Edhe biseda në celular me bluetooth i huton shoferët

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Telefonat celularë pengojnë drejtuesit e makinave më shumë se sa udhëtarët llafazanë. Kohëve të fundit shoferët po përdorin pajisje për celularë, si kufjet apo Bluetooth, për të biseduar duke drejtuar makinën, pa e vënë celularin fare në vesh.Por as pajisjet të tilla, konsiderohen tani të pasigurta. Kështu të paktën bëhet e ditur nga një studim i publikuar në të përditshmen Experimental Psychology. Shoferët që flasin në celular janë në gjendje edhe më të keqe se sa pijetarët, gjaku i së cilëve kalon limitin e lejuar të alkoolit. Duke bërë teste eksperimentuese në drejtimin e makinës, studiuesit nga Universiteti i Utah, Frank Drews, David Strayer dhe Monisha Pasupathi, kanë konstatuar se biseda me Bluetooth nuk është aspak më e sigurt se biseda me celular në vesh, duke e ngarë makinën. Biseda me celularë gjatë drejtimit të makinës te personat e moshës 18-49 vjeç, e ka zvogëluar mesataren e kohës së reagimit, në nivelin e drejtuesve të moshës 65 vjeç, apo edhe më të vjetër. Konferencën për shtyp lidhur me këtë studim mund ta gjeni në find.pcworld.com/62006.
Ndërkohë, bashkudhëtarët llafazanë janë më pak të dëmshëm, sepse mund t’ju tregojnë ndonjë rrezik të mundshëm, të ndalin bisedën, apo të flasin më pak kur kushtet e drejtimit të makinës ndryshojnë. Për arsye se edhe vetë ndodhen në makinë, të paktën llafazanëve mund t’ju thuhet se drejtuesi ka nevojë të përqendrohet. Dy video të bëra për studimin, tregojnë për rrezikun e bisedës në celular gjatë drejtimit të makinës. Në njërën prej videove, drejtuesit, që po bisedon duke përdorur një pajisje që i mundësojnë të flasë pa e vënë celularin në vesh, i ikën dalja për në autostradë për shkak të hutimit. Ndërkohë, në videon e dytë, drejtuesit bën bisedë me udhëtarin, por ky i fundit i tregon me kohë që të marrë kthesën e duhur për të dalë në autostradë. Studimi i bërë vetëm sa përforcon edhe më shumë raportet e mëparshme, ku thuhet se përdorimi i pajisjeve për të biseduar pa e vënë celularin në vesh gjatë drejtimit të makinës, nuk i parandalon aksidentet eventuale. Ndërkohë, shumë shtete të botës kanë lejuar përdorimin e pajisjeve të tilla gjatë drejtimit të makinës.
 

Attachments

  • biseda-me-celular.jpg
    biseda-me-celular.jpg
    33.8 KB · Shikime: 16
Titulli: Edhe biseda në celular me bluetooth i huton shoferët

Dy gjoba kam marre une per celularin ne makine : nje 35 euro dhe tjetra 14 dhe nje pike hequr nga patenta ( se kam me patenten se nuk kam me pike :D ma moren xhaxhat ) por eshte e vertete qe dhe me bluetooth apo kufje , hutohesh dhe sidomos ne nje rast kur nget makinen dhe te bie te grindesh me te dashurin , bobo te iken timoni nga nervat :D.
Ne france nuk lejohen keto as tel. as kufjet as bluetooth te heqin pike dhe te vene gjoba po te kapen ashtu si me cigare ne dore kur nget apo me shishe birre (alkol) .
 
Titulli: Edhe biseda në celular me bluetooth i huton shoferët

Haha dhe un jam keq me patenten po mu me falen xhaxhat heren e fundit qe em kapen me cel ke veshi un se perdor fare orikularin as bluetouth i bie shkurt flas direkt por seshte mire e di po varja ishalla spo perfundojme ne kanal
 
Titulli: Edhe biseda në celular me bluetooth i huton shoferët

mua sme ka kap asnji xhaxh der tani jam goc e kujdesshme
 
Imagjino va*sina pastaj 😂
Disa kompani ajerore te Amerikes Latine, si kusht per pilotete e ri, eshte te mos jene te va*inuar... Mendojeni vete...
 
Prandaj nuk mbajnë shumica 😝😝
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top