Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Vvetoni

Antarë i Respektuar
"Economist"


Shumë e vlerësuan si skandal deklaratën e disa viteve më parë të politikanit labursit britanik, Xhek Strоu, lidhur me ferexhen. “Nuk ndihem rehat kur takohem e bisedoj me dikë, që nuk mund t’i shoh fytyrën”, tha atëbotë Strou.

Sot, disa qeveri evropiane po shkojnë më larg se deklarata e zotit Strou. Belgjika e Franca planifikojnë tа ndalojnë përdorimin e ferexhes apo veshjeve të tjera islamike që mbulojnë dhe fytyrën.

Armiqësia e evropianëve ndaj ferexhes dhe veshjeve të ngjashme është e kuptueshme. Nuk bëhet fjalë thjesht se gruas i hiqet e drejta të tregojë bukurinë e saj, por kjo veshje fyen sekularizmin, që i ka rrënjët e thella në traditën evropiane.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për kulturën franceze. Përhapja e ferеxhes dhe veshjeve të së njëjtës natyrë vjen në kohën kur një version i islamit ekstremist po njeh rritje, e madje ka goditur edhe shoqëritë ku jetojmë.

Në kohën kur këto shoqëri janë më të kërcënuara, ferexhja e bën më të vështirë për policinë t’i identifikojë rreziqet e sigurisë.

Nga ana tjetër, në dallim nga shamia e kokës, ferexhja dhe veshjet e ngjashme shihen si kufizuese të lirisë së femrave dhe simbolizojnë ato që shumë evropianë i shohin si shtypje që feja islame u bën femrave.

Por, të njëjtat vlera, të cilat evropianët i shohin se kërcënohen nga ferexhja, kërkojnë që të mos ndalohet përdorimi i këtyre veshjeve.

Tri arsyet që sillen kundër veshjeve të tilla islamike, nuk qëndrojnë. Sa i përket sigurisë, grave që mbajnë këto lloj veshjesh, mund t’u kërkohet të tregojnë fytyrën.

Sa i përket barazisë gjinore, ajo mbrohet më mirë me ligje më të forta kundër dhunës në familje sesa me ndalimin e ferexhes dhe veshjeve të tjera.

Sa i përket mbrojtjes së sekularizmit, ndonëse evropianët mund të mos duan të shohin në rrugë parakalimin e feve, toleranca që perëndimorët pretendojnë të mbrojnë, kërkon që të respketohet kjo dëshirë e të tjerëve.

Qeveritë evropiane kanë të drejtë t’i kufizojnë veshjet islamike ku mbulohet dhe fytyra në vende si shkolla apo gjykata. Por, evropianët duhet ta kuptojnë se ndalimi i ferexhes dhe veshjeve të ngjashme cenon liritë individuale.

Mbi të gjithë, francezët duhet ta dinë këtë. Nëse do të frazonim Volterin, do të thoshim: “Nuk e miratoj veshjen tënde, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për t’u veshur sipas bindjes”.
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Artikull i bukur shume, flm !
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Thenje e madhe nga Xhek Strou
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Jam e mendimit qe ne momentin qe vendos te shkosh te jetosh ne nje shtet te huaj , do marresh parasysh qe ai shtet eshte ndryshe nga shteti yt.
E kur e ndan mendjen per te lene shtetin tend, do integrohesh ti ne shtetin ku shkon e nuk do te pershtatet i gjithe shteti ty.
Nese mendojne ndryshe , te qendroje gjithesecili ne shtetin e tyre e keto probleme nuk do ekzistojne fare.
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

“Nuk ndihem rehat kur takohem e bisedoj me dikë, që nuk mund t’i shoh fytyrën”

