shallvari

Miq te dashur!
Ketu hedh krijimet e mia para se te marrin rrugen e botimit, prandaj ketu po shkruaj dhe lajmin per daljen keto dite nga botimi te librit me poezi, "Mos e ndiqni hijen!"
Libri permban 72 poezi te shkruara ne periudhen kohore,nentor 2007-qershor 2008.
Realizimi i botimit u be nga Enti Botues: "D.I.J.A.-Poradeci"
Redaktore eshte Afroviti Gusho, korrektor Ilir Buzali dhe kopertina nga Edlir Poda.

Po hedh ketu disa poezi, duke kerkuar falje nese i keni lexuar ketu me pare.
 
Titulli: Edmond Shallvari

I fola vetvetes

Ashpër i fola vetvetes sot
Dhe ndjeva se ç'është ashpërsia
U mundova ta zbut, por më kot
Dhe ndjeva se ç'është mëria.

Fjalë të ndyra vetvetes i thash'
Dhe ndjeva se ç'është ofendimi
Përkulshëm ju luta, "Më fal, më fal!"
Dhe ndjeva se ç'është pendimi.

E mbusha vetveten me lëvdata
Dhe ndjeva se ç'është mburrja
Ajo iku tutje, më la prapa
Dhe ndjeva se ç'është humbja.

U ula shtruar me vetveten
Dhe ndjeva se ç'është logjika
Vendosa, kështu do të mbetem
Dhe ndjeva se vetvetja ësht' timja!


Prush dhe flakë

Shumë i dhamë njeri-tjetrit
Dhe prap' lamë pa i dhënë
Ndaj diçka mangut na mbeti
Nëpër ëndrra na ka lënë.

Dhe naivë dhe të shkrehur
I dhamë flakë dashurisë
Në s'ka zjarr, prushi ka mbetur
Mes të ftohtës së vetmisë.

Rri pran' prushit e zhuritem
Të ndez flakën që u shua
Dhe pa flakë ndër ndjenja ndizem
Prush dhe flakë je për mua.


I verbëri dhe unë

I verbëri më shikon, çfar' unë s'shikoj
Më ndjen gjithshka, që unë nuk e ndjej
Më thotë gjithshka, që unë s'e them dot
Më prek gjithshka, që unë dot s'e prek.

Unë pengohem, kur i sigurt ai ec
Nevrikosem, kur ai është vetë qetësia
Verbohem, kur ai diellin e sheh
Mos vallë vuaj unë nga verbëria?


Për hir

Për hir të harresës
Të sotmen zhurmojmë
Për hir të kujtesës
Zhurmimin qetsojmë.

Për hir të dashurisë
Urrejmë urrejtjen
Për hir të lirisë
Vdesim vdekjen.

Për hir të së nesërmes
Të sotmen mbjellim
Për hir të njerëzores
NJERثZORث mbetshim!


Krenaria ime

Nuk kërkova krenarinë
Rrugëve të botës
As e mbajta përmbi shpinë
Si reklamë të kohës.

Nuk e mbura krenarinë
Me rrahjet e gjoksit
As rrëfeva historinë
Me gjuhë të Ezopit.

Nuk e fsheh krenarinë
Pa çka se ma shajnë
Unë vazhdoj që shqiptarinë
Ta kem mëmë e atë.


Deri sa...

Shpirtra hibridësh të vetëmbarsur
Që pillni shterpësi dështake
Humnerës mitrore të stërgjakur
Tjetërsuar Rrugaçeërisht në piedestale!

Mbetsha ende embrion i kohës
Mes plazmës parajsore krijuese
Deri sa ju fëlliqësira të kohës
Të mbarseni përjetësisht me zhdukje!


Si burri-burrit!

Si burri-burrit po të flas, o Zot
Kurrë s'më ka pëlqyer, si burri-priftit
E di që pranë teje nuk arrij dot
Le të flasim pra, si shpirti-shpirtit.

Mos ma mer për keq, i paprekshmi Zot
Sot unë po guxoj, të provoj prekjen
Me priftin u zura, por me Ty s'besoj
Në dorë më ke, lindjen dhe vdekjen.

