E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allahut (VID)

Kresha

A pretty face can never trick me
E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allahut (Video)

Kreu i Kishës Ortodokse Malazeze, mitropoliti Mihailo ka dhënë një deklaratë interesante në intervistën për “Face TV”.

Pos komenteve pozitive ndaj Allahut dhe Muhammedit a.s., ai ka dhënë mjaft këshilla dhe informacione interesante për fenë muslimane, transmeton “Tetova1”.

Ai ka deklaruar se “Allahu është Një, Atij i lutemi dhe prej tij ndihmë kërkojmë, dhe se askush nuk mund ta mohojë faktin që Muhammedi është i dërguari i Tij”.

Ndiqeni videon me deklaratën e Mitropolitit Mihailo në gjuhën malazeze:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

//telegrafi
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

video ishte shume e kuptueshme ...gjeja me e kuptueshme ne gjith kete teme dmth :P
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Sikunder qe Jezusi ...i derguari i zotit dhe jo biri i tij.
Sic ka shume sure ne kuran ku te shkeputura nga konteksti dhe orientojne luften te njejten ka bibla.
Kur jezusi kthehet ne jeruzalem ,ne nje nga copezat e shkeputura te Mateo thuhet- nuk kam ardhur tju sjell paqen por shpaten time - dhjata e re.
E po ti hysh e ti dalesh te dy librave te shenjta eshte po e njejta gje!
Kshuqe aman boll me lufte se na plaset :P
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

sa me pelqejne keto lloje materialesh.

Me duket si PD qe kap nje militant te PS duke mbrojtur kauzen e PD e duke thene: E sheh dhe tuajet mendojne si ne.

Dhe kjo pune, e tha prifti e u kry :D

P.s: kjo vlen dhe anasjelltas per hoxhat qe sjell Lauri
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Kush e do parajsen apo xhennetin duhet ta pranoj profetin e fundit te Zotit Muhamedin a.s . Nuk ka besim ne Zot pa pranim te derguareve te Tij .
Sa argumenete iu dhuron Zoti te krishtereve ketu ne Evrop ! I udhezon njerezit me kompetent te fese se tyre .
 
Une e di qe Zoti i do njerzit pa kushte?
Pse duhet te pranoj ose besoj une tek nje profet qe ska asnje prove me fakte konkrete qe ka qene i derguari i zotit? Nuk mjafton besimi miresia dhe dashuria qe kam une per zotin qe te pranohem ne parajse ,apo me patjeter duhet te pranoj profetin Muhamed qe te shkoj ne Xhenet? :D

Cjane kto muhabete qe boni.
 
Zoti i do vetem vepermiret dhe qe veprat e mira qe ia dedikojne Atij . Kur'ani nuk eshte fakt konkret i prekeshem per ty ? Argument me te madh se sa Kur'anin nuk ke ne kete bote per ta besuar dhe njohure Zotin . Sepse Kur'ani i Lartesuar eshte fjala e Zotit . Po ti ate miresi kur ia dedikon ndonje lope sikur e bejne indianet per shembull , ne diten e llogarise mund te shpresojme se lopa do te shperblej per miresin dhe dashurin e bere ne kete bote !!!??? Ketu eshte esenca e ceshtjes se besimit te vertet ne Zot . Neve Zoti na ka krijuar dhe mundesuar te gjitha te mirat ti shijojme . E ne ia dedikojme te mirat kafsheve sic eshte rasti i indianeve , njerezve sic eshte rasti i krishtereve , dhe hinduseve etj . Si i bie kjo nese ty te bene mire Hasani , e ti Hysenit ia dedikon te miren ! Ky eshte mekati me i madhe i njerezve qe nuk falet . Te ka krijuar Zoti i Lartesuar Atij dedikoja jeten .
Edhe nje gje qe duhet kuptuar , Zoti fene neve na ka mesuar permes te derguareve te Tij , dhe sic e dijme boterisht me fakte konkrete se Muhamedi a.s., eshte profeti i Fundit per gjithe njerzimit me Kuranin e Lartesuar . Dhe se besoj qe e mohon edhe ti qe ka pasur Profet tjeter mbas Muhamedit a.s dhe shpallje te librave te Zotit apo jo ?

