E lë gruaja për shkak të shakasë në Facebook

Erblinaa

Anëtar i ri
E lë gruaja për shkak të shakasë në Facebook
Adhuruesi i ekipit futbollistik anglez Manchester United i ka bërë 650 kilometra me automjet për të takuar me gruan të cilën e ka njohur nëpërmes internetit, por kur ka arritur në vendtakim e ka zbuluar se ajo nuk ekziston fare dhe se ai në fakt është viktimë e hakmarrjes së adhuruesve kundërshtarë.
Stuart Slann, 39-vjeçar, me automjet është nisur nga qyteti i Sheffield për një fermë në Skoci, ku është dashur të takohet me gruan me të cilën është njohur në Facebook. Mirëpo me të mbërritur në fermë e ka zbuluar se Emma, ashtu siç i ishte paraqitur, nuk ishte aty.

Tri orë më pas e ka pranuar një thirrje telefonike në të cilën i është thënë se krejt kjo ishte një shaka e vogël. Biseda është incizuar dhe publikuar në YouTube së bashku me një fotografi qesharake.

Shakaxhinjtë kanë qenë dy adhurues të ekipit të Liverpoolit të cilët Slann i kishte takuar gjatë pushimit të tij në Cancun, në Meksiko, ku ishin përleshur shkaku i të adhuruarve të tyre të futbollit. Me të kthyer nga pushimi, dy shakaxhinjve u ka rënë në mend të shpikin “Emman” në Facebook e cila do të bëj për veti dhe të nënçmojë Stuart Slannin. Edhe ia kanë arritur sepse gruaja e Slann në YouTube e ka zbuluar se burri po e tradhtonte dhe e ka lënë menjëherë.


telegarfi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top