E perdhunonte babai per 4 vite,adoleshentja filmon skenen e tmerrshme.

Guest2

Antarë i Respektuar
Një 18-vjeçare indiane e cila përdhunohej rregullisht nga babai për katër vite, ka vendosur që të filmojë skenat e tmerrshme për t’ua vërtetuar familjarëve.

Sarita Devi ishte ankuar tek nëna e saj dhe motra, se babai për katër vite radhazi e përdhunonte por ato nuk e kishin besuar duke menduar se ajo i shpikte këto akuza.

E gjendur në një situatë të vështirë dhe të papërballueshme, vajza ka vendosur telefonin e saj pranë dritares dhe e ka lënë në regjistrim për të filmuar momentin kur i ati futet në dhomë dhe e përdhunon.

Sarita
Sarita Devi

Pasi i ka siguruar pamjet, ajo ia ka treguar nënës së saj e më pas i ka dorëzuar provat në polici. Nëna është shprehur e tronditur nga kjo e vërtetë e hidhur duke deklaruar se tashmë ajo do t’i japë të gjithë mbështetjen e saj të bijës.

“Gjithmonë acarohesha dhe nevrikosesha me Saritën kur ajo akuzonte të atin. Mendoja se ajo po i sajonte të gjitha këto. Por kjo e vërtetë më ka tronditur. Nuk mund të kuptoj se si një baba përdhunon vajzën e tij. Ndihem keq që nuk e kam besuar time bijë që në fillim”, është shprehur ajo.

Ndërkohë që pasi policia ka bërë verifikimet ka arrestuar 53-vjeçarin, i cili mësohet se e ka pranuar krimin. Tashmë pritet të merret një vendim lidhur me aktin e shëmtuar që ai ka bërë ndaj vajzës së tij për katër vite me radhë, shkruan ‘Daily Mail’
 
Titulli: E perdhunonte babai per 4 vite,adoleshentja filmon skenen e tmerrshme.

Derr njeri!
Uroj te kalbet ne burg ,te tille morfi njerzish jane negativitet i njerzimit.
Dhe se kuptoj keta lloj prinderish,kur femija jot ankohet,predisponimi i prinderit eshte ta degjosh dhe ti shkosh ne fund hipotezes.
Qofshin keto dhe akuza qe per veshin tone,ngjajne si te paqena apo te frikshme!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top