Kështu na krijove, për hesap të kujt
Të lindim së vdekuri, të vdesim së linduri
Po dhimbjes njerëzore, çfar t'i bëj un'?
Si burri-burrit fol, mos më ler' së prituri!


Refreni im

Le të zhgryhem, le të ndotem, i përzjerë djersë e pluhur
Të pengohem, të rrëzohem, gjak koriçka në trup mbushur
Nënë dhe a përmbi dhe, i llucuar, i baltuar
Veshurzhveshur, mbathurzbathur, copra arnesh i arnuar!

Ka burime Toka ime, të më lajë e të më shplajë
Në mes pyjesh, në mes malesh, të më ndejë e të më thajë
Peshën e dheut të ma bëjë dhe të rëndë dhe të lehtë
Të më ngrohë në të ftohtë dhe freskojë në të nxehtë.

Mos cënofsha, mos coptofsha, trupin e jetës-shpirtin tim
Mos gabofsha dhe lëndofsha, asnjë qënie me qëllim
Mos gëzofsha, u mallkofsha, nëse shpirtin tjetërsoj
Në parajsë kurrë mos shkofsha, veten ferrit ja dhuroj!

S'ke ç'e do një trup të larë, qelbur brenda nga një shpirt
Për të qeshur, për të qarë, ekzistent më keq se hiç!


ا'u dashka nganjëher!

S'më patë, s'më njohët? اudi!
I djeshmi, i pardjeshmi, sot jam
Mbase ç'do jem nesër s'e di
Veç Jounë, ndryshe shkofsha në djall!

Kujtova se xheç dinit për mua
Pa çka se unë shumë di për ju
Prapë do rri mes jush i ngujuar
Në qoshkën e qoshes, diku.

Me qeshjen e mosqeshjes, qesh
Me shikimin e mosshikimit-verbëri
Me të folurën e mosfoljes-memec
Me dëgjimin e mosdëgjimit-shurdhëri.

ا'pati vallë me mua Nastradini
Që veshur sot më la xhyben e tij?
ا'patët që syhapur po më shihni?
Ju betohem, nuk jam tjetër njeri!

I djeshmi, i pardjeshmi, jam sot
Mbase ç'do jem nesër s'e di
Pa xhybe për ju qenkam një KOT
ا'u dashka nganjëher, Nastradin!


Sikur...

Sikur sytë të shikojnë,
ç'dëgjojnë veshët.
Sikur veshët të dëgjojnë,
ç'shikojnë sytë.
Urtësia e mbetur do ç'mendej
اmenduria, akoma më shumë.

Sikur zemra të rrahë,
ç'vuan shpirti.
Sikur shpirti të vuajë,
rrahjet e zemrës.
Dashuria do ishte vetë njeriu
Njeriu, dashuri e vetë jetës.

Sikur jeta ta vdesë vdekjen
Sikur vdekja jetën ta jetojë
Bota do dojë më shumë vetveten
Vevetja, më shumë botën do dojë.
 
Titulli: Edmond Shallvari

e bukur shume ajo poezia e pare ''i fola vetvetes'' ,,,,,,besoj se c'do kush nga ne duhet te shohe pak vete aty ...................per vete e shoh pak veten aty:p:p

urime mondi
 
Titulli: Edmond Shallvari

e bukur shume ajo poezia e pare ''i fola vetvetes'' ,,,,,,besoj se c'do kush nga ne duhet te shohe pak vete aty ...................per vete e shoh pak veten aty:p:p

urime mondi

Falenderim me vonese, por me forcen e shpirtit me shume se me pare.
 
Nga Edmond Shallvari

Dy vota më pak!?

.... një gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.

