Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

"EAGLE AGE"; 3 plane tarifore të shërbimit të internetit


Kompania Eagle Mobile, ka prezantuar për abonentët e saj tre plane te reja tarifore, të cilat ofrohen për klientët që dëshirojnë të lundrojnë në internet me anë të teknologjisë më të përparuar të internetit, EDGE.
Në vazhdën e ofertave, Eagle Mobile ka nxjerrë së fundmi në treg tre planet e reja tarifore, Eagle Age Unlimited, Eagle Age Basic dhe Eagle Age Day/Night, të cilat ofrohen për klientët që dëshirojnë të lundrojnë në internet nëpërmjet laptopit apo kompjuterit të tyre personal. Shërbimi i përparuar i internetit, EDGE, ofron shpejtësi shkarkimi (download) deri 384 kbps dhe ngarkimi 48 kbps (upload).

Këta programe tarifore të shërbimit më të përparuar të internetit EDGE janë përgatitur në përshtatje me nevojat e përdoruesve të shpeshtë të internetit, atyre që preferojnë përdorim të matur kohor dhe studentëve/rinisë të cilët kërkojnë ose përdorin internet në orët e vona, apo fundjavë. Në këtë mënyrë një risi e këtij shërbimi të Eagle Mobile është ofrimi i mundësisë së lundrimit në internet “me shpejtësi të lartë, kudo, edhe në lëvizje”. Eagle Age ofrohet me anë të USB modem, ku çdo abonent Eagle me kontratë do të ketë mundësinë të përfitojë falas Modemin USB dhe kartën SIM. Eagle Mobile vazhdon të mbajë fjalën duke zbatuar çmimet më konkurruese në treg për çdo shërbim të saj, që renditen ndër më modernet.

Plani tarifor Eagle Age Unlimited ofrohet për përdoruesit e shpeshtë të internetit. Ata që zgjedhin këtë program tarifor mund të lundrojnë pa pagese në internet për vetëm 4,900 Lekë pagesë fikse në muaj. Ndërsa Eagle Age Basic është projektuar për përdorues të matur të internetit, të cilët mund të navigojnë në internet me një pagese mujore prej 2,900 Lekë në muaj. Programi tarifor Eagle Age Day/Night që është përshtatur për përdorimin e studentëve, ofron internet pa pagesë gjatë intervalit të natës dhe në fundjavë për një pagesë mujore prej 3,500 Lekë në muaj. Përdoruesit do të përfitojnë falas modemin USB, duke nënshkruar një kontratë 12 mujore.

Eagle Mobile i ka dhënë dhe i jep rëndësi të veçantë ofrimit të shërbimeve më moderne dhe të larmishme për të gjithë abonentët e saj, duke i përshtatur ato sipas nevojave të të gjithë shoqërisë.
*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back