Arfenilla
Themelues i Forumit
-
- Anëtarësuar më
- Jun 29, 2010
-
- Mesazhe
- 31,907
-
- Reagimet e mara
- 13,851
NASA përsëri në epiqendër dhe jo pa qëllim!
Kreu i Agjencisë Kombëtare Amerikane të Hapësirë (NASA) Charles Bolden, i ftuar për t’u prononcuar në Senatin amerikanë në Komisionin e shkencave të Kongresit deklaroi: “Nëse një meteorit i madh dhe i pa zbuluar deri më tani ndodhet me orbitë përplasje me Tokën, atëherë lutja është e vetmja gjë që mund të bëjnë SHBA-të dhe çdo kush tjetër”.
Në të njëjtën seancë dëgjimi, kryetari i Komisionit të shkencave në Kongres, senatori Lamar Smith deklaroi: “Jemi shumë me fat që ngjarja e muajit të shkuar u shndërrua në një koincidencë shumë me interes dhe jo në një katastrofë”, i referohej ai ngjarjes me rënien e meteoritëve në Rusi. Njëkohësisht senatori ftoi anëtarët e komisionit që të gjejnë një zgjidhje me qëllim që të bëhet diçka në këtë drejtim me qëllim që të ruhet planeti nga një sulm fatal!
Ndërsa anëtari i komisionit, senatori Eddie Bernice Johnson deklaroi: “Të dy këto ngjarje (asteroidi 2014DA14 dhe meteoriti që ra në Rusi) tregojnë se jetojmë në një sistem diellor aktiv, me trupa hapësinore që rrezikojnë ndërsa kalojnë pranë “lagjes” tonë!”a.sh