Që në fund të numurimit të votimeve, do jenë dy më pak, këtë ja u them me 100 përqind siguri dhe argument bashkë, sikurse di që deri në sekondën e fundit të votimit, do vijë për të votuar dhe më i moshuari i paralizuar. Mjafton pak ment t’i kenë mbetur në pjesën lëvizëse të trurit, se lëvizjet e duarve dhe hedhja e fletës në kuti s’ka problem.
Mos pyesni me padurim, se si është e mundur që të dalin dy vota më pak, kur do ngrihet dhe i vdekuri nga varri për të votuar. Po ju them që në këtë ndodhi, më lehtë e ka të votojë i vdekuri, se dyshja që s’do ketë fatin e lumturisë votuese. Vetëm në ndodhtë ndonjë çudi sekondën e fundit, do më duhet që të shuaj gjithshka po shkruaj dhe të kërkoj ndjesë tek lexuesi për nxitimin.
Prapë po më nxitoni e s’po më lini t’i hy temës. ا’zakon i keq xhanëm, që doni menjëherë fundin, pa njëçikë mes, mesin pa një çikë fillim, apo fillimin, pa një çikë hyrje. Dhe mos u çuditni tani, as mos hapni tej normales sytë, kur të lexoni se dy votat më pak do regjistrohen në qytetin e njohur për mosnjohjen e ngujimeve njerëzore për arsye hakmarrjeje, në qytetin e mallaxhinjve e mallaxheshave që kanë lënë nam për harmoninë mes tyre, që me përshëndetjet mëngjesore e pirjet e kafeve nëpër oborret brenda shtëpive, vazhduar me nënat, gratë e nuset me fshesat nëpër duar, që s’lenë plehra jo e jo, por as guriçkën mes kalldrëmeve të sokakëve. Po ato, çupkat e gufuara në gjoks për bandillët e ëndërrave, ulur gurëve si stola anash dyerve dalëse në rrugicë, me shtijat, grepat, gjilpërat, duke thurrur, qëndisur, apo bërë ojka lloj-lloj për pajën e nusërisë? Lere aman, ç’pata tani që hyra këtyre lezeteve të shkuara, apo të më pengojnë lotët mallëngjyes për të vazhduar më tej? Ja që më rrëmbejnë ca karakteristika të qytetit tim korçar, aq më tepër tani, kur përballë tyre më ngrijnë shpirtin dhe ngrenë zërin e ankesës ca ndodhira që kurrë s’do desha t’i dëgjoja, jo më pastaj ti shkruaja.
Prandaj dhe s’më bën shpirti e dora t'ju shuaj sa më parë kuriozitetin e titullit, që ende ma ve veten në ëndërr. Më duket se pas vënies së pikës së fundit në këtë shkrim, do zgjohem dhe lehtësohem, kur të dal në rrugicë dhe thith ajrin mëngjesor. Do tallem e qesh pastaj me veten, që po e merrte ëndërrën për të vërtetë dhe do ulem e shkruaj të kundërtën e saj.
ا’pres atëhere? Nipin që sapo del nga dyqani me një çantë ushqimesh në dorë.
Si pa kuptim ju duket kjo përgjigje, me siguri. Kështu dhe mua në fillim, por ajde të ecim bashkë tani deri në fund, me pak durim ju lutem dhe gjakftohtësi bashkë.
Nipi më afrohet, më përshëndet, por nuk hyn brenda. I hap rrugën se mos isha unë pengesë, por ai më thotë ta ndjek pas për ta ndihmuar. Ndihmë për çfarë, për ku, apo bën lojë me mua, se kështu hedh e pret sa herë në mesenxher kur jemi larg dhe hymë internetit. Më kërkon ta ndjek dhe unë pranoj, qoftë kjo dhe ndonjë nga lojrat shakatuese të tij.
As tridhjet hapa në ngjitje të rrugicës, ndalon para portës së një shtëpie. E hap si të ishte zot i saj, më pret sa të hy dhe unë dhe pas pak lëshon nga poshtë ballkonit të brendshëm të shtëpisë thirrjen, “Teta Kaliroo!!”
Gërvishtja e derës së drunjtë të ballkonit, shoqëruar më pas me fishkëllimën fërkuese, vazhdoi me daljen e Kaliroit, me një kovë plastike në dorë. Më pas kova rrëshqiti ajrit rrugës së litarit, mbajtur nga duart e Kaliroit. Përshëndetemi me njeri-tjetrin, por mua më rënkoi veshit e shpirtit, zëri i saj i mekur. Pleqëri, hesapi, mendova dhe e pyeta për xha Vasilin. Prapë mekësia e zërit, psherëtima shoqëruese e të thënës për siklete sëmundjeje. I thashë se do vij t’ju takoj para se të ik, kur psherëtima u shtua bashkë me çudinë pyetëse, “Nuk di gjë?”
ا’të dija? ا’lidhje ishte kjo pyetje me thënien time? Por nipçja, si më i shkathët, i bëri zë për të ngritur kovën me ushqimet, duke më pëshpëritur mua diçka në vesh. I tha një, “Ikëm teta, se kam mësimet tani!” dhe nxitoi drejt daljes. Më mbeti dhe mua të them një “Mirupafshim!”, bashkë me të falat për xha Vasilin.
