Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ashtu siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë ato të vendeve fqinje dhe ballkanike, gati e gjithë bota ka uruar zgjedhjen zyrtare të Donald Trump, si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe nga Shqipëria menjëherë pas betimit të njeriut që do të udhëheq për 4 vite vendin më të fuqishëm në botë, nuk vonuan urimet nga presidenti i vendit Bujar Nishani, kreu i opozitës Lulëzim Basha dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Me kalimin e orëve, ajo që po bie në sy është mungesa e një urimi nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, apo edhe nga qeveria si institucion.

Presidenti i ri i SHBA, tashmë e ka lënë pas ceremoninë e inaugurimit dhe ka nisur punën duke firmosur vendime të rëndësishme. Të gjithë e dimë që Edi Rama ngeli i shokuar nga humbja e Hilari Klinton dhe fitorja e Trump pasi të tjera hesape kishte bërë, por kjo mungesë urimi nuk ka të bëjë me Ramën si individ, por me kryeministrin dhe qeverinë e një populli, që dihet botërisht se është më pro amerikani.

Sipas mediave shqiptare, Rama ndihet ende i kompleksuar nga deklaratat e papërgjegjshme që lëshoi kundër tij gjatë fushatës presidenciale.
io-3.jpgfilename_UTF-8edi-rama-dettaglio-3-835x478.jpghttp://gazetablic.com
 

Attachments

  • io-3.jpgfilename_UTF-8edi-rama-dettaglio-3-835x478.jpg
    io-3.jpgfilename_UTF-8edi-rama-dettaglio-3-835x478.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Haha sepse eshte miku i Soros. Rama te ndrroje kalin nqs ka tru ne koke. Iku era e Soros.
 
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Si firmos dot vendimet Tramp,pa urimet e keti dinosaurit tone hahahahahaha.
 
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

shume mire ja ka bere...na vdiqen me urime fallso.
 
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Haha sepse eshte miku i Soros. Rama te ndrroje kalin nqs ka tru ne koke. Iku era e Soros.

Perandorive nuk i kalon kurre koha Aleks. As Soros-it, as Rame-s. Eshte çeshtje e thelle po pa deme... Ndryshe nga Trump-i.
 
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Te thuash per Trump qe nese fiton zgjedhjet do jete nje fatkeqesi e madhe per USA dhe ta urosh ?!
 
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Te pakten ne kete rast eshte treguar koherent!
 
Titulli: Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Sipas mediave shqiptare, Rama ndihet ende i kompleksuar nga deklaratat e papërgjegjshme që lëshoi kundër tij gjatë fushatës presidenciale.


presim :D ...ndoshta i duhet ende kohë ?


.... Pas dy muaje do ta bej urimin :)


 
Back
Top