E pabesueshme? Gjenet tona, të kontrolluara vetëm nga mendimet

Arfenilla

Themelues i Forumit


gjenet.jpg

A DO MUNDEJ që shoqëri futuriste njerëzore me fuqi për të kontrolluar funksionet e veta biologjike, të bëhej ndonjëherë realitet?
Nuk është aq larg sa duket, tani janë hedhur themelet teknike. Kërkuesit kanë krijuar një lidhje midis mendimeve dhe qelizave, duke i lejuar njerëzve të aktivizojnë gjenet tek minjtë, duke përdorur thjesht mendimet e tyre.

“Ne donim të kishim mundësi të përdornim valët e trurit për të kontrolluar gjenet. ثshtë hera e parë që dikush ka lidhur biologjinë sintetike me mendjen” thotë Martin Fussenegger, një bioinxhinjer në ETH Zyrih në Bazel, Zvicër, i cili udhëhoqi ekipin. Ata shpresojnë të përdorin teknologjinë për t’i ndihmuar njerëzit të cilët janë “kyçur brenda”- që do të thotë plotësisht të ndërgjegjshëm, por të paaftë të lëvizin ose të flasin – që të bëjnë gjëra të tilla si automjekimin e dhimbjes. Do të ishte gjithashtu e mundur të ndihmoheshin njerëzit me epilepsi që të kontrollonin krizat e tyre. Në teori, teknologjia mund të përdorej për qëllime jo-mjekësore, gjithashtu. Për shembull, ne mund t’i jepnim vetes një shpërthim hormonesh që janë të nevojshme – pak a shumë si në shoqërinë utopike Kulturore e të Ian M. Banks – ku njerëzit janë në gjëndje të sekretojnë hormone dhe kimikate të tjera për të ndryshuar humorin e tyre.

Skuadra e Fussenegger filloi duke futur një gjen që i përgjigjet dritës në qelizat e veshkës njerëzore. Gjeni aktivizohet, ose shprehet, kur ekspozohet në dritën infra të kuqe. Qelizat ishin përpunuar nga ana inxhinjerike, saqë kur gjeni aktivizohej, shkaktonte një kaskadë të reaksioneve kimike që çonin në shprehjen e një gjeni tjetër – atë të cilin skuadra kërkonte ta aktivizonte.

Pastaj, ata i vendosën qelizat në një impiant në masë sa një 10 peni ose çerek dollari amerikan, përgjatë një LED (diode emetuese drite) infra të kuqe që mund të kontrollohej pa tela. Impianti u fut nën lëkurën e një miu. Një membranë gjysëm e përshkueshme lejonte ushqyesit vitalë nga furnimizimi i gjakut të kafshës, të arrinin brenda në qeliza.

Me pjesën e miut në eksperimentin e përgatitur, skuadra iu kthye vullnetarëve. Tetë njerëz, që mbanin paisje EEG (electroencephalogram) të cilat monitoronin valët e trurit, mësoheshin sesi të sillnin gjendje mendore të ndryshme që paisja mund t’i njihte prej valëve të dallueshme të trurit.

Vullnetarëve iu tregua se teknikat e meditimit prodhonin një stil të relaksuar të valëve trunore, dhe luajtën një lojë kompjuteri për të prodhuar stile që reflektonin përqëndrim të thellë. Ata gjithashtu përdornin një teknikë të njohur si biofeedback, në të cilën ata mësuan nga prova dhe gabimi të kontrollonin mendimet e tyre për të ndezur një sasi dritash në një kompjuter.

Duke lidhur paisjen EEG të vullnetarit me impiantin pa tela LED tek miu, ata ishin në gjendje të ndiznin impiantin LED duke përdorur ndonjërën nga tre gjendjet mendore. Kjo aktivizonte gjenin përgjegjës ndaj dritës në qelizat e veshkave, i cili nga ana e tij, çoi në aktivizimin e gjenit shënjestër. Një proteinë njerëzore u prodhua, e cila kaloi përmes membranës së impiantit dhe brenda në rrjedhën e gjakut të brejtësit, ku mund të zbulohej. “Ne zgjodhëm një proteinë e cila bëri një enzimë e cila ishte e lehtë të identifikohej në miun si provë e konceptit, por esencialisht ne mendojmë se mund të aktivizonim këdo gjen shënjestër që do të dëshironim,” thotë Fussennegger. Mundësitë që kjo mund të hapte, zgjerohen aq sa shkon edhe imagjinata juaj. Për shembull, qelizat transplantuese mund të prodhonin hormone, kështu që çfarë do të ndodhte nëse do t’i jepnit vetes nje sasi oxitoksine përpara një ngjarjeje stresuese shoqërore – thjesht duke u përqëndruar në një lojë kompjuteri?

Kjo është e mundur në parim, thotë Fussenegger, por për tani ekipi i tij është fokusuar në krijimin e një paisje që ndihmon njerëzit të cilët janë “kyçur brenda”, ose ata me dhimbje kronike, të mjekojnë veten. Për njerëzit me epilepsi, një paisje e ngjashme mundet të zgjidhte potencialisht modele specifike elektrike që shfaqen në tru, përpara një krize. Do të ishte e mundur t’i përpunojë nga ana inxhinjerike qelizat të reagonin ndaj këtij modeli dhe të çlirohen ilaçe për të pakësuar krizën.

Ndërsa aplikimet janë futuriste, vetë puna është shumë interesante, thotë Florian Wurm, kreu i bioteknologjisë qelizore në EPFL në Lozanë, Zvicër. Ai thotë se kjo punë tregon për herë të parë se ju mund të lidhni bashkë dy ide me të vërtetë të rëndësishme – biologjinë sintetike dhe kontrollin e mendjes.

“Por ne duhet të marrim në konsideratë sfidat etike dhe legale që shoqërojnë këtë lloj teknologjie”, thotë Wurm. “Në momentin që ti mund të kontrollosh gjenet me mendim, ti mund të jesh i aftë të interferosh me sjelljen njerëzore, ndoshta kundra dëshirave të dikujt.” Ai nuk do që të japë një pikturë negative, gjithësesi. “Ne nuk duhet të mbyllim sytë tanë ndaj këtyre shpikjeve. Nuk do të ndodhi në ndonjë paisje mjekësore së shpejti, por është e rëndësishme të merreshin në konsideratë ata që do të mund t’i ndihmonte.” Fussenegger thotë se atij do t’i pëlqente të fillonte një provë klinike brenda 10 vjetësh. /New Scientist/bota.al
 
Back
Top