Nxitova të arrij nipçen, këtë rradhë jo vetëm me kuriozitetin e mbetur pezull, por dhe me ca inat për sikletin që pësova.
Ishte nipçja me rrëfimin e tij, sebepi i këtij shkrimi. Në rrëfimin e tij kishte përzjerje keqardhjeje e humori bashkë, që vërtet i shkon për shtat tragjikomedisë njerëzore.
Hall me pronë e hall pa pronë, që jo vetëm i ka ndarë njerëzit në kundërti mendimesh e veprimesh, por ç'është më e keqja ju ka nxjerrë nga thellësia e karakterit njerëzor, veset më të ndyra antinjerëzore. ا'emër t'i ve unë e ç'emër do t'i vini ju lexues kësaj gjendjeje absurde, kur çifti i moshuar ka rreth një muaj ngujuar në katin e dytë të një shtëpie me tjetër pronar, por që paguan rregullisht qiranë deri në virgjinë e tokës? Në këtë shtëpi ky çift hyri i ri dikur dhe aty kaloi gjithë fazat e jetës çiftore e prindërore, deri në pleqërinë e pashmangshme. Por ç'kusur, që pa rënë kurrë në gjynahe e mëkate, të vuajë kusurin e absurditeteve nga më antihumanet, që pjell kategoria e famshme ekonomike e pronës në Shqipëri? Absurditet, që pronarin e xhveshur padrejtësisht dikur nga prona e tij, e kthen në raste të tilla, në pozitën e ish shpronësuesve të dhunshëm. Dhe më keq akoma. E ngre mesnatës nga gjumi si lugat, i jep në dorë vegla shkatërruese dhe me instiktin e ligësisë e shkatërrimit, fillon të prishë që në krye e deri ne rrëzë shkallën e drunjtë, të vetmen mundësi ngjitjeje e zbritjeje për qiranxhinjtë. Instikti shkatërrues mbaron me ngujimin lart të atyre njerëzve, që e kanë mbushur me frymën e shpirtit një jetë të tërë çdo hapësirë e materie të kësaj shtëpie të vjetër. Por tani, pronari i ligjshëm, me kartën e tapisë në dorë, nuk përmbahet. Ai do pronën e vet, pa një , pa dy. Qiraxhinjtë e varfër, le të gjejnë strehë ku të duan, aq i bën. Ku, si, me se, as që i bëhet vonë. Tapia i jep të drejtën e zotërimit të gjithshkaje në shtëpinë e tij dhe sipas kësj logjike interesi, edhe çdo mjet përdorues për ta shtënë në dorë. Para kësaj karte dorëzohet dhe policia që vjen në vendin e ngjarjes dhe me një fjalë justifikuese për pafuqishmëri vepruese, kthehet në punën e vet. Ngujimi mbetet akoma ngujim, deri këtë çast që po shkruaj dhe komshinjtë dashamirës janë bërë të vetmit ndërlidhës shpirtërorë dhe materialë me çiftin. Ndërlidhja tjetër e tyre me të rejat e jetës në Shqipëri është televizori. Ai i merr magjisë së tij, i udhëton bukurisë së ndryshimeve, ju buzëqesh dhe jep kurajo nga buzët e fjalët e liderëve partiakë, për jetë akoma më parajsore pas futjes në NATO dhe arritjes në pragun e Bashkimt Evropian. Reklamat ju sjellin në dhomë bollëkun ushqimor dhe kushtet e një jete pensioniste për t'u patur zili nga vetë bota. Ja, dëgjojnë zërin e nipçes tim , që ju bën realitet dërgesën ushqimore dhe Kaliroi merr mjetin modern ndërlidhës, që tak-fak ja sjell bollëkun para syve e gojës.
ا'i duhet shkalla në këto kohë modernizimesh? Me shkallë, pa shkallë, a nuk po ngjitet lart demokracia jonë?
I vetmi merak tani për çiftin me siguri është dita e votimit. Të jetë shpikur ndonjë mënyrë tjetër hedhje flete në kuti, pa ndërmjetësinë e shkallës zbritëse? Apo rroftë prapë litarka? Se ja, veç zërave të komshinjve dhe ngjitjezbritje kovës me fatura pagese dhe ushqime, shfaqen me raste dhe ekipet e aktivistëve të partive me kandidatët për deputetë. Sa bukur buzëqeshin, përshëndesin, premtojnë dhe sa ëmbël kërkojnë votën për njeriun e tyre, që sa të ulet në karriken e Kuvendit do t'i zbresë e ngjitë, jo nga shkalla(akoma me shkallë?), por nga ashensori . Mjafton që hë për hë, me ca durim pleqëror, të zbritet me litarkë, ajo fleta me Po-në për të.
U zgjata, e shikoj, po ç'të bëj. Kështu më ndodh kur më rrëmben një gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.
اifti i moshuar, me sa morra vesh nga burime të sigurta, e ka hedhur me kohë fletën e votimit në boshësinë e një kove plastike, që me sa pashë duhet ndruar nga gryerja e kohës përdoruese. Litarka mban akoma...

