TIRANE – Të rrihesh me grushte dhe shpulla, sepse i ke ndryshuar vendin e xhelit të flokëve djalit tënd 27-vjeçar. Kjo i ka ndodhur një 50-vjeçareje në kryeqytet në ditët e para të muajit shtator. Ajo është dhunuar nga djali i saj, me të cilin prej vitesh i ka marrëdhëniet e acaruara.
Sikur të mos mjaftonte dhuna fizike, 50-vjeçarja B.S. është kyçur nga i biri në një prej dhomave të shtëpisë, nga e cila ka mundur të dalë vetëm pasi ka thyer derën. E pafuqishme për t’i bërë ballë një situate të tillë, 50-vjeçarja ka kallëzuar të birin F. S. në Polici dhe pak ditë më parë, ajo ka marrë një urdhër mbrojtjeje në Gjykatën e Tiranës. Në sallën e gjyqit, 50-vjeçarja ka pohuar se me të birin e saj i ka pasur gjithmonë marrëdhëniet të acaruara. “Ai ka qenë shumë kërkues dhe i llastuar dhe na vë ne pjesëtarët e familjes kundër njëri-tjetrit, duke prodhuar konflikte. Ai ka ushtruar dhunë ndaj nesh vazhdimisht, duke na rrahur me grushte, me shkelma dhe shpulla, duke na sharë me fjalë shumë të ndyra. Unë e kam denoncuar edhe herë të tjera në Polici, por e kemi kaluar me kushtin që të mos bënte më gjëra të tilla. Por, ai vazhdoi njësoj. Ngjarja e fundit ndodhi para 3 ditësh në mëngjes, kur F. po kërkonte xhelin e flokëve dhe unë i thashë se ku e kishte. Ai më rrahu pasi më tha se s’kisha punë ta lëvizja xhelin nga banja në dhomën e tij. Ai mori kutinë dhe ma hodhi në kokë, ku xheli më ra përsipër dhe më futi në dhomë ku më rrahu me grushte në të gjithë trupin dhe më shkuli flokët”, ka rrëfyer 50-vjeçarja. Për të njëjtën ditë ajo ka shpjeguar se djali e ka rrahur edhe në sy të disa fqinjëve, si edhe e kishte mbyllur me çelës në një dhomë të shtëpisë.
/Panorama