E pabesueshme në Kosovë, i prekuri me koronavirus ikën nga spitali për të shkuar në dasmë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
E pabesueshme në Kosovë, i prekuri me koronavirus ikën nga spitali për të shkuar në dasmë
1596269959506.png

Një ngjarje krejtësisht absurde, krejtësisht e pazakontë është regjistruar në Kosovë. Teksa pandemia e COVID-19 po merr në mënyrë të pamëshirshme mijëra jetë njerëzish, ka edhe nga ata qytetarë krejtësisht të papërgjegjshëm që bëhen shkaktarë për infektimin e të tjerëve.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje me ‘Skype’ në edicionin qendror të Report Tv, ka sjellë në vëmendje një rast të një të shtruari në spitalin Infektiv i cili ishte larguar nga spitali për të shkuar në dasmë. Nuk dihen masat që mund të jenë marrë për bluzat e bardha, apo edhe vetë personin që ka thyer çdo rregull, duke u shndërruar në një rrezik serioz për dhjetëra qytetarë.

“Janë organizuar çmenduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë”, tha Spahiu për Report Tv
Aktualisht shifrat në Kosovë janë alarmante! Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë me COVID, e ndërsa janë konfirmuar 226 raste të reja. Për analistin, kjo situatë ka ardhur si pasojë edhe e keqmenaxhimit nga ana e qeverisë pasi sipas tij kanë marrë jo pak herë vendime kontradiktore.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

b:thealbanian
 
per shqiptaret asgje nuk eshte e pa zakonshme?‍♀️Ku pysim ne per virusin?‍♀️Ne kur eshte ne pyetje rreziku behemi nje?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top