21-22 qershor 2009
 
 
Meqe jam afer fundit te librit, po e shkel ketu fjalen per mos hedhje me te fragmenteve. Ja qe dua te ndaj me ju, qofte dhe pak caste nga ky liber.

Lajmi për dënimin me vdekje të inxhinjierit, ndiqte për ditë me rradhë rrugën e lindjes dhe perëndimit të diellit në qytet. Kur qetësia vishej me errësirën e natës, zhurma e zërave të ditës thithej shtëpive dhe atëhere përmasat e thashethemeve të rrugëve, deformoheshin sipas aftësisë gjykuese të çdo familjeje.
Opinioni për mirë ishte venitur që ditën e arrestimit të tij me të shoqen, por edhe keqardhja e disave për fatin e keq u shua, porsa u shpërndanë zërat për veprimtarinë e tij sabotuese kundër Pushtetit Popullor. Sabotimi u nda në llojet më të pabesueshme të ekzistencës, por që në kushet e Shqipërisë besoheshin dhe interpretoheshin me hollësira, që do t'i kishte zili kinematografia botërore. Edhe më rezistentët në besim, që pak më parë vinin dorën në zjarr për ndershmërinë dhe besnikërinë partiake të inxhinjierit, të ndodhur para hollësirave të veprës sabotuese, shanin veten për mirëbesimin e treguar. اdo lëvizje dhe pjesë trupore e inxhinjierit, tani shfaqej në përfytyrim me gjithë tiparet negative të kriminelit. Gjithshka simpatike e tij, filloi të deformohej dhe shëmtohej, duke marrë personifikimin e personazhit armik.
Përderisa veprimtaria e tij sabotuese, kishte shtyrë Partinë në atë vendim ekstrem, merrej me ment ç'të keqe të madhe kishte për të shkaktuar ai, nëse nuk zbulohej nga Partia. Njerëzit filluan të mernin fyrmë lirisht dhe të ndjenin më shumë siguri për jetën e tyre. Nuk kishte bërë vaki deri atë çast, që çdo plan i brendshëm dhe i jashtëm armiqësor, t'i kishte shpëtuar Partisë dhe udhëheqësit të saj.
Bile njerëzit zhdëfrenin inat dhe i quanin të marrë njerëz si inxhinjieri, doktori e të tjerë si ta, që kujtonin se me hedhjen në erë të një fabrike apo uzine, kombinate apo miniere, apo me helmimin e njerëzve, do përmbysnin fitoret socialiste. Nuk vinin ment këta armiq me pësimet e të tjerëve më parë? Kishte të drejtë i madhi, që s'pushonte së ngrituri me forcë zërin, kundër armikut të klasës.
Para vajtjes për gjumë, lëshohej më ulët me zë, këshilla e urdhëri bashkë, për të bërë sytë katër e mos besuar kollaj më, jo vetëm shokun e mikun, po dhe të afërmit. E keqja s'dihet nga të vjen dhe ja ku ishte shembulli më i freskët.
Të mësuarit më shumë me frazat e propagandës, e thoshin këshillën me fjalën e vetme të vigjilencës, kurse më frikamanët bënin një shëët të stërgjatur, bashkë me fjalën e njohur popullore për të mos folur ndonjë llaf anapulla, pasi dhe murret kanë veshë.
Si sypatremburit e vigjilentët, si të përmbajturit dhe më frikamanët, ndërsa kishin në dorë veten deri në vajtjen për gjumë, më pas ju dorëzoheshin ëndërrave, që shpesh ju ndronin rolet e jetës në zgjim.
 