- Pajtohem plotesisht, ku di une se c'fare fshihet pas asaj veloje, bombe, granate, thike, pistolete apo asgje... engime qe nuk mund ta zbulosh aq lehte.
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Ndalimi i ferexhese per mendimin time ne radhe te pare , con ne vende nje padrejtesi te madhe qe i behet femres...ky eshte diskriminim,kur femra detyrohet qe te mbulohet e tera, sepse keshtu i shkon per shtat nje mashkulli, qe per mendimin time, vuan nga ndjenja e pasigurise, sepse ai ka frike qe kete ,"mallin e tije"( sepse keshtu e konsiderone gruan), ja marrin te tjeret......
.......problemi tjeter qe eshte i rendesishem eshte, cdo shtet duhet te tuteloje qytetaret e tije te jene te identifikueshem , per te qene te barabarte para ligjit
.......por ky eshte edhe nje problem etik, sepse si munde te prezantohesh me nje njeri qe nuk eshte njeri ,por nje mullar me lecka, duke mbuluar identitetin e tije...ve bast ,qe cdokush do te ndihej ngushte para nje situate te tille...............
.......kjo i ve femrat ne nje gjendje inferioriteti para burrit, gje qe eshte shume diskriminuese........
.......po me thoni se a eshte e drejte , qe femra te mbuloi bukurine e saj ,dhe te jete e ndrydhur ne ndjenjat e saja, sepse keshtu kane vendosur te tjeret,zakoni per te????
.......Jam dakorte per respektin, per ndjenjat fetare te cdo komuniteti, por kjo duhet te jete e barabarte per te gjithe shtetasit, duke repektuar rregullat dhe ligjet e nje shteti laik qe eshte garanci per te gjitha besimet fetare.......
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Nga frika se Evropa do te Islamizohet, ketu eshte problemi. Kjo gje eshte e ditur ama mos keni frike, jetoni ne paqe :D
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Ferexhes mire ja kan bere e sa per shamin le te kene kujdes se e perdorin edhe femrat e tyre. :gjujpeshk:
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Sdo arrij te ndaloj asgje te fes Islame , papa me pedofilat e tij .
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Sdo arrij te ndaloj asgje te fes Islame , papa me pedofilat e tij .


Pse papa dhe pedofilat donin te ndalonin ferexhen??? Me kishte shpetuar kjo gje pa e lexuar.


P.s. Sigurisht qe po vazhdoj keshtu do islamizohet dhe Europa. Do kete me shume nenshtetas me orgjine arabe qe marrin nenshtetesi neper shtetet e BE sesa europian. Por e rendesishme eshte qe myslymanet te ndihen te realizuar , se ndjenjat e inferioritetit qe kane pasur e vazhdojne te kene per gjithe keto kohe , nuk i kane lene te jetojne si duhet.
BOTA eshte e juaja. Merrni e verini bomben tani.
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Pse papa dhe pedofilat donin te ndalonin ferexhen??? Me kishte shpetuar kjo gje pa e lexuar.


P.s. Sigurisht qe po vazhdoj keshtu do islamizohet dhe Europa. Do kete me shume nenshtetas me orgjine arabe qe marrin nenshtetesi neper shtetet e BE sesa europian. Por e rendesishme eshte qe myslymanet te ndihen te realizuar , se ndjenjat e inferioritetit qe kane pasur e vazhdojne te kene per gjithe keto kohe , nuk i kane lene te jetojne si duhet.
BOTA eshte e juaja. Merrni e verini bomben tani.


Pse kejt kryetart e kryeministrat e europes marrin urdhera nga papa , edhe kejt europa pagujn taksa per vatikanin .

te kjo qe te behen Musliman-t europian nuk eshte frika e europianve qe jan me origjin arabe apo ku ta di un , po friken e kan qe vet gjermani anglezi francezi italiani po bohen Musliman aty e kan friken se per qe jan arab nuk e kan problem se let eshte me ju refuzu qendrimi .

ke frik ti se mos qellon afer bombes hahahahahah .
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Pse kejt kryetart e kryeministrat e europes marrin urdhera nga papa , edhe kejt europa pagujn taksa per vatikanin .

Kjo eshte pyetja me banale qe eshte degjuar ndonjehere.
Kush u ka faj vendeve Islame se s'munde te behen as dy bashke! :gjujpeshk:
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

Pse kejt kryetart e kryeministrat e europes marrin urdhera nga papa , edhe kejt europa pagujn taksa per vatikanin .

te kjo qe te behen Musliman-t europian nuk eshte frika e europianve qe jan me origjin arabe apo ku ta di un , po friken e kan qe vet gjermani anglezi francezi italiani po bohen Musliman aty e kan friken se per qe jan arab nuk e kan problem se let eshte me ju refuzu qendrimi .

ke frik ti se mos qellon afer bombes hahahahahah .

Sapo me dhe pohimin e asaj qe thashe une , ndjesive te forta te inferioritetit nga ana juaj.
 
Titulli: Economist: “Ndalimi i ferexhes - një ide e keqe”

hahaau shkriva te kjo teme hahahahahhahahahahhahahahahaha
Sme duket ide e keqe ndalimi i perdes a ferxhes ca eshte ajo ,me duket me se e drejte ,se po na tremben kalamajt rrugeve duke par ninxhat neper rruge .
 
Back
Top