E tmerrshme në Australi, mijëra kafshë të ngordhura në rrugë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
E tmerrshme në Australi, mijëra kafshë të ngordhura në rrugë

1578320744606.png
Pamje të tmerrshme mbërrijnë nga zjarret apokaliptike, ndërsa në mediat sociale janë përhapur video kangurësh që përpiqen të shpëtojnë nga pyjet e djegura dhe trupa të djegur koalash të shtrirë në tokë.

Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona. Raportet në media tregojnë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë.


Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intenstifikimit të zjarreve në muajin shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt, madje sipas tyre, shifra mund të jetë edhe më e lartë se kaq.


Përllogaritjet bazohen në një raport të vitit 2007 nga Fondin Botëror i Jetës së Egër, i cili dilte në përfundimin se pastrimi i rreth 600 mijë hektarëve pyje do të rezultonte me vdekjen e 104 milion vertebrorëve autoktonë përmes humbjes së ushqimit dhe strehimit.

Profesori Christopher Dickman nga Universiteti i Sidnejt doli me vlerësimin aktual nisur nga fakti që zjarret, kanë djegur 3 milionë hektarë tokë. Jo të gjitha kafshët sipas tij mund të vrarë direkt nga flakët, disa do të fluturonin, të tjerë do të fshiheshin nën tokë apo do të gjenin strehim nën shkëmbinj.

Por numri i atyre që janë prekur direkt nga zjarret është gjigand, dhe mungesa e ushqimit e sulmet e grabitqarëve, sipas profesorit, do të ndikojnë padyshim në reduktimin e frikshëm të kafshëve në rajonet e prekura.

PRI_106140072.jpg
PRI_113743864-e1578043456938.jpg

ent_at_the_Port_Macquarie_Koala-a-13_1578101753803.jpg
22970578-7850275-image-a-10_1578100419074.jpg

22893826-0-image-a-9_1577926780647.jpg

vastation_of_the_fires_devastat-a-15_1577953829696.jpg
22863626-7842053-image-a-21_1577851763840.jpg

22970548-7850275-image-a-11_1578100575544.jpg


ildlife_Information_Rescue_and_-a-10_1578102395907.jpg
22970566-7850275-image-a-13_1578101106709.jpg

22970550-7850275-image-a-9_1578100021867.jpg

22970558-7850275-Ecologist_Pat_Hodgens_with_a_dusky_hopping_mouse_native_to_arid_-a-9_1578102395811.jpg

b;g.shqip
 
Gjendje e veshtire, kjo situate eshte treguese se tashme planeti toke po vuan shume se bashke me banoret e vet....
 
Fatkeqesi .....dhe te mendosh se gjithcka e shkaktojme ne :(
 
E trishte shume por me e trishte eshte se sa njerez vdesin nga uria dhe luftrat dhe nuk i vjen keq njeriu kaq shume sa per kafshet ne australi.
 
Njerez mblidhni mendjen cfare behet.
Cfare u be u be. Cfare do bejme mbetet..... goditi Australine.... ne vere ka per te goditur europen.....
Me dhimbsen koalat....
Vec robit askush se ka ne dore ngrohjen globale
 
Ahh shpirtin me ta kput?? gjyna mu djeg per se gjalli..zoti i vraft nese ka qen shkaktari njeriu se i vuri flaken..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top