! - !
Once upon a time...
Për të gjithë ata që kanë një karakter shumë krenar, me siguri që të kërkuarit falje është diçka shumë e komplikuar dhe që do shumë mund e punë të ndodhë.
Ndonjëherë duhet vetëm pak për të përmirësuar një raport si sentimental edhe në punë, por në shumë raste, ajo fjalë aq e thjeshtë është me të vërtetë shumë e vështirë për tu shqiptuar.
Kjo është arsyeja që në Japoni ka lindur një shërbim që ndihmon krenarët për të shmangur këtë “siklet”. E thënë ndryshe, ju mund të paguani disa persona për të kërkuar falje në vendin tuaj.
Punonjësit e kësaj agjencie të veçantë faljesh janë të formuar në mënyrë të tillë që të dinë se si të sillen në situata të caktuara, duke u bazuar tek vështirësia e situatës. Kështu, nëse doni të shmangni sikletin dhe turpin që ju shkakton kërkimi i faljes tek të tjerët, mund të paguni dikë që di ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.
اmimi i shërbimit kushton në varësi të llojit të faljes. Mesatarja është 100 euro për faljet nëpërmjet e-mailit apo telefonit dhe 200 euro për faljet ballë për ballë. ثshtë e mundur që të kërkoni edhe shërbime ekstra, si për shembull të kërkosh falje duke qarë.
noa.al