Zoti ne kete bote na ka krijuar vetem Ate ta adhurojme . kJO ESHTE FORMULA E KUPTIMIT TE KESAJ JETE . Kurse ne njerezit cfare bejme , kafshet , njerezit dhe gjesendet i adhurojme ! Ketu eshte alfama dhe omega e pranimit te Muhamedit a.s si kusht te besimit per te shkuar ne Parajs . Sepse nese ne nuk nisemi nga rruga qe e ka ndjekur ai, athere do te devijojme sic kane devijuar popujt e mehershem sic i ceka indianet , hinduset , herbejet dhe te krishteret , qe krijesat i kane adhuruar ne vend te Zotit .
 
te bej nje pyetje? por dua pergjigje te sinqerte dhe paqesore :)
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

fol , shume i sinqerte do te jem ?

me pikpyetje? dmth sje i sigurt, njs

cfar ndodh nese vdes dhe mer vesh (nqs e mer vesh) qe ska parajse as ferr?
dmth cfar ben? dhe pse ske cfar te besh por me mendjen tende tani per se gjalli cfar mendon se ben?
mendon se te ka ikur jeta kot apo...?
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

me pikpyetje? dmth sje i sigurt, njs

cfar ndodh nese vdes dhe mer vesh (nqs e mer vesh) qe ska parajse as ferr?
dmth cfar ben? dhe pse ske cfar te besh por me mendjen tende tani per se gjalli cfar mendon se ben?
mendon se te ka ikur jeta kot apo...?

O vella i dashur , jam shume i bindur 200% qe ekziston Zoti , parajsa dhe ferri . Dhe kete ne do ta marrim vesh , sepse do ta shijojme edhe vdekjen e dyte , sepse ne ishim te vdekur para se te vijme ne kete bote apo jo ?

Dhe pyetja jote tregon dyshim , kurse pergjigjen time besoj se e kuptove . Vallahin shume besoj ne Allah , asnjehere nuk kam dyshu ne besimin qe kam . Kjo me bene te lumtur ne kete bote , besimi qe kam . E falenderoj Zotin qe me ka udhezuar .
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

O vella i dashur , jam shume i bindur 200% qe ekziston Zoti , parajsa dhe ferri . Dhe kete ne do ta marrim vesh , sepse do ta shijojme edhe vdekjen e dyte , sepse ne ishim te vdekur para se te vijme ne kete bote apo jo ?

Dhe pyetja jote tregon dyshim , kurse pergjigjen time besoj se e kuptove . Vallahin shume besoj ne Allah , asnjehere nuk kam dyshu ne besimin qe kam . Kjo me bene te lumtur ne kete bote , besimi qe kam . E falenderoj Zotin qe me ka udhezuar .

cfar ishe para se te vdisje dhe te lindje prap?
ku e di ti kete?
me trego momentin kur u binde, si e forcove bindjen? me trego eksperiencen tende qe te besoj dhe une qe te jem i lumtur :)
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

cfar ishe para se te vdisje dhe te lindje prap?
ku e di ti kete?
me trego momentin kur u binde, si e forcove bindjen? me trego eksperiencen tende qe te besoj dhe une qe te jem i lumtur :)

Para se te lindja nuk isha fare krijese , dmth i vdekur , me urdherin e Zotit nga asgjeja , u bera krijese e gjallur , me urdherin e Zotit prap behem krijese e vdekur , shuhem nga kjo jete . Prap kjo Fuqi Absolute - ALLAHU e cila me ka krijuar nga asgjeja pa qene kurre , me krijon prap apo jo ? Me lehte eshte per njeriun te krijoj nje makin wolksfagen nga fillimi apo ta ket modelin e Wolksfagen 1 ? Si thua ti ? Une besoj se me modelin e krijuar njehere edhe Zoti e ka me lehte te na krijoj prap , si thua ti ? Argumenete tejra te faktuara nuk kam per jeten time , nga keto qe kam bindem dhe besoj .

