Titulli: E kuptova qe isha i/e dashuruar me ty...
eshte bukur te flasesh per dashuri , por e dhimbshme ti kthehesh nese ajo ndjenje nuk eshte me.
dashurine e takova para shume vitesh, kishte shkelqim sysh nga me rrezatuesit. Nuk ishte dashuri me shikim te pare por me fraksion te pare
Mbaj mend cdo detaj te atij takimi te rastesishem , fjalet qe u thane ashtu shkarazi dhe endrrat qe me perfshine ate nate.
ngado rrotullohesha me dilnin parasysh buzeqeshja e syve ...kurre skisha pare dike qe i buzeqeshnin syte .
ishte 11 janar...vitit ska rendesi
ishim nje grup miqsh dhe ai u afrua meqe njihte disa syresh. ishim pare shpesh neper ambiente te ndryshme por pa u fiksuar ne shikime. thjesht njiheshim per se largu.
Ne nje moment sdi si mbetem vetem dhe ishim prane. Ai hedh nje shikim dhe me me paturpesine e karakterizonte me pyet- Je e lidhur?
Pyetja me idiote qe mund te ekzistonte ndonjehere, sidomos pergjigja ime qe ishte edhe me idiote.....Po jam! (nderkohe vetem e lidhur nuk isha)
reagimi i tij- Mos ca tersi , edhe i kacurrelse qe me pelqeu qeka e zonme.....
Sado qe mundova te beja tipin sikur sme preku ajo cka degjova , realisht ndjeja se me digjnin faqet. Sigurisht ai dinte shume per mua ...dinte qe edhe ajo pergjigje ishte shpesh ose me sakte perdorej si mjet per mos patur vardisje nga djemte , ose pse jo per te treguar qe ti nuk ishe humbameno dhe s'kishe ndonje te dashur kur nderkohe shoqet e tua kishin nga 2 apo 3
pas asaj dite takimet ishin jo intensive , por une ndjenja luften me veten sa here isha perballe tij.
Intensiteti dhe serioziteti i asaj lidhje filloi pas vitit te pare te njohjes....ath kuptuam qarte e paster se mund te ishim gjithcka donim per njeri tjetrin.
une adhuroja qetesine qe e karakterizonte, maturine, respektin qe kish ndaj meje ....por smund te harroj edhe puthjet e tij
ai adhuronte indiferentizmin tim, faktin qe dija aq mire te fshija ndjesite e mia ne te perditshmen dhe ti shfaqja ato vetem ne raste kyce ....per ti bere edhe me te vecanta. Adhuronte faktin qe nuk beja pakt me xhelozine dhe posesivitetin. I urreja keto te dyja ashtu sic edhe sot i urrej.
Kaluam shume sfida bashke , aq shume sa duhen dite e nete te tera ti tregosh....por menyra si perfundoi gjithe ajo ndjenje ishte "qershia mbi torte"....ishte nga ato ikjet qe ste lene kurre mundesine te rikuperohesh, fillon idealizon cdo fjale te thene , apo cdo gjest te bere. Mendon se sdo jesh me kurre ne gjendje ti thuash dikujt fjalet e thena me pare sepse te duket se tradheton kultin e adhurimit tend.
Ajo cka me dhemb me shume nga e gjitha ajo mrekulli 4 vjecare.....ishte fakti se kurre si thashe sa e doja , se cfare ai perfaqesonte per mua, se cfare do isha une pa te....nuk i thashe kurre Te Dua....dhe pse? Sepse kisha frike se pikerisht ne ate cast do e humbisja.....por ja qe humbja erdhi gjithsesi..
Pas kaq vitesh....cdo gje ka qene , flirt, fiksim, ndjesi pse jo edhe emocion....por asesi dashuri .
Thjesht u mesova te marr me te miren edhe kshu.....ceshtje pershtatjeje dhe kompromisi me veten dhe boten !