Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E TRISHTË/ Futbolli në zi, ndahen nga jeta katër ish-lojtarë shqiptarë

Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar, teksa sot u ndanë nga jeta në një kohë të shkurtër, 4 ish-futbollistë dhe figura të futbollit shijakas.erzeni.jpg
Sabri Peqini, Enver Drita, Hysen Varosi dhe Lulzim Alia janë katër ish-lojtarë të klubit të Erzenit që u ndan sot nga jeta. Lajmin e bëri të ditur faqja e klubit të Erzenit në ‘’Facebook’’.
en.jpg

POSTIMI I ERZENIT –


Një ditë me pëmasat e dhimbjes dhe trishtimit për futbollin e njohur të “Erzenit” të Shijakut. E shtunë, 13 mars 2021. Brenda pak orësh njëri nga tjetri, largohen nga jeta përmes dhimbjes dhe lotëve katër figura, katër miq e shokë, katër kapituj ndikues në ecurinë dhe zhvillimin e futbollit shijakas.
Sabri Peqini, figurë qendrore i futbollit kombëtar. Luajti dhe drejtoi në vite “Erzenin”. Më pas “Labinotin” e Elbasanit dhe “Dinamon”. Futbollist i kombëtares shqiptare. 95 vjeç.
Enver Drita, 85 vjeç. Nga futbollistët emblematikë të “Erzenit”. Teknik, fantazist, nxitës i traditave më të mira të futbollit të trevës së Shijakut.
Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurohet.
Lulzim Alia, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportëdashësit shijakas.
E kam ndjekur shumë sportin shijakas, veçanërisht futbollin dhe volejbollin. Kam shkruar e komentuar. Jam pjesë e traditës në historinë e shkrimit dhe komentit për Shijakun, por mbeta edhe një mik entuziast i të katërt figurave të spikatura të futbollit me shumë tradita të “Erzenit”, që na brengosën me largimin nga jeta.
Rast shumë i rrallë, që brenda pak orësh të ndjekin njëri tjetrin drejt parajsës katër të mirenjohur të një klubi, të një qyteti.
Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të shpreh ngushëllimet më të prekshme të miat për familjet dhe të afërmit të miqve dhe shokëve tanë, që tashmë do të na mbeten përjetësisht në memorie.
Dheu i lehtë!
Me shumë dhimbjeCaptureeee.jpg

panoramasport.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back