E "premtja e mallkuar"

Guest2

Antarë i Respektuar
friday13-664x335_1484292692-7789148.jpg

E "premtja e mallkuar" është një bestytëni kristiane, e cila vjen nga fakti që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa ai që tradhëtoi ishte Juda, i 13-ti midis dishepujve të tij.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Frika nga e premtja e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet paraskevidekatriaphobia. Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”. Nëpër disa linja aeronautike, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.

Këto janë disa të dhëna të tjera që duhet të dini për të premten e mallkuar

Fobi e vërtetë

”Friggatriskaidekaphobia” është emri shkencor i fobisë së kësaj date. Ekzistojnë edhe dy fobi të tjera, ajo nga numri 13 e quajtur “triskaidekaphobia” dhe ajo nga e premtja, e quajtur “skeviphobia”.

Kati i 13-të

Ndërsa heqja e radhës së 13-të nga linjat ajrore ndodh prej shumë vitesh tashmë, së fundmi edhe shumë qiellgërvishtës e kalojnë këtë kat, duke shkuar nga 12-ta, menjëherë tek 14-ta. Gjithashtu, tek ashensorët numri 13-të konsiderohet përgjithësisht i zhdukur.

Bestytni apo e vërtetë?

72% e njerëzve të anketuar së fundmi nga “The Mirror”, pranojnë se në datën 13 kanë përjetuar përvoja të këqija, në lidhje me çështje pune apo çështje të tjera personale.

E "premtja e mallkuar" i kushton ekonomisë
E "premtja e mallkuar" i kushton rëndë ekonomisë botërore, veçanërisht linjave ajrore që në këto ditë përballen me fluturime pothuajse të boshatisura. Sipas një studimi të realizuar nga një instutut amerikan, kjo datë shkakton qindra milionë dollarë dëme në ekonomi.

Presidentët i trembën 13-s
Sipas “Huffington Post”, ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së mallkuar. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.

13-ta na sugjestionon
Sipas Thomas Gilovich, kreu i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Kornuellit, truri jonë lidh automatikisht 13-të me legjendat e tersit që shkakton. “Nëse diçka e keqe ndodh në datën 13, kjo datë dhe ajo ndodhi do të qëndrojnë gjithmonë të bashkuara në trurin tonë, të ndikuar nga sugjestionimet e mëparshme dhe mitet urbane mbi këtë datë”.

Nuk ka vit pa një të “premte të mallkuar”
Për ata që besojnë tek ky supersticion, ka një lajm të keq. Nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë të paktën një të premte me datën 13. Shpesh ndodh të jenë dy ditë të tilla, ndërsa në raste të rralla, mund të jenë deri në tre. / Top Channel
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

Kjo varet nga vendi ne vend, ne itali eshte e premte 17 si dite ters.
Gjithsesi dita e premte (dita e vrasjes se Jazusit) quhet dite e shenjet si nje event hyjnor. Pavarsisht se eshte event negativ, dhe mbahet thate( mundesisht pa ngrene)
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

Kjo varet nga vendi ne vend, ne itali eshte e premte 17 si dite ters.
Gjithsesi dita e premte (dita e vrasjes se Jazusit) quhet dite e shenjet si nje event hyjnor. Pavarsisht se eshte event negativ, dhe mbahet thate( mundesisht pa ngrene)

Kjo mban thatè ...se kuptova :)
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

Mbahet thate do thote qe diten e premte ushqehesh pak o aspak, ose me ushqime te lehta.
Dite e dedikuar vuajtjes se Krishtit.
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

...Dite e dedikuar vuajtjes se Krishtit.

Pra as produkte shtazore , veç perime dhe prodhime deti:)
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

...Dite e dedikuar vuajtjes se Krishtit.

Pra as produkte shtazore , veç perime dhe prodhime deti:)

Ti do dallavere apo si..? Gjej dike tjeter!
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

E shtune sot djem-ani e goc-ani,iku dita e mallkuar...mund ti buzeqeshni jetes serish! :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E "premtja e mallkuar"

Harrova fare! Mbajta agjerim ne dreke, e ne darke SUSHI! :-)
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

une nuk e marr te vertet ket qe thojnë..... Nuk besoj keso gjerash qe thuhen, me duken vetem kot.
 
Titulli: E "premtja e mallkuar"

Dje po uroja shoqen time meqe i qelloi ters datelindja.
Ishte acaru me burrin se ia kishte harru fare ditlindjen dhe kur i bleu lule ja kish hedhur ne plehra.
I thashe ti qofsh qe duro i burre qe te harron ket ditelindje ne dite tersi! ...une vetem nga ky fakt u kujtova qe e ke moj...halle halle eshte kjo dynja
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top