Eksperincen time si mendon , sqaroje mire pyetjen ?
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

dmth zoti e kishte te veshtire te krijonte ty ne fillim por tani qe ka modelin tend ai mund te krijoj prap ty?

ti the qe isha i vdekur para se te krijoheshe se nuk egzistoje, kjo eshte mosegzistence jo vdekje e mirfillte dhe pasi te vdesesh do kesh nje vdekje te dyte dmth ti ke pasur nje te pare, po te pyes para se te vdisje qe u krijove perseri mban mend gje? nga e di qe ke egzistuar me pare dhe do egzistosh prap pas vdekjes?
ku e di ti qe svdes dhe iken per lesh (me fal per fjalorin), sbehesh me...

eksperiencen tende, si nisi besimi jot, si tu mbush mendja qe eshte islami, allahu, jo krishterimi dhe jezusi apo kushdo tjeter.
me trego per perforcimin e bindjes tende
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Jo , me keqkuptove . Desha te theme pse njerezit nuk besojne se Zoti smund te na ringjalle prap , kur e dijme se ne jemi krijuar prej hiqit , skekemi ekzistuar fare me pare . E rastin e wolksfagenit desha me ta lidhe , qe ta kuptosh me lehte , se cila eshte me e lehte epr ta besuar nejriu . Sepse Zoti vetem thote BEHU ajo behet pa nje pa dy . Sepse po flasim ne kete kohen TONE moderne per nje Fuqi Absolute ku eshte Sundus.i Suprem i Gjithesise

Po edhe me vdekjen nuk ekzistoj me per nje kohe te gjate , edhe para ekzistences time nuk kam ekzistuar e kupton ? Kete e quajme si vdekje , shuarje te jetes . Gjithcka vdes perpos Zotit , Ai eshte i Gjalle , eshte i Perhershem , i Perjeteshem . Per jeten pas vdekjes na tregon Zoti . Dhe jo vetem per vdekjen por per cdo gje qe duhet te dij njeriu per jeten i eshte treguar nga Zoti , si qellimi i jetes , periudha , jeta mbas vdekjes etj .

Besimi im ka filluar ne familjen time . Jam falenderues qe jam rritur ne nje familje muslimane . Por , fatkeqisesht jo praktikante . Une deri ne moshen 18 vjeqare kam jetuar si nje musliman vetem me emrin Hysen dhe asgje me shume . Kam festuar bajramet , dhe asgje me shume . Por , deri ne kete moshe e ndjesha veten jo te lumtur me mungojke qetesia shpirterore . Dhe nje dite ishim ne ara me disa djme duke thyer miser , dhe filluam te bisedojme per fe , dhe prej aty fillova te intresohem per fene . Fillova te lexoj , te lexoj dhe e kuptova se e vetmja zgjidhje ne kete jete per nje jete te lumtur eshte Isalmi . Duke lexuar e lexuar , aq shume lexojsha sa qe deri vone rrisha duke lexuar aq me shume me u thellojke bindja per Zotin . Saqe e kuptova se Islami eshte Kushtetute per njeriun prej mengjesit e deri ne mbremje me rregulla se si duhet te kalohet jeta e njeriut . Kur morra aq shume informacione , hec e mos te bindet nje shpirte qe ishte i uritur per ushqim shpirteror . Dje keshtu shpirti im u bind , vetem me dije dhe lexim te fese islame . Pastaj kam lexuar per fete e tjera , dhe e kam kuptuar se vetem islami i jep pergjigje te sakt jetes . Krishterizmi dhe fete tjera jane vetem teorike ose fe te mangeta te cilat kuptohen qe jane te krijuara apo te devijuara nga njerezit nga feja e vertet . Kurse sic e thash Islami eshte Kushtetut mbi jeten qe rregullon cdo detaj mbi jeten e njeriut .
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

E po prifti paska pranuar një të vërtet dhe kjo është gjë e mirë. Njerëzit sa më shumë që lexojnë aq më shumë thellohen në kërkimin e të vërtetës.
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Prifti e ka qit doren n'zemer, koka kallxu burr i fort edhe i mire.
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Keshtu eshte sa here te perkthesh ne menyren me te eger dhe sipas qejfeve tua nje interviste. Kjo eshte edhe nje shenje se fete jane si xixat dhe ajo qe ju nevojitet eshte erresira dhe fatkeqesisht ajo nuk ka munguar asnjehere.
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Edhe une i preferoj Laurit, të shkoj te ky në vizitë :D

E po prifti paska pranuar një të vërtet dhe kjo është gjë e mirë. Njerëzit sa më shumë që lexojnë aq më shumë thellohen në kërkimin e të vërtetës.
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Studiuesi i feve nga Mali i zi: Ju tregoj “të fshehtat” e deklarimit të mitropolitit Mihajlov mbi Muhamedin

Senad Maku:

