Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edhe një lojtar largohet nga Kombëtarja e Kosovës, talenti i Bayernit i bashkohet Shqipërisë

DDD-1000x563.jpeg
Ekipet kombëtare të Kosovës po vazhdojnë të dobësohen.

Pak kohë më parë “Dardanët” mbetën pa Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun, të cilët, për shkak të pakënaqësive, preferuan t’i bashkohen Kombëtares shqiptareBaa.jpg
I pari nuk po merrte ftesë nga Kosova A, e i dyti nuk po ftohej qe një kohë, përkundër pritjes.

E tash, Federata e Futbollit të Kosovës është “zënë në gjumë” përsëri, shkruan “Gazeta Express"Dioni.jpeg
Në fakt, njëri prej talentëve të së ardhmes i “Dardanëve”, Dion Berisha vendosi t’i thotë “po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Pakujdesia e shtëpisë së futbollit kosovar bëri që ta humbasë edhe një lojtar që ka mundur të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit A të Kosovës.

Në fakt, sot selektori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi e shpalli listën e 24 emrave të ftuar për dy ndeshjes kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.Lista-1-1000x562.jpg
Dhe, në mesin e të ftuarve shihet edhe emri i talentit të Bayrn Munich II, Dion Berisha.

“Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi e ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B), mesfushorin Enis Shabani nga skuadra gjermane, Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II)”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Dion Berisha ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës, ndërsa për herë të fundit ka luajtur me “Dardanët e rinj” muajin e kaluar kundër Polonisë.Bayerni.jpg

Ai është pjesë e Bayern Munich II, me të cilin ka nënshkruar në verën e këtij viti, ndërsa i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe i ka realizuar 5 gola me këtë ekip.

Dhjetëra futbollistë kosovarë në të kaluarën janë larguar nga ekipet kombëtare, duke iu bashkuar kryesisht Shqipërisë, apo edhe vendeve të tjera.

Shqetësues është fakti se po largohen lojtarët pasi kanë luajtur paraprakisht për Kosovën, pasi lojtarët me emër nuk po vijnë fare të luajnë për “Dardanët” duke i pritur apo duke preferuar t’i përfaqësojnë vendet ku janë lindur e rritur.

E shtëpia e futbollit kosovar, herë e vë fajin tek lojtarët, e herë tek Federata Shqiptare e Futbollit, që po ua merr lojtarët, pa shikuar alternativa se si t’i josh lojtarët që t’i bashkohen Kosovës dhe se si t’i bllokojë lojtarët që i ka tashmë në gjirin e saj.

/Gazeta Express/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back