E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Guest2

Antarë i Respektuar
gruaja-3.jpg

Një grua nga Indi është bërë nënë në moshën 70 – vjeçare.

Daljinder Kaur solli në jetë një djalë, pas dy vitesh trajtimi IVF (fertilizim in vitro), në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryana, me bashkëshortin e saj 79 – vjeçar.

Siç shkruan “The Telegraph”, çifti ishte martuar prej 46 vitesh dhe kishin humbur shpresat që do të bëheshin ndonjëherë prindër, ndërsa prej vitesh iu ishte dashur të duronin talljet e banorëve të zonës, pasi infertiliteti shihet se një mallkim nga Zoti.

“Zoti dëgjoi lutjet tona. Jeta ime tashmë është e kompletuar. Po kujdesem vetë për fëmijën dhe ndihem plot energji. Im shoq është gjithashtu shumë i kujdesshëm dhe i dashur dhe më ndihmon sa mundet”, tha Kaur për Agjencinë e Lajmeve AFP.

Vetë nëna thotë se është rreth të 70 – ave, një skenar i zakonshëm në Indi, pasi shumë njerëz nuk kanë çertifikatë lindjeje, ndërsa klinika në një deklaratë tha se gruaja ishte 72 – vjeç.

Bebeja u ngjiz duke përdorur vezët dhe spermën e çiftit. Ai lindi i shëndetshëm, ndonëse peshonte vetëm 2 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që një grua në moshë bëhet nënë. Në 2008 – ën, një 72 – vjeçare solli në jetë dy binjakë, po falë fertilizimit in vitro./tvklan.al
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Cdo femer ka te drejte te provoje ndjesin e te qenurit NENE.
Cdo cift adhurimin e te qenurit prinder!!
Me jete te gjate ta kene,voglushin e tyre ! :)
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Urime shpresoj te jetojne gjate ta shijojne
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Eshte nje bekim te te fale zoti femije por ne kete moshe ...hmm sdi edhe pse su besoj ketyre lajmeve une...
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Vertet bekim.. sa lumturi brenda atyre mureve tani :) uroj vetem qe bebi te ket femijeri... adoleshence me prinderit te gezojne njeri tjetrin..
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Teknologjia ka mundesuar qe edhe supergjyshet te behen nena. Ndoshta nje dite do hedhim faren ne ara e te presim nene hije te korruna t'mbara :vriveten:
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Teknologjia ka mundesuar qe edhe supergjyshet te behen nena. Ndoshta nje dite do hedhim faren ne ara e te presim nene hije te korruna t'mbara :vriveten:

Ty eshte kenaqesi te lexosh... ironi.. takt .. shinjester mes enigmes se vertetes metafores dhe instiktit...
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

E mireboll ky fmi do rritet tu ba be per shpirt t'nans :D
 
Titulli: E rrallë/Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

"ndërsa prej vitesh iu ishte dashur të duronin talljet e banorëve të zonës, pasi infertiliteti shihet se një mallkim nga Zoti "

E kush e ka fajin per ket?! Po ne femrat...
Me kujtohet si sot nona :' uaaa ku del me kurriz perjashta... do te ftohesh.. do ftohfesh vezet dhe sdo te bosh me femije... do te therrasin te mallkuar nga zoti'

Un kam qesh me tmadhe sepse sdija si te reagoja pa nxjerr ndonje blasfemi te artikuluar sic bej perher.
Sa te keqinj qe jan ndonjeher njerzit

Uroj ta ket ber ket femije per nje deshire personale cik egoiste dhe jo per ti mbyll gojen botes sepse bota gjithmone do te komentoj ( dhe ktu fus dhe veten ne te njejtin thes).
70 vjece eshte vone... nuk ke cti gezosh dhe cfare ti mesosh
Shpresoj te jem gabim
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top