Arfenilla
Themelues i Forumit
Dhuna në familje është një fenomen, që sipas vlerësimit të ekspertëve, më e theksuar është në mjediset më pak të zhvilluara, edhe pse nuk mundon edhe atje ku niveli i zhvillimit është dukshëm më i lartë.
Ata, ekspert, thonë se me këtë fenomen më shumë ballafaqohen anëtarët e familjeve patriarkale, aty ku të vegjlit, e posaçërisht gjinia femërore nuk kuxojnë t’i “kundërvihen” të rriturve e posaçërisht jo zotit të shtëpisë.
“Më ka rrahur thuajse çdo ditë, duke më qëlluar kudo që kishte mundësi. Kam pësuar shumë lëndime, saqë më shumë kam qëndruar për tu shëruar në spital në Prishtinë, se sa në shtëpi. E vetja arsye për këtë ishte se nuk i kisha lindur djalë”, rrëfente me gjysmë zëri gruaja, që tash strehohet në strehimoren për viktima të dhunës në familje./Kosova Sot/