Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E vërteta kozmike e gjuhës

Screen-Shot-2017-03-23-at-13.38.41-678x381.jpg

Xhesika Kun

Nëse alienët do të kishin ardhur nesër, gjuhëtarët mund të ishin të parët që do të thirreshin nga qeveria, tani që ka dalë edhe filmi “Arrival”. Filmi ngrihet mbi hipotezën e “Sapir-Uhorf”, sipas të cilës gjuha që flet përcakton mënyrën se si e sheh botën. Shumë njerëz e konsiderojnë këtë ide bindëse, por nuk ka patur prova shkencore që të folurit e një gjuhe të caktuar, ndikon në mënyrën se si ne mendojmë.

Ekzistojnë më shumë se 6000 gjuhë të folura sot në botë dhe ne nuk dimë shumë për pjesën më të madhe të tyre – ato nuk kanë gramatika të shkruara apo fjalorë. Gjuhët mund të tingëllojnë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe, kur jemi përpjekur të mësojmë një gjuhë të huaj në moshë të madhe, kemi parë se gramatika mund të jetë e ndryshme, por variacionet kanë prirjen që të jenë të kufizuara. Gjuhët njerëzore kanë të përbashkëta disa tipare dhe parime themelore. “Gramatika universale” është ajo që gjuhëtarët e quajnë kapaciteti njerëzor për gjuhën; ne lindim të pajisur me disa elementë të gjuhës. Duket se fëmijët nuk e mësojnë një gjuhë nga zeroja – ata e kanë një pikënisje.

CIlido që ka ndërvepruar me fëmijë të vegjël, e di që ata nuk janë të aftë për të bërë gjithfarësoj gjërash – të lidhin këpucët, të vishen vetë – e megjithatë, ata fillojnë të formojnë fjali komplekse, për të cilat të rriturit nuk i kanë mësuar.

اdo fëmijë i shëndetshëm që është i ekspozuar mjaftueshëm ndaj një gjuhe, do ta mësojë atë gjuhë, gjë që është shumë mbresëlënëse kur e mendon. Përtej fjalëve që po mësojnë, të cilat mund të ndryshojnë shumë nga një gjuhë në tjetrën, një tjetër pyetje është: si e mësojnë ata gramatikën dhe të bëjnë gjëra më të ndërlikuara, si formimi i pyetjeve?

Fëmijët e vegjël bëjnë shumë gabime, dhe janë gabime që shpesh herë të argëtojnë pa masë, por më e mrekullueshmja është se fëmijët në të gjithë botën, që mësojnë gjuhë të ndryshme, bëjnë të njëjtat lloje gabimesh në po të njëjtat periudha të zhvillimit të tyre. Gabimet nuk janë rastësorë, dhe ata na mësojnë se si gramatika zhvillohet në tru.

Parashikohet se 90% e 6000 gjuhëve që fliten në botë sot do të kenë humbur deri në fund të shekullit. Për folësit e gjuhës është një humbje e madhe, jo sepse ata nuk mund të mësojnë një tjetër gjuhë, por sepse shpesh herë mbartin informacione kulturore, dhe një pjesë e madhe e identitetit tonë është e lidhur me faktin që jemi pjesë e një grupi folësish të një gjuhe. Ka shumë gjëra në lojë. Në po të njëjtën mënyrë, si humbja e një bime apo specie është humbje e madhe për biologjinë apo ekologjinë, humbja e një gjuhe nënkupton që mund të jemi humbur një pjesë të rëndësishme të gjëzës, për mënyrën se si funksionojnë gjuhët. / “BigIssue” – bota.al
 
Fëmijët e vegjël bëjnë shumë gabime, dhe janë gabime që shpesh herë të argëtojnë pa masë, por më e mrekullueshmja është se fëmijët në të gjithë botën, që mësojnë gjuhë të ndryshme, bëjnë të njëjtat lloje gabimesh në po të njëjtat periudha të zhvillimit të tyre. Gabimet nuk janë rastësorë, dhe ata na mësojnë se si gramatika zhvillohet në tru.


E adhurueshme kjo pjese! :)



Parashikohet se 90% e 6000 gjuhëve që fliten në botë sot do të kenë humbur deri në fund të shekullit. Për folësit e gjuhës është një humbje e madhe, jo sepse ata nuk mund të mësojnë një tjetër gjuhë, por sepse shpesh herë mbartin informacione kulturore, dhe një pjesë e madhe e identitetit tonë është e lidhur me faktin që jemi pjesë e një grupi folësish të një gjuhe. Ka shumë gjëra në lojë. Në po të njëjtën mënyrë, si humbja e një bime apo specie është humbje e madhe për biologjinë apo ekologjinë, humbja e një gjuhe nënkupton që mund të jemi humbur një pjesë të rëndësishme të gjëzës, për mënyrën se si funksionojnë gjuhët. /


Vjen pak e trisht nese do ndodh,por s"besoj absulutisht,qe do zhduken 90% te gjuheve deri ne fund te shekullit,jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back