E paparë, familja katolike nga Gjakova kthen iftar për hoxhën nga Drenica

AnGeLiC

VIP
V.I.P
hoxha1-640x480.jpg


ثshtë thënë gjithmonë se shqiptarët janë shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Rasti më i fundit që vërteton këtë thënie është ai i një familjeje katolike në fshatin Bec të Gjakovës. Familja e Marjan Ndojës ka ftuar për iftar imamin e xhamisë së Drenasit, Osman Musliun.
Hoxha nga Drenica thotë se pavarësisht besimit, ata mbeten vëllezër.
“Sot jam mysafir në iftar tek i nderuar dhe shumë i respektuari Marjan Ndoja nga fshati Bec, Komuna e Gjakovës, njëherësh drejtori i shkollës së fshatit, mik i imi dhe familjes time. ثshtë i besimit katolik, por me të cilët kemi jetuar me shekuj në respekt reciprok dhe mbajtur lidhjet vëllazërore. Ata të cilët fenë dhe besimin e kanë me bindje e përkushtim, dhe jo për para, interes apo kontrabandim, jetojnë kësisoj pa asnjë problem. Shpresoj që të na shtohet numri i besimtarëve të sinqertë dhe mos të biem në grackën e atyre që fenë e kanë bërë para apo biznes …!? Për ata që kohët e fundit mundohen me mish e shpirt të na ndajnë në baza fetare, kjo është një përgjigje. Edhe pas këtij iftari, Marjani mbetet katolik e unë mbetem mysliman por vëllezër të vërtetë. Ndërsa respekti ndërmjet nesh është shtuar dhe vazhdon. Shpresoj që kjo traditë e tolerancës të vazhdohet edhe nga gjeneratat e reja në të ardhmen… Respekt dhe nderim për familjen NDOJA, Zoti ju nderoftë.!”, shkruan Musliu në “Facebook”.
Shqiptari
 
Titulli: E paparë, familja katolike nga Gjakova kthen iftar për hoxhën nga Drenica

Ka dasht Zoti edhe ktu ne forum jan shembull i tolerances dhe i respektit fetar :D
 
Titulli: E paparë, familja katolike nga Gjakova kthen iftar për hoxhën nga Drenica

Ka dikush nga forumi qe sjell iftar per Loverin :p ?
 
Titulli: E paparë, familja katolike nga Gjakova kthen iftar për hoxhën nga Drenica

Ka dikush nga forumi qe sjell iftar per Loverin :p ?

Ba mem thirr kush edhe une kisha shku por spo na thirr kush lover fshiji buzt per shtyll :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top