Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E qeshura flet për karakterin tonë...

Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë.
Ja se si...


7d8c17b1534rire.jpg


Femrat

- Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…

- Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.

- Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.

- Në rast se gjatë të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.

- Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.

stephane-rousseau-le-rire-sert-a-soigner-1849769.jpg

Meshkujt

- Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…

- Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur hedh kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa mendjelehtë dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në marrëdhënie me gratë, ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri të tillë mund t’ia kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do të të dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të lidhësh marrëdhënie serioze…

- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…

- Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken simpatikë, ruhuni prej tyre...

- Në rast se një burri, gjatë të qeshurës, i shkon buza nga e majta në të djathtë, ky është një njeri shumë i ndershëm, i rregullt, por në të njëjtën kohë, pedant. Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një kavalier i tillë mund të bëjë të lumtur çdo femër…
Burimi: 2tingujt
 
Pe: E qeshura flet për karakterin tonë...

- Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…

e mir jam pak mendjemadhe un e pranoj :p /me is realiste ahahahahha
 
Pe: E qeshura flet për karakterin tonë...

- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…

hhhahaha ca gjera i ka harru e ca ja ka fut kot por ca i ka te verteta :P
 
Pe: E qeshura flet për karakterin tonë...

Po ia une qe qesh ne te gjitha menyrat?

Ose te qesh me nje HAHAHAHAHA qe pa levizje te dores apo kokes?

Tani duhet me pas kujdes edhe kur te qeshim ncncn :D
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back