Urime Mondsha për librin që do jetë gati të dali së shpejti dhe jam e sigurt që do ketë një sukses shumë të mirë :)
Kisha një pyetje : Për emigrantët psh që nuk jetojnë në Greqi apo Shqipëri a mund ta kenë mundësinë për blerjen e librit tuaj ? Dhe nëse po si funksiononm ju lutem ?
Dhe një kërkesë pak personale për blogun tuaj : A e keni mundësinë ta beni në gjuhën shqipe sepse unë personalisht nuk di greqisht dhe nëse dua të bëj ndonjë komentar nuk e kuptoj se ku ta bëj :) ose dhe anglisht do jetë mirë se di të paktën për mua
Flm dhe një herë të uroj suksese dhe flm nëse do përgjigjesh të uroj gjithë të mirat i nderuar
 
Зngjεll;165388 said:
Urime Mondsha për librin që do jetë gati të dali së shpejti dhe jam e sigurt që do ketë një sukses shumë të mirë :)
Kisha një pyetje : Për emigrantët psh që nuk jetojnë në Greqi apo Shqipëri a mund ta kenë mundësinë për blerjen e librit tuaj ? Dhe nëse po si funksiononm ju lutem ?
Dhe një kërkesë pak personale për blogun tuaj : A e keni mundësinë ta beni në gjuhën shqipe sepse unë personalisht nuk di greqisht dhe nëse dua të bëj ndonjë komentar nuk e kuptoj se ku ta bëj :) ose dhe anglisht do jetë mirë se di të paktën për mua
Flm dhe një herë të uroj suksese dhe flm nëse do përgjigjesh të uroj gjithë të mirat i nderuar

Mikja ime! Per te mos perseritur mesazhin tim sqarues, ketu dua vec te shtoj qe si brenda Shqiperise, ashtu dhe jashte saj, apasionantet e librave mund te gjejne titujt e deshiruar ne adresen ne internet si me poshte:
www.shtepiaelibrit.com
Sqaroj qe cmimet e librave jane teper simbolike dhe te perballueshme nga xhepi tone, bashke me dergesen.
Ne adresen me lart, mjafton te klikohet emri e mbiemri i autorit(diku ne te djathte) dhe dalin gjithe titujt e botuar te tij, qe permban kjo adrese.
Une psh aty kam tre librat e pare dhe me te dale te tjeret, bej dergesen. Jam i kenaqur nga kjo adrese shperndarese, qe ka mundesuar postimin ne destinacion, deri ne SHBA, te krijimtarise sime.
Meqe me ju ketu kam ndare dhe vazhdoj te ndaj cdo krijim, te botuar apo jo, deshiroj t'ju them qe dje pas mesnate, arrita ne mbarimin e romanit te nisur ketu e tre vite me pare. Sa keqardhje ndjeva, pasi u detyrova te ndahem prej tij, aq dhe kenaqesi, qe arriti ne fundin e rrjedhes se tij. Tani, kur te kete mundesi xhepi, mbetet rruga botuese, pra nje tjeter merak i madh, qe ka te beje me pritjen tuaj, te lexuesit. Mos ju harxhofsha kot kohen duke u marre me te, kete lutem dhe uroj. Ju falenderoj me gjithe shpirt, per gjithe fjalet e vleresimet dashamirese, inkurajuese e frymezuese. Mbetem gjithmone ne gjykimin tuaj. Faleminderit!
Perqafime, Mondi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top