E mbijetuara e fundit e Titanikut, ka shitur të gjitha reliktet

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
millvinadeanapril199983sf0.jpg


Udhëtari i fundit i gjallë, nga ata që e përjetuan fundosjen e anijes legjendare Titanik, është britanikja 96 vjeçe, Milvina Din.


Ajo, gjatë fundjavës në ankand ka shitur të gjitha sendet nga ajo kohë që me paratë e fituara të mund t'i mbulojë harxhimet në shtëpinë e të moshuarve, ku është duke qëndruar. Ndër sendet që janë në shitje, është veshja e atëhershme që familja e saj, i ka marrë pasi që ata kanë qenë të shpëtuar dhe kanë arritur në Nju Jork, letra për kompensim që i ka marrë nëna e saj nga Fondi për ndihmë për të mbijetuarit nga Titaniku dhe shumë sende tjera. Din thotë se nuk i vjen keq që është e detyruar të ndërmerr një hap të tillë. "Jam optimiste. Ka një gojëdhënë e cila thotë: nëse nuk mund të shërosh, duhesh të durosh. Ashtu që unë jam nga ata që durojnë", deklaroi Din. Ajo ka pasur vetëm dy muaj e gjysmë kur prindërit e saj nga Saut Hemton janë nisur drejt Nju Jorkut në udhëtimin e fundit të Titanikut në vitin 1912. Në fundosjen e kësaj anije kanë humbur jetën 1.500 vetë./ALSAT-M/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top