Violetta
>> KS- AL. etnike <<
-
- Anëtarësuar më
- May 11, 2011
-
- Mesazhe
- 7,613
-
- Reagimet e mara
- 195
E vërteta prapa fotografisë së 4 vjeçarit që e kaloi i vetëm shkretëtirën nga Siria

Pretendimi është që fëmija me emrin Marwan, 4 vjeç – që është refugjat për shkak të konfliktit në Siri – e ka kaluar i vetëm tërë shkretëtirën derisa ka takuar humanitarët e Kombeve të Bashkuara.
Një gazetar i CNN kishte shkruar që fëmija kishte qenë i vetëm, por që mediat ndërkombëtare më pas, duke përfshirë edhe Daily Mail, e kishin demantuar lajmin dhe kishin shpjeguar që fëmija në fjalë nuk po ecte vetëm – ai ishte pjesë e një grupi refugjatësh, por fotografia ishte prerë duke e nxjerrë atë të vetëm. Daily Mail e kishte sqaruar që djaloshi nuk kishte qenë i vetëm gjatë ikjes nga Siria. Krejt kjo ngjarje kishte ndodhur pas shpërthimit të konfliktit në Siri viti 2014, ndërsa gjithashtu u raportua që Marwan ishte bashkuar më pas me nënën e tij në një kamp refugjatësh në Jordani.
Në rrjetet sociale ka ndodhur shpesh viteve të fundit që të manipulohet me konflikte të ndryshme nëpër botë. Një rast i ngjashëm i manipulimit me fotografi nga Siria ishte demantuar edhe më parë, kur dikush kishte shpërndarë një fotografi ku shihej një turmë e njerëzve që ishte riaktualizuar.
News