ا’prej ditësh, një deklarim i mitropolitit malazez, Mihajlo, ka bërë bujë të madhe. Ai, përkundër pozitës së tij teologjike, ka deklaruar atë që në njëfarë mënyrë e shndërron në mysliman: se Zoti është një i vetëm dhe se Muhamedi është i dërguari i tij. Por ky deklarim nuk është dhe aq befasues për studiuesin e feve nga Mali i Zi, Senad Maku, për të cilin Mihajlo ka mbajtur qëndrime të pëlqyeshme karshi të vërtetave, siç në rastin e masakrës së Sebrenicës. Por mbi të gjitha, Maku sheh tek deklarimet e kreut të ortodoksëve malazezë, dhe një “arsye biblike” të sinqertë për të pohuar një të vërtetë mbi Islamin dhe myslimanët…

Bisedoi: Ermir Hoxha

Ju jeni studiues i shkencave komparative, ose ndryshe krahasuese mes feve. اdo të thotë kur një klerik i lartë i krishterë pohon me gojën e tij pikërisht atë çka e ndan Krishtërimin nga Islami, statusin e Muhamedit si i dërguari i Zotit?

ثshtë e vërtetë se Islami dhe Krishterimi dallohen nga njëra tjetra në shumë pikëpamje, e njëra ndër to është edhe nga fakti se Muhamedi a.s. a është pejgamberi i fundit apo jo, gjë që Krishterimi këtë nuk e pranon, që Muhamedi a.s. është i dërguari i Zotit. Gjithashtu, kemi parë edhe disa nga klerikët ortodoksë që kur flasin për Islamin përdorin terma fyes dhe nënçmues, etiketues, etj, ndaj fesë por edhe muslimanëve në përgjithësi.

Sa i përket fjalëve të Kreut të kishës Ortodokse malazeze, mitropoliti Mihajlo, i cili nga mosha është shumë i vjetër, afër 78 vjet (në krye të Kishës Ortodokse malazeze vjen në vitin 1998), dhe njëherit edhe është një studiues dhe klerik shumë i zoti, duke pasur parasysh profilin e tij shumë të bujshëm në sferën teologjike dhe shkollimin e tij, ka bërë një bujë të madhe me deklaratën e tij dhënë para 2 ditëve në një intervistë për televizionin Face Tv, i cili foli shumë mirë dhe qartazi duke e quajtur gjenocid rastin e muslimanëve të vrarë në Srebrenicë, gjë që kisha ortodokse serbe e mohon nje gjë të tillë, pastaj foli shumë qartazi dhe shumë pozitive për fenë islame, ku mes tjerash tha: “Allahu është Një, Atij i lutemi dhe prej Tij ndihmë kërkojmë, dhe askush nuk mund ta mohojë faktin që Muhamedi është i dërguari i Tij”. Gjë që këtë të fundit e përsëriti disa herë me bindje të plotë se Muhamedi është i dërguar i Zotit, ku tek klerikët e tjerë vështirë të dal nga goja një deklarim i tillë.

Por, siç dihet, ose siç mund të mësohet nga ata që nuk kanë njohuri të mirëfillta teologjike, pohimi i faktit se Muhamedi është i dërguari i Zotit, e fut një individ në Islam. Në këtë rast, mitropoliti malazez, është dhe mysliman?

Në Islam, për t’u bërë muslimanë ka disa rregulla paraprake dhe një ndër to duhet të deklarosh Shehadetin e plotë, apo dëshminë: Dëshmoj se nuk ta të adhuruar tjetër pos Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij – atëherë kjo do të ishte më e mirë dhe më bindëse që ta kishim dëgjuar nga goja e tij, por pasiqë foli mirë dhe tregoi të vërtetën e asaj që shumë të tjerë e mohojë në postin e tij që është, atehërë mund të themi që ka një lloj simpatie ndaj fesë islame dhe të dërguarit Muhamed (paqa e Zotit qoftë mbi të), sidoqoftë do t’ia lëmë kohës se çka do të na tregojë.

Si mendoni, pse e ka bërë një pohim të tillë, aq më tepër kur e ka ditur se ajo çfarë po nxjerr nga goja do jetë e bujshme?

