E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tradhëtinë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
corriere-ddfa-619x356.jpg

Kjo është historia misterioze e blerjes së një faqeje në gazetën italiane Corriere della Sera nga një burrë i mërzitur nga tradhëtia e së shoqes.
Tradhëtia e saj është arsyeja pse ai vendosi ta “degjeneronte” publikisht, duke njoftuar për ndarjen në gjykatë.
Kjo ngjarje që ka bërë xhiro në shumë sajte dhe media, mund të ishte promo e një shfaqje të re televizive bazuar në tradhëti dhe pabesi, thonë ekspertët e komunikimit.
“Ndonjëherë mjafton diçka e vogël për të krijuaj një temë në trend, dhe mekinizmi viral mediatik bën pjesën tjetër,” thonë vëzhguesit e web-it.
“E dashura ime,” shkruhet në letër, “për ty do të bëja gjithçka, ti e di. Ndërsa ti do t’i bëje të gjithë”, shkruan me ironi. “Gjithmonë kam dashur ta mbroj dashurinë tonë. Ndërsa ti e shkatërrove. Tani, pas 7 vjet martese, dua t’i tregoj të gjithë Italisë tradhëtinë tënde”. Burri, i quajtur Enzo, më pas shpreh synimin për t’i dhënë fund martesës në gjykatë, e gjithashtu thotë se ka hapur një faqe në facebook : tuoexmarito (ish-burri yt).
Kjo iniciativë po tërheq shumë komente dhe shpërndarje të fotos së letrës së publikuar në të përditshmen, që tashmë po qarkullon në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. Në vetëm disa orë ka arritur 6 mijë pëlqime. Një pjesë e komenteve janë ironike, por pjesa më e madhe solidarizohen me personin që quhet Enzo dhe gruan Lucia. Ndjenja solidariteti vijnë edhe nga gratë, të cilat i sugjerojnë Enzo-s se po i jep rëndësi më shumë seç duhet gruas së tij.
Letra e Enzo-s :
E dashura ime
Ti e di se për ty do të bëja gjithçka. Gjithmonë kam dashur ta mbroj dashurinë tonë. Ndërsa ti e shkatërrove atë. Dhe pas 7 vjetësh martesë, tani dua t’i tregoj të gjithë Italisë tradhtinë tënde.
Lucia është emri yt, dhe për vite me radhë ke sjellë dritë në jetën time, por nuk e njihja hijen tënde. Dhe që kur të pashë të putheshe me të përpara dyqanit të pastiçerisë, marrëdhënia jonë u fut nën errësirë.
Dhe në vend që të ta thoja menjëherë, bëra ca hetime. Në një muaj, zbulova që kishte të tjera plot. Dhe mbi të gjitha, të tjerë. Të martave me mikeshat për darkë, apo udhëtimi në të cilin të shtyja unë të shkoje sepse ishe e stresuar nga puna. I hipe avionit “për të takuar mikeshat e tua në Romë” thoje, apo pushimet me çmim të lirë në Egjipt…dhe unë budallai që të besoja. Ishte vetëm e para nga të gjithë tradhëtitë e tuaja. T’i pagoi avokati ato pushime, si nuk munda ta kuptoj? Nuk e dija që të pëlqenin të pasurit. Hyra në kompjuterin tënd dhe pashë fotot. Zbulova historinë tënde me trajnerin personal. Ajo java e punës në Milano, që në të vërtetë ishte një aventurë romantike me të. اfarë njeriu je ti? Besoj se sëbashku keni përjetuar të gjitha ngjyrat e dashurisë, dhe kushedi se më kë tjetër. Por gjëja më e keqe Lucia është tradhëtia që po më bën tani. E shoh që po ja kalon mirë me kolegët e mi, po deshe të prezantoj të tjerë.
Martesa jonë mori fund. Po të lë. Gabove dhe nuk më vjen turp t’ja tregoj Italisë sekretin e gruas time ‘perfekte’. Biles, hapa dhe një faqe në facebook, Tuoexmarito. Shihemi në Gjykatë.
Ish burri yt
Enzo
oranews
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

Youtube eshte me i shikum se corriere della sera o ti i tradhtuari! Dhe eshte free!
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

Si ide me duket shume origjinale por nese do e beja nje gje te tille, them gjithmone NESE atehere nuk do permendja emra.
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

Perpelitje te deshperura dhe te pakuptimta ky tipi .
I paska bere dhe nje alamet reklame .
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

budallik me oke....
e per cfare i vlejti gjithe kjo hakmarrje? per tu bere me i urryer sec ishte pffff

perpjekje e njerezve te deshperuar dhe te dobet. Te tradhetoi? Lere dhe vazhdo jeten tende .....nuk u shujt per femra
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

un mendoj se shum mir ja ka bere. ...pse duhet te mbahet fshehur tradhtia ! kur e don dhe i beson ne pafundesi kjo e dhe ndodhe ta punojn pas shpines..

sot robi nuk din ke ka mik e as armik:cow:[
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

ahhahahahahaha cfare jete luksoze Lucia .i lumte lucias :))
Pse vec burrat duhet me mbajte nga 10 dashnore bashke me gruan :P
Edhe publicitet i paska bere boll ky Lucias keshtu qe Lucia sbesoj qe do pasohet nga nje jete e varfer erotike as pas ndarjes me te shoqin ahahhahaha :P
 
Titulli: E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tr

Budallalleku eshte kate, kate :gazet:

Tani, ajo cfare dua te them eshte se nuk eshte e qarte nese ne Corriera della sera dolen gjithe te dhenat per gocen apo se cfare. Nuk dua te besoje se nje gazete me tere ate name guxon te leshohet ne budallalliqet e nje budallai dhe guxon te botoje edhe te dhenat personale te cfardokujt per cfardo cmimi.

Ky debilli per qe do e vuaj edhe do e vuaj pagimin per cenimin e te dhenave personale por kam pershtypjen se budallalleku i tij qenka me brire ne katrore :yep:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top