PiNkY
Anëtar i Nderuar
SHBA – Një “lepur përbindësh” është gjetur në një kopësht në Minesota nga një djalosh 20 – vjeçar. Djaloshi e pa lepurin rastësisht në kopshtin e shtëpisë së tij dhe nxitoi menjëherë ta filmonte. Më pas, videon e ka postuar në youtube e cila shkaktoi habi te audienca. Ekzistojnë dy mundësi pse ky lepur ka brirë. Njëra mundësi është se ky lepur i rrallë mund të vuajë nga një virus që quhet “Papilloma”. Pikërisht ky virus është shkaktar për brirët e lepurit, të cilat rriten si tumore jashtë kokës së lepurit. Rritja e këtyre brirëve, që shkaktohen nga virusi “Papilloma”, mund të bëhen akoma më të mëdha dhe mund të kenë pasoja fatale për lepurin. Duke u rritur vazhdimisht, ato e pengojnë lepurin që të jetë në gjendje të ushqehet, gjë i shkakton vdekjen nga uria. Dhe mundësia e dytë është se këto brirë janë thjesht diçka e veçantë që janë shfaqur në kokën e lepurit. Këto brirë e bëjnë këtë lepur të duket si një antilopë. Ngelet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë me këtë lepur fatkeq v.gj shqiptarja. Shikoni Klipin../realiteti.sot/