E rëndë/ Biznesmeni i pasur masakron gruan në vilën luksoze, kreu marrëdhënie me të dhe më pas...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku një britanik i pasur ka masakruar me thikë gruan e tij, pasi kryen marrëdhënie seksuale, në vilën me vlerë 450 mijë paund në Costa del Sol.
Bosi Geoffrey Elton dëboi djalin e tij nga shtëpia dhe theu telefonat e tyre, për të ngadalësuar ardhjen e ndihmës.
Vrasja brutale e nënës së dy fëmijëve, Gloria Tornay u zbulua sot, ndërsa Elton u akuzua për vrasje. Sipas prokurorisë, Geoffrey Miles Elton ishte në shtëpi së bashku me gruan dhe djalin 15-vjeç.
Pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale, ai kishte tentuar ta mbyste atë, por duke parë që nuk po ja dilte,kishte rrëmbyer thikën duke goditu plot 11 herë.
Sipas të të afërmve, arsyeja e kësaj vrasje makabre mund të ketë qenë xhelozia, pasi shpesh biznesmeni thoshte se gruaja e tij do ta linte.
Ai vuan edhe nga çrregulime të rralla mendore që deformojnë realitetin, ndërsa djali i tij ka thënë se ai ishte bërë paranojak kohët e fundit dhe se mendonte që familja e spiunonte.
g.shqip