Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Edvin Rama sheh ëndrra me kamikazë e me Avni Rustemë, por në shekullin 21, këto hesape janë pa hanxhinë
29-01-2010 / Redaksionale Edvin Rama sheh ëndrra me kamikazë e me Avni Rustemë, por në shekullin 21, këto hesape janë pa hanxhinë
Shkurt, qartë, pastër: është një turp i madh për kryetarin e socialistëve krahasimi i kryeministrit Berisha me një personazh historik si Esat Toptanin, i cili është për fat të keq pak i studiuar në historinë reale të Shqipërisë. Afrimi e kryeministrit me Esat Toptanin ka një qëllim të nëndheshëm, është një mesash pastër për kokat e sëmura të Shqipërisë që të tentojnë në jetën e kryeministrit të vendit Sali Berisha. Këtë e di mirë Edi Rama sepse ai me teza haxhi-qamiliste kërkon me gjak, me çdo kusht hedhjen e qeverisë në erë. Gjithçka bëhet për pushtet. Por nuk ishte ky Edvini që sapo bëri një udhëtimin në SHBA, në tempullin e demokracisë botërore?
Nejse po ia falim, sepse si duket ditën e fundit e paska kaluar në Kubë e monarkisë komuniste të Fidel Kastro.
Edvin Rama një bir i pandreqshëm blloku që është i lidhur gjenetikisht në familjen monarkike komuniste të Enver Hoxhës, pasi babai i tij ishte një organizator “lord chamberlain”, një sufler i Ramiz Alisë.
Ndërkaq provokimet me jetën e kryeministrit të vendit nuk mund të tolerohen në asnjë mënyrë, askund, as për këdo, qoftë politikan qoftë një sharlatan ordiner, sepse përfaqëson për katër vjet vullnetin e popullit sovran. Mirëpo ontologjikisht Edi Rama nuk është aq i aftë sa të bëjë krahasime kronologjike, por është aq i ligë sa të kërkojë vrasës me pagesë, kille modernë, që sillen si kinse atdhetarë të shpëtojnë Shqipërinë.
Kuptohet vetiu se kryetari socialist ka lexuar pak në jetën e tij jo fort të qëndrueshme psikologjikisht. Sepse nëse Edvin Kristaq Rama do të kishte lexuar “Kujtime” e Eqrem Bej Vlorës” do të kishte kuptuar se një farë Avni Rustemi ishte vetëm një sharlatan i përdorur me vetëdije nga një klikë anti-shqiptare. Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij shkruan se Avni Rustemi ishte një student i pasuksesshëm që kërkonte të bënte emër me vrasjen e Esat Pashës dhe se ishte vetëm një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat
Pashës.
Madje shkruan se ai është një “vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut”.
Kaq mjaftonte në historinë e manipuluar komuniste të behej hero, kurse ne jemi të detyruar të mësojmë t’i themi atdhetarëve tradhtarë, dhe tradhtarëve heronj. ثshtë fatkeqësi tipike shqiptare. Të gjithë historianët e djeshëm dhe të sotëm e dinë se nuk ekziston qoftë edhe një fakt të shitjes së Shqipërisë nga Esat pashë Toptani. As edhe një. Përkundrazi e vërteta është ndryshe, dihet Esat Toptani në një bisedë që ka bërë me presidentit Uillson në 1919 i ka kërkuar një “Shqipëri etnike” brenda kufijtë të viteve 1913. kuptoni ka kërkuar një “Shqipëri etnike” natyrale. Por propaganda komuniste që është instaluar atërisht tek Edvin Kristq Rama propozon duke na treguar tradhtarë nisen në baza historike të gabuara të godite kryeministri Berisha. Në mendjen e shqiptarëve historia e vërtetë e Esat Pashë Toptanit është e panjohur, dhe pjesa e njohur është e trilluar nga forcat kundërshtare të Esat siç ishte Aqif Pasha, Ahmet Zogu, etj. Më pas komunizmi për të gjetur heronjtë e tij në kohë përdor “bejlerët” dhe vrasësit e tyre si heronj të popullit.
Historiografia shqiptare nuk di shumë për Esat Pashën, por një gjë di me saktësi se Esat Pashë Toptani ka qenë një ndër komandantët kryesorë në mbrojtjen e Shkodrës nga Mali i Zi.
Mbase kam lexuar historinë në kohën e diktaturë ku, gjeja disa të dhëna që më bënin të dyshoja, sidomos është çështja që Avniu ishte i varfër e që gjeti gjithë ato para për të programuar vrasjen dhe si doli nga burgu dhe si rihyri përsëri në parlament.
Edi Rama e ka humbur racionalitetin dhe përdor instinktet, emocionet për bërë kapital politik.