Mendoj që shumica e klerikëve të krishterë, qofshin ato katolikë apo ortodoksë, apo të sekteve tjera të krishtere, besoj që e njohin realitetin dhe të vërtetën hyjnore islame, dhe doktrinën e saj, edhe pse nuk e publikojnë haptazi apo para masës. Por unë mund të citoj nga ajo që Zoti i Plotfuqishëm e cek në librin e shenjtë, Kur’anin Famëlartë: …dhe do të vëresh se miqtë më të afërt të tyre (besimtarëve) janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës). (El-Maide, 82) dhe citati tjetër: ”Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet.”

Meqë jetoni në Mal të Zi, për çfarë njihet ai, çfarë e ka karakterizon si klerik? A ka ndodhur dhe më parë që të japë deklarime të tilla delickate nga aspekti fetar?

Aq sa e njoh dhe kam lexuar për të, ky njihet si njeri i cili ka bërë ndarjen e Kishës Ortodokse serbe ndaj Kishës Ortodokse malazeze, andaj në Malin e Zi kemi këto dy lloj kishash ortodokse, ku është edhe pengesa kryesore pse Mali i Zi ende nuk e ka lëndën fetare nëpër shkolla publike sikur shtetet tjera sllave, pikërisht nga kjo ndarje e kishës ortodokse. Gjithashtu, ky njihet edhe për deklaratat për rastin e Srebrenicës duke e quajtur genocid ndaj popullatës muslimane. Ndërsa deklarata e fundit e tij është e para e këtij lloji që flet për fenë Islame, Allahun dhe Muhamedin a.s..

Ekziston një ide sipas së cilës, shumë klerikë të krishterë e kanë të qartë të vërtetën Muhamedit dhe Islamit, porse kanë preferuar t’i qëndrojnë asaj ç’ka mund të kenë trashëguar nga një fat jetësor. Ka ndonjë të vërtetë në këtë?

Unë e ceka edhe më lartë citatet nga libri i shenjtë, Kur’ani ku thotë: …dhe do të vëresh se miqtë më të afërt të tyre (besimtarëve) janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës). (El-Maide, 82) dhe citati tjetër: ”Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet.” Po të analizojmë mirë Biblën e tyre, që njëherit edhe e kam studiuar këtë lëmi, kam parë që një pjesë e madhe e citateve të Biblës janë të përafërta me Kur’anin dhe me parimet e fesë islame, gjë që klerikët katolikë iu largohen këtyre vargjeve, apo thënë ndryshe iu ndryshojnë kuptimin për të cilën na flet një varg biblik apo një kaptinë në tërësi. Në Bibël, kam hasur dhe ritin e namazis, pra se si duhet ta adhurojmë Zotin Fuqiplotë, agjërimin, besimin në një Zot, dhe atë që në shumë vargje biblike, Jezusi nuk mund të quhet Zot apo bir i Zotit; pastaj në mohimin e kryqëzimit të tij, e deri tek ardhja e një të dërguari të fundit, siç është i dërguari Muhamed. Këtu mund të sjellim fakte të bollshme nga Bibla për këto që thashë. /tesheshi.com/
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Nje here arrita te kem durim pa postuar ne tema te tilla, dhe e shoh qe ju mungova lol

Po e filloj dhe shpresoj qe te mbyllet ketu me kete postim.
E dini qe une kam nje variant te vecante mbi ekzistencen e Zotit. Bibla dhe Kurani nuk bejne fjale per Zotin e jashtezakonshem dhe shpirteror qe ju mendoni. Po ju thajne trute kleri me ideologjite fetare, o njerz.

Ai Zot shpirteror nuk ekziston ne ata libra. Allah e Yahweh qe keta libra e quajne zot, jane personazhe ne mish e kocka. Jane Kriminelat me te medhenje ne historine e njerzimit.
Po e mbyll ket epostim me nje batute..;)
Po tu degjoje ai Zoti se cfare flitet e behet ne emerin e tij, edhe Ai do behej ateist.
 
Titulli: E pranon kreu i Kishës Ortodokse Malazeze: Muhamedi është i dërguari i Allah

Mendova se nje here se paku ne jeten tende ne kete forum do postosh dicka t'vertete por...Vazhdove me perralla. Do e ruaj ne panelin e kontrollit perrallen e radhes. Dhe, pasiqe ke variant tjeter rreth feve, mos u pergjigj si i krishter kur u behen pyetje te krishtereve ne nenforumin perkates, eshte nje ofendim per besimtaret e krishtere, te pergjigjet babai i perrallave te forumit me bindje MIXTAPE 2016 feat Rihanna & Jay z lool.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top