Ebu Abullah El-Batani (Albategnius)

Kresha

A pretty face can never trick me
Ebu Abullah El-Batani (Albategnius)
(858-929 e.r.)

Nga: Dr. A. Zahur


Shiko fotografinë 1426708

El-Batani, i njohur ne perendim si Albategnius ishte nje astronom dhe matematicien i famshem. Ai u njoh si astronomi me i madh i kohes se tij dhe nje nga me te medhenjte e Mesjetes. Ebu Abdullah Muhamed Ibn Xhabir Ibn Sinan el-Batani lindi ne 858 e.r. ne ose prane Batanit, nje krahine ne Harran.


Ai ishte pjestar i familjes mbreterore Sa'bi te Harranit dhe ishte musliman. El-Batani i mori mesimet e para nga i ati, Xhabir Ibn Sinan el Batani, i cili ishte gjithashtu nje shkencetar i njohur. Me pas ai shkoi ne Raka, ne brigjet e Eufratit ku ai mori mesime te avancuara ne shkence. Nga fundi i shek. 9 ai emigroi ne Samara ku ai punoi deri ne fund te jetes se tij. El-Batani vdiq ne vitin 929 e.r..

Gjate qendrimit te tij ne el-Raka, nga 877 deri ne 929 ai beri zbulime te rendesishme astronomike. Sipas profesor Filip Hitit, "...ai solli disa permiresime ne punen e Ptolemit dhe gjithashtu korigjoi llogaritjet e bera mbi levizjen e Henes dhe disa planeteve. Ai provoi mundesine e eklipsit diellor, ndihmoi me te dhena me te sakta per sa i perket stineve, llogariti orbiten ekliptike (me pamje vezake) gjatesine e stineve dhe vitit tropikal, dhe minin (mesataren) e orbites se djellit. Llogaritja e sakte e tij per vitin djellor prej 365 ditesh, 5 oresh, 46 minutash dhe 24 sekondash qendron shume afer matjeve te fundit. Ai gjithashtu zbuloi qe largesia e djellit kishte ndryshuar rreth 16 grade 47 minuta qe nga koha e Ptolemit. Ky zbulim shpjegon levizjen e planeteve rreth djellit dhe nje dryshim te vogel ne matjene e kohes. Mendimi i tij per sa i perket ekuinokseve, ishte ndryshe nga mendimi i gabuar i Kopernikut disa shekuj me vone.

Ne nje kontrast te theksuar me Ptolemin, el-Batani provoi varacionet e diametrit te dukshem kendor te diellit dhe solli shpjegime te ndryshme mbi eklipsin. Pasi ai rishikoi orbiten e Henes dhe te planeteve, el-Batani solli nje teori vertet te vlefshme mbi parcaktimin e kushteve per lindjen e henes se re. Dunthorn, ne 1749, e perdori studimin e el-Batanit mbi eklipsin henor dhe djellor, per percaktimine shpejtesise se levizjes se Henes. Ai percaktoi me saktesi nje sere koeficientesh astronomike si p.sh., ekuinokset ne 54.5" cdo vit dhe formen Ekliptike ne 23 grade 35 min.. El-Batani gjithashtu prezantoi zgjidhjen e shume problemeve te trigonometrise sferike me perdorimin e projekteve ortografike. Ishte puna e el-Batanit ne levizjet fikse te disa yjeve qe e ndihmoi Hevelius te zbulonte variacionet rrethore te levizjes se Henes.

El-Batani u be i njohur ne Matematike me perdorimin e perpjestimeve trigonometrike ashtu sikurse ne i perdorim sot. Ai ishte i pari qe zevendesoi vijat paralele greke nga Sinus me nje kuptim me te qarte te superioritetit te tyre. Ai gjithashtu zhvilloi konceptin e kotangetit dhe plotesoi tabelat perkatese.

Xhozef Hell theksoi qe " ...ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe Tangentit i perket arabeve. Epokat e arta te Porbahut, Regiomontanus dhe Kopernikut nuk mund te permenden pa vleresuar punen themelore dhe pergatitore te matematicieneve arabe...".

El-Batani shkroi shume libra mbi astronomine dhe trigonometrine. Libri i tij me i famsem ishte nje studim astronomik i paraqitur me tabela i cili me vone u perkthye ne latinisht me titullin "De Scienta Stellarum - De Numeris Stellarum et motibus". Kapitulli i trete i librit te tij mbi astronomine i dedikohet trigonometrise. Nje perkthim i vjeter i ketij libri gjendet sot ne Vatikan. El-Zixh ishte nje liber tjeter i El-Batanit i cili u publikua nga C.A. Nullino ne Rome ne 1899. Studimet e tij ne astronomi u perkthyen ne shume gjuhe te huaja dhe paten nje influence te madhe ne Evrope deri ne periudhen e Rilindjes.

Beer dhe Madler, ne librin e tyre te famshem Der Mond (1837), permenden nje nga karakteristikat e siperfaqes se henes sipas Batanit (Albategnius). Ky eshte emri i nje siperfaqe boshe me nje diameter prej 80 miljesh ne seksionin 1, e rrethuar me male qe arrijne nje lartesi prej 14000 kembesh, disa kratere dhe vrima me buze te ngritura. Zbulimet origjinale te el-Batanit ne astronomi dhe trigonometri paten nje ndikim te madh ne zhvillimin e shkences vecanerisht ne periudhen e mesjetes. Ne librin e tij "De Revolutionibus Orbium Clestium" Koperniku shpreh hapur mirenjohjen e tij ndaj el-Batanit. //reocities.